Për ditëlindjen e profetit Muhammed në Belgjikë u shpërndanë trëndafila

Në aktivitetin e organizuar nga Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, të rinjtë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed së bashku me kartat e shkruara shpërndanë mijëra trëndafila për qytetarët e Belgjikës.

Në kuadër të aktiviteteve dhe festimeve për ditëlindjen e Profetit Muhammed, në Belgjikë u shpërndanë trëndafila, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar nga Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, të rinjtë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed së bashku me kartat e shkruara shpërndanë mijëra trëndafila për qytetarët e Belgjikës.

Ndërsa për ato qytetarë që pyesnin se përse janë këto trëndafila u shpjegua se ky aktivitet ndërmerret me rastin e ditëlindjes së profetit dhe për të forcuar ndjenjat e vëllazërisë.

Kryetari themelues i Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, Tekin Deniz tha se si çdo vit ata kanë shpërndarë trëndafila në Belgjikë. Deniz i cili thekson se këtë vit në trëndafila kanë bashkëngjitur edhe kartat më shkrimin se "Islami është paqe", theksoi rëndësinë e mesazhit në këtë periudhë se Islami është paqe.

Deniz gjithashtu shprehu dëshirën e tij që edhe në vitet e ardhshme ky aktivitet të përhapet në të gjithë Europën dhe në të gjithë botën.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë