Çrregullimi i përpjesëtimit gjinor sipas hadithit dhe shkencës


Allahu i Madhërishëm ka bërë që përpjesëtimi në mes fëmijëve meshkuj dhe femra gjatë lindjes i (ashtuquajturi “sex ratio”) të jetë 1:1, që d.m.th. përafërsisht lind numër i njëjtë i fëmijëve meshkuj dhe femra. Çrregullimi në baraspeshën e këtij përpjesëtimi ndodhë “duke falënderuar” ndikimit të njeriut në proceset natyrore.

Femrat që kanë qenë të ekspozuara kushteve ekstreme në shumicën e rasteve lindin fëmijë femra. Në qytetin italian Seves në vitin 1976 ndodhi një eksplodim i fuqishëm në fabrikën kimike. Në këtë rast u liruan sasi të mëdha të gazrave helmues. Në studimin e bërë prej prillit në vitet 1976 deri në dhjetor 1984, është konstatuar se përpjesëtimi gjinor nga 106 fëmijë meshkuj, ndaj 100 fëmijë femra, është ndryshuar kah koeficienti prej 26 fëmijë meshkuj ndaj 48 fëmijë femra.
Shënimet ndërkombëtare janë brengosëse. Në hulumtimin të cilin e bëri Mocarelli në vitin 2000 theksohet se në decenien e parë të avarisë në Seves nuk ka lindur asnjë fëmijë mashkull. Të gjithë të porsalindurit ishin femra! Çrregullimi i përpjesëtimit të porsalindurve në ndërkohë vërehet gati në të gjitha vendet e industrializuara. Kështu në SHBA që nga viti 1970 deri më sot kanë lindur 137.000 më pak fëmijë meshkuj. Ndërsa në Japoni ky numër është 127.000.
Shënimet e fundit të cilat janë alarmuese nga shkencëtarët kanë të bëjnë me gjendjen në Grenlandë. Atje marrëdhënia gjinore në ndërkohë është 1:2 (në afërsi të qytetit Kanak) ku prej 16 të porsalindurve, asnjë nuk ka qenë mashkull.
“Në Grenlandë në një fëmijë mashkull lindin dy fëmijë femra”, thotë Akaluk Lynge, kryetar i mëparshëm i konferencës Inuite polare. Substancat helmuese që mblidhen në polet e Tokës, e nëpërmes kafshëve të detit, arrijnë në organizmin e njeriut. Në fund të këtij zinxhiri të ushqimit është Eskimezi – si depo e helmeve nga atmosfera e Tokës.


Faktorët që ndikojnë në çrregullimin e të paslindurve

Embrioni mashkullor është më pak rezistues, më i ndjeshëm në sëmundje dhe gjatë stresit tej mase vdesin në mitrat e nënave.
“Dihet se gratë që punojnë me substanca kimike, pesticide dhe metale, lindin më pak fëmijë meshkuj. Gjithashtu dimë se ushqimi artificial dhe gjendja e keqe shëndetësore negativisht ndikojnë në gjini”, thotë Devra Lee Davis nga Universiteti i Pittsburgut e cila është eksperte në këtë lëmi.
Shkas për çrregullimet e marrëdhënieve gjinore padyshim është kombinimi i ndikimit të mjedisit, stresit dhe prindërve të moshuar. Dhe që stresi është njëri prej faktorëve e ka zbuluar Ralph Catalano nga Universiteti Berkeley në Kaliforni. Duke krahasuar numrin e fëmijëve meshkuj të lindur më 1991 në Gjermani, vërejti se numri i tyre në atë vit kishte rënë në më drastike, pasi që një vit më parë u shkatërrua republika demokratike e Gjermanisë, që ka shkaktuar situatë stresogjene te nënat.
Stresi, ndotja e mjedisit, ushqimi i çrregulluar – të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çrregullimin e marrëdhënies të porsalindurve meshkuj dhe femra. Për këtë na ka informuar Muhammedi a.s. në hadithin që e transmeton Enesi r.a. ndërsa shënon Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu, ku Pejgamberi a.s thotë:
“Prej parashenjave të Ditës së Gjykimit është që do të ketë shumë femra, e pak meshkuj, kështu që në pesëdhjetë femra do të jetë një mashkull”.
Kuptimi ynë i postulatit nga burimet primare të islamit varet nga shkalla e civilizimit kohor që na rrethon. Komentuesi më i njohur i hadithit i përmbledhur në librin e Buhariut, Ibn Haxher El-Askalani, hadithin e përmendur e shpjegon në atë mënyrë që kah fundi i kohës do të ketë aq shumë lufta, ku do të vdesin meshkujt duke lërë femrat. Por, që hadithi mund të shpjegohet dhe vërtetohet në këtë mënyrë që njeriu deri në atë masë do ta ndotë mjedisin, me ç’rast fetusi mashkull do të vdes në mitrat e nënave-askush nuk ka mundur e as të ëndërrojë. Por, të vërtetat në Kur’an dhe hadithi mbesin valide deri në ditën e Gjykimit.
Ndryshohet, pra, vetëm mënyra e të kuptuarit tonë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi