Vitet e studimit –mësimit gjatë periudhës profetike

Ishte dëshira dhe vullneti i Zotit ndaj Pejgamberit tonë Muhamedit s.a.v.s., që periudha e pejgamberisë së tij të veçohet me një rilindje madhështore, të cilën nuk e kishte njohur historia më parë e as që do ta njohë më pas. Me rastin e dërgimit të tij u hap një faqe e re në historinë e njerëzimit në përgjithësi, e për pasuesit e tij në veçanti.

Meqenëse populli i tij jetonte në një injorancë dhenë një humbje të verbër, vullneti dhe dëshira e Zotit ishte që t'ua tërheq vëmendjen njerëzve në përgjithësi, ndërsa arabëve në veçanti, se ajetet e para të zbritura nga Zoti: "Lexo me emrin e Zotit tënd, I Cili krijoi! Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujari. Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk dinte.” (EI Alek, 1-5), ishin nxitës për hapjen e një faqeje në historinë e umetit të tij, duke filluar nga ajo periudhë. Kjo është faqja e kërkimit të diturisë përmes leximit dhe shkrimit, si dhe përfundimi i periudhës së analfabetizmit, që kishte mbretëruar vite dhe dekada të tëra nga e kaluara e periudhës së injorancës. Prandaj, Pejgamberi ynë, Muhamedi s.a.v.s., ishte mësuesi me i mirë për pjesëtarët e umetit të tij që nga ajo kohë, dhe do të vazhdojë deri sa të ekzistojë kjo botë. Kjo gjendje vërtetohet shumë bukur nëse ne i japim një vështrim të shkurtër gjendjes çfarë ka qenë njerëzimi para ardhjes së shpalljes, dhe gjendjes në të cilën ka kaluar pas shpalljes fisnike, gjithashtu edhe nëse shikojmë modelet e mësuesve të cilët i ka njohur njerëzimi pas Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.
Kështu, vërejmë se fjalët e tij janë argumenti më i fuqishëm për madhështinë e këtij mësuesi të madh, para të cilit nënshtrohen përvojat e emrave të mëdhenj të cilët janë njohur në fushën e mësimit dhe edukimit, që nga fillimi i historisë.
Cili mësues gjatë historisë ka pasur më shumë nxënës që kanë kaluar nëpër duart e tij sesa Pejgamberi ynë, Muhamedi s,a.v.s., të cilin Allahu xh.sh., e ka dërguar mëshirë për të gjitha botët, për të cilin Allahu xh.sh. ka thënë në librin e Tij, duke ia dedikuar atij në veçanti dhe pasuesve të tij në përgjithësi: ”...dhe thuaj: "Zoti im, më shto dituri.” (Ta Ha, 114).
Çdonjëri prej sahabëve - shokëve të tij u bë argumenti qartë për madhështinë e këtij Pejgamberi të madh, të këtij mësuesi unik dhe edukatori model te i cili kishin mësuar.

Si ishin para shpalljes së tij, dhe si u hënë pas shpalljes së tij?

Nuk është për t'u habitur nëse përmes duarve të tij ka dalë një numër i madh sahabësh, të cilët më pastaj u bënë mësuesit më të mirë për pasuesit e tyre. Nëse i shikojmë me një vështrim të thukët vitet e pejgamberisë së Muhamedit a.s., vërejmë se ato përputhen, janë ekuivalente me etapat e studimit në ditët tona.
Periudha e pejgamberisë ishte 23 vjet, ndërsa periudha e studimit në tërësi, që nga arsimi fillor e deri në atë superior, që përfundon me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës dhe jeta e Muhamedit as. ishte: nëntë vjet të arsimit fillor, tre vjet të arsimit të mesëm, katër vjet të arsimit superior-fakultet, një vit studime të larta, tre vjet për përgatitjen e disertacionit të magjistraturës, dhe tre vjet për përgatitjen e disertacionit të doktoraturë.,
Me përfundimin e periudhës njëzetetrevjeçare të pejgamberisë së Muhamedit a,s., periudhë e cila përputhet me të gjitha vitet e studimit në ditët tona, Allahu xh.sh. zbriti ajetin kur’anor, ku thotë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe...” (El Maide, 3), i cili ajet konsiderohet i fundit që ka të bëjë me dispozitat e Sheriatit. Feja e Zotit u plotësua me përfundimin e periudhës njëzetetrevjeçare të shpalljes së pejgamberisë, periudhë e cila simbolizon vitet e studimit në ditët tona. I Dërguari i Allahut la pas vete shumicën e sahabëve (shokëve) të tij, si njohës të mirëfilltë të dispozitave të fesë së Zotit, që mund të krahasohen me bartësit e diplomave (të shkallës së doktoratës) të ditëve të sotme. Pejgamberi a.s., u është drejtuar atyre duke u thënë: “Me të vërtetë po ju lë në një rrugë-objektiv të qartë, qartësia e të cilit është sikur dita nga e cila nuk mund të devijojë, përveç të prishurit.”
(Ahmedi në Musnedin e tij, nr. 17142).
Para vdekjes së Pejgamberit a.s. në një periudhë mjaft të shkurtër, thuhet pak ditë para vdekjes, Allahu xh.sh., zbriti ajetin: "Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.” (El Bekare, 281).
Zbritja e këtij ajeti ishte tërheqje e vëmendjes ndaj besimtarëve në tërësi. Lidhshmëria mes ajetit të parë të zbritur në Kuran, e që është: "Lexo me emrin e Zotit tënd, I Cili krijoi”, dhe mes këtij ajetit të fundit që ka zbritur në Kur’an është se, ai musliman i cili lexon dhe mëson, duhet ta ketë frikën e Zotit në atë që ka mësuar, dhe të përgatitet për ta braktisur këtë botë kalimtare, ku më pas do vendoset para Zotit të Madhërishëm për të dhënë llogari. Në këtë botë njeriu i nënshtrohet provimit, ndërsa në botën tjetër arrin gradat; ose do të jetë nga të shpëtuarit, e që do të futet në Xhenet, ose nga të humburit, e që do të tutet në zjarr.



Mahmud Abdulkader Arnauti
Përktheu dhe përshtati nga gjuhu arabe: Vedat Shabani