“Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit” (Nahl: 125)
Komunikimi me shtresa të ndryshme njerëzore, kërkon një angazhim të mirëfilltë dhe intensiv. Andaj, thirrësi duhet të jetë i përgatitur shumë mirë për atë që thërret, të ketë njohuri të gjera fetare e kulturore dhe të ketë parasysh vendin, kohën dhe shtresën që i drejtohet. Njohja e opinionit dhe mentalitetit të tyre, lehtëson punën e thirrësit, po ashtu edhe i nxit ata që të jenë më të gatshëm për pranimin e asaj që predikon ky thirrës.
Pasi që Kur’ani Fisnik është një libër hyjnorë, i zbritur nga All-llahu (xh.sh.), ai, u drejtohet të gjithë popujve, pa bërë kurrfarë dallimi etnik apo nacional. Vlen për të gjitha shtresat, si për të pasurin ashtu edhe për të varfrin, si për të bardhët ashtu edhe për të zitë, qofshin qytetarë apo fshatarë. Për këtë shkak, përmbajtja apo ajetet e Kur’anit, kanë një stil dhe mënyrë të ëmbël por edhe të mrekullueshme, që me anë të saj, ai që ftohet në këtë fe hyjnore, qysh nga hapat e para të ketë mundësi ta shijojë këtë mrekulli si në aspektin stilistikor që përmban Kur’ani ashtu edhe në aspektin e pranimit të këshillave që ofron ai. Për këtë shkak, predikuesi fetar duhet ta ketë parasysh metodën që kishte Pejgamberi (a.s.) gjatë predikimit të Islamit. Allahu i Madhëruar e kishte urdhëruar atë që të jetë sa më i butë, tolerant, dhe dashamirës në thirrje. Në këtë kontekst, e urdhëron Pejgamberin (a.s.) por edhe të gjithë myslimanët në përgjithësi: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit”.(1)
Pasi që ky ajet i përfshin të gjithë myslimanët, e në veçanti thirrësit islamë apo bashkësitë myslimane, duhet që gjithmonë të kemi si shembull Pejgamberin (a.s.) Për t’i realizuar planet dhe për ta plotësuar mesazhin e Allahut (xh.sh.), Muhamedi (a.s.) ka ndjekur dhe përcjell këto hapa të cilat do të shërbejnë edhe për ne:
a) Përgatitja e shumanshme e tij për thirrje;
b) Formimi dhe organizimi i kuadrove më të mira që i nevojiteshin;
c) Shumimi i numrit të myslimanëve që të kenë një qendër të ve- çantë;
d) Më në fund përpilimi i administratës shtetërore dhe shpallja e shtetit Islam.
Për t’i realizuar këto, Muhamedi (a.s.) është dashur të ketë një durim dhe përqendrim tejet të madh sepse këto pika dhe tjera nuk janë realizuar për një apo dy vite. Plot njëzet e tri apo njëzet e pesë vite i janë dashur Muhamedit (a.s.) dhe shokëve të tij që të ia arrijnë qëllimit, që ne sot ta kemi Islamin sa më të gatshëm dhe më të saktë. Të gjitha këto në vete ndahen në pika të tjera që nga dita kur filloi thirrja Islame. Ndërsa këtyre u duhet kushtuar një rëndësi e veçantë nga të gjitha shtresat njerëzore të cilët deklarojnë se janë myslimanë.
a-a) Në këtë grup vlen të ceken fjalët e thirrësit bashkëkohor mysliman Hasan el-Hudejbiut, ku ndër të tjera thotë: “Së pari nevojitet që Islamin ta ngulitni në gjokset dhe zemrat tuaja në mënyrë që shteti Islam të jetë prezent edhe në vendet tuaja”.(2) Me një thënie tjetër, thirrësi duhet të jetë i përgatitur shpirtërisht, duke qenë i edukuar personalisht, të jetë i përpiktë në punët e sidomos në adhurimet farze bashkërisht me xhemat. Pas kësaj të ketë njohuri të literaturës burimore, të njohë shkencën dhe metodologjinë e hadithit, tefsirit etj. njohja e metodologjisë dhe renditjes së ajeteve dhe haditheve luajnë një rol të madh në suksesin e thirrësit. Edhe përgatitja trupore dhe materiale ka një rëndësi të madhe sepse edhe Pejgamberi (a.s.) ka theksuar se myslimani i fortë është më i vlefshëm tek Allahu se ai i dobëti.
b-b) Për të pas sukses në punë patjetër se nevojiten mbështetësit dhe kuadrot e forta në mënyrë që të arrihet në qëllimet dhe çlirimet e zemrave të injorantëve. Nevojitet mbështetja familjare dhe e të afërmeve të tjerë në mënyrë që më lehtë të kalohet tek klasa më e largët; vendasit, atdhetarët, shtetet fqinje dhe në këtë mënyrë të gjithë të arrijnë lumturinë dhe shijojnë Islamin. Ndihma e Hatixhes kur i kishte thënë Pejgamberit (a.s.) se nëse askush nuk do të besoje, unë do të përkrah, ishte një ndihmë ndër më të mëdhatë që pat Pejgamberi qysh nga dita e parë. Më pas pasuan shokët e ndërsehem të tij që më së shumti u besonte dhe u bënë një kështjellë e pathyer.
c-c) Pasi që thirrja filloi nga të afërmit, përmes këtyre mesazhi Islam u shpërnda nëpër të gjithë gadishullin arab. Pejgamberi (a.s.) përmes ambasadorëve filloi t’u dërgonte shkresa(3) mbretërve dhe me këtë pas një kohe u rrit numri i myslimanëve, më pas dërgoi edhe mësues etj. Sot ne i kemi në dispozicion radiot, gazetat, faqet e internetit dhe kanalet e ndryshme televizive përmes të cilave mund të përcjellim rrugën e Pejgamberit në përhapjen e Islamit.
d-d) Kryerja e të gjitha planeve me sukses ka bërë që më në fund Muhamedi (a.s.) të formojë administratën shtetërore dhe të shpallë shtetin Islam. Kur e panë fiset arabe dhe të vendeve të huaja drejtë- sinë e Pejgamberit (a.s.), filluan që t’i bashkëngjitën në formimin e një shteti, ku të gjithë do të ishin të njëjtë. I gjithë thelbi i synimit është që të dihet zyrtarisht vendi dhe udhëheqësi i myslimanëve. Sepse shteti është shumë i lidhur ngush-të me vendin dhe hapësirën e tij sa që nuk pranohet një shtet nëse nuk ka vend dhe hapësirën e tij.(4)
Në anën tjetër mori fund hixhreti i myslimanëve dhe shqetësimet e tyre. Tani më ata kishin një qendër ku drejtoheshin edhe pse më parë kanë pasur qendrën e quajtur Bejtu’l-Erkam e cila kishte luajtur një rol të madh në organizimin dhe tubimin e myslimanëve. Xhaminë të cilin e kishin ndërtuar në Medinë, kryente rol të madh, duke filluar me faljen e namazit, tubimet për çështjet shtetërore, organizimet, mësimi i besimit, aktivitetet e ndryshme, dërgimi i ambasadorëve etj. Thënë shkurt në atë kohë xhamia nuk ka shërbyer vetëm si vend për faljen e namazeve përderisa sot shërben vetëm për ibadet.
Ndër pikat tjera shumë të rëndësishme që i realizoi Pejgamberi (a.s.) për krijimin e shtetit mund të themi se ai menjëherë filloi të bënte numërimin e popullatës, caktimin e kufijve, nënshkrimin e marrëveshjeve me të huajt etj. Të gjitha këto u bënë me një përpikëri dhe besnikëri të lartë nga të gjithë ata myslimanë që morën pjesë. Nga kjo konkludojmë se, për të qenë i suksesshëm një thirrës Islam, në mesin e disa kushteve që duhet t’i ketë parasysh veçojmë:(5) që të jetë i durueshëm me njerëzit dhe parinë njerëzore, të ketë vullnet në punë, të ketë shpresë se puna e tij do të ndikoje në opinion, të ketë sjellje të buta, të jetë i sinqertë në atë që fletë, sa të ketë mundësi të bashkohet me popullin që nga afër të kuptojë gjendjen e tyre, të vlerësoj mendimet e të tjerëve, të mos bëhet pesimist në rastet kur nuk mund të arrije atë që dëshirojnë etj. Në këtë mënyrë do të kishte sukses të madh çdokush që të merrte për barrë këtë detyrë të shenjtë hyjnore.
____________
1. Nahl, 16/125
2. Prof. Dr. Ramadan el-Bûtî, Fikhu’sSîre, f. 268, Bejrut, 1978.
3. Më gjerësisht shih: Muhammed H - midullah, “Hazreti Peygamberin Altı Orijinal Diplomatik Mektubu ve Arap Yszısının Temeline Giriş”, İstanbul 1990.
4. Muhammed Hamidullah, “İslâm’da Devlet İdâresi” f. 61-90, İstanbul 1998.
5. Lidhur me kushteve dhe cilësive që duhet t’i ketë thirrësi preferohet libri në gjuhën shqipe nga Dr. Jusuf el-Kardavi, “Edukimi Kulturorë i Thirrësit”, Përktheu, Agim Abazi, Prishtinë 2002.
Zymer Ramadani