Policia saudite pengon shpërndarjen e 70.000 kopjeve të falsifikuara të Kuranit

Autoritetet saudite kanë hetuar tentimin për shpërndarjen e rreth 70,000 kopjeve të falsifikuara të Kur'anit gjatë haxhit.

Siç është raportuar nga Al Arabiya, autoritetet saudite kanë konfiskuar të gjitha kopjet e falsifikuara pas ndalimit të një kamioni që i transportonte ato. Kamioni u ndalua në afërsi të fshatit Al Jamoom afër Mekës. Nuk është bërë e ditur se kush qëndron prapa këtij tentimi të shpërndarjes së kopjeve të falsifikuara të Kuranit.



Esat Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip