Dekorohen policët britanikë që penguan sulmin mbi një xhami

Policët britanikë të cilët penguan sulmin mbi një xhami në vitin 2013-të kanë pranuar një “dekoratë trimërie” për guximin e shfaqur, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy policët të cilët penguan sulmuesin e armatosur me thikë i cili tentoi të kryejë sulmin në xhaminë në Birmingham, janë dekoruar për trimëri dhe sakrificë.
Adam Koch, i cili gjatë sulmit kishte marrë dy therrje me thikë dhe policja Jean Stevens, çarmatosën dhe arrestuan sulmuesin Mohamouda Elmi.
Sulmuesi i cili gjatë procesit gjyqësor u shpall me të meta psikike, gjatë sulmit kishte plagosur edhe tre persona tjerë.
Shefi i policisë Ian Edwards, gjatë ceremonialit të ndarjes së kurorës deklaroi se dy policët dëshmuan trimëri të madhe dhe arrestuan sulmuesin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip