Në Mekë të Arabisë Saudite filloi konferenca mbi luftën kundër terrorizmit

Konferenca ka filluar dje më 22 shkurt dhe është organizuar nga Liga Botërore Islame (Rabita), nën kujdesin e mbretit të Arabisë, Selman bin Abdulaziz.

Sesioni i parë i konferencës u hap me këndim Kur’ani, për të vazhduar me fjalën e shejhut të Ez’herit, e pas tij të pranishmëve iu drejtua edhe myftiu i Arabisë Saudite, guvernatori i Mekës, si dhe Sekretari i Ligës Botërore Islame, Abdullah Et-Turki.
Në këtë konferencë marrin pjesë personalitete të shquara të jetës politike, fetare dhe akademike, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Myftiu i Kosovës Naim ef.Tërnava si dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender ef.Bruçaj.
Konferenca do të zgjasë deri më 25 shkurt 2015.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë