Në një meditim të thjeshtë rreth antropologjisë dhe organizimit të shoqërive mund të konkludohet se gjatë jetës së tij njeriu ballafaqohet me rreziqe të ndryshme sociale dhe shëndetësore.
Në kultura të ndryshme, e edhe në Islam, që nga ditët e para e deri në kohët modeme, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë forma të ndryshme të ndihmave sociale, të përshtatshme me kushtet dhe rrethanat e kohës. Ajo që dikur është bërë në formë të fondít social vullnetar me kohë ka ndryshuar dhe është shndërruar në një formë institucionale dhe të rregulluar edhe juridikísht, duke pasur për qëllim sigurimin e një barazie sociale përmes së cilës synohet të përmirësohet kualiteti i jetës së njeriut.
Koncepti i sigurimeve shëndetësore dhe sociale nënkupton që, në rast të ndonjë fatkeqësie apo sëmundjeje, të mbulohen nevojat për kthimin e gjendjes së mëparshme. Këto nevoja mund të jenë si ilaçe, para për shërbime shëndetësore, ose edhe nevoja të tjera për strehim dhe ushqim.
Në ditët e sotme financimi i sistemit shëndetësor pothuajse nuk mund të planifikohet pa linjën e sigurimeve shëndetësore. Shtete të ndryshme e realizojnë këtë në forma të ndryshme të mbledhjes së taksave nga qytetarët. Por, jo gjithë shtetet në botë kanë arrit të sigurojnë instalímin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Ndërsa ato shtete që veç e kanë të instaluar sistemin e sigurimeve shëndetësore, mbesin të sfiduara që të sigurojnë mbulueshmëri 100 % të qytetarëve të vet.
Përderisa në vendet me zhvillim të vogël ekonomik një gjë e tillë pothuajse nuk është as pikë e rendit të ditës, në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim qytetarët, për të marrë një shërbim më kualitativ e ndonjëherë VIP, drejtohen drejt sigurimeve shëndetësore shtesë, apo private. Thënë troç, në sistemin e sigurimeve shëndetësore, dhe këtu aludojmë për atë publik e të siguruar nga shteti, ata që kanë të ardhura të mjaftueshme paguajnë vetë, ndërsa ata që nuk kanë mjaft të ardhura apo hyjnë në kategorinë e të varfërve, për ta paguan shteti, pra shuma të caktuara mujore, duke i mbuluar kështu shpenzimet e shërbimeve shëndetësore dhe trajtimeve në rast të sëmundjeve apo edhe kompensime materiale në rast të ndonjë fatkeqësie, ku dëmtohet shëndeti dhe gjendja sociale e qytetarit. Vlen të theksohet se sigurimet shëndetësore kryesisht organizohen në formë të detyruar, dhe me të obligohen të gjithë qytetarët e vendit.
Ndërsa, sa i takon elementit financiar, asnjë sistem i sigurimit shëndetësor publik nuk përmban qëllime të përfitimit komercial, dhe se pa ndihmën dhe pjesën e trasfereve shtesë të financave të shtetit zor se do të mund ta sigurojë një vazhdimësi të punës së vet.
Duke dashur që t'i referohemi burimeve themelore të Islamit rreth urdhrave dhe thirrjeve për ndihmesat reciproke dhe përgjegjësitë shoqërore, mund të përmendim ajetet kuranore:
"Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfrit, për nevojtarët, për ata që janë ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut, dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve...”(1); "A dëshiron ndonjëri nga ju që, duke qenë i moshuar e me fëmijë të mitur e të pambrojtur, kopshti i tij plot palma hurmash, vreshta e gjithfarëlloj frutash, dhe i ujitur nga lumenj rrjedhës, të digjet nga një stuhi zjarri?! Ia, kështu Allahu jua shpjegon shpalljet e Tij, me qëllim që të mendoni.”(2); ”...ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe jo në gjynahe dhe armiqësi...!”(3); "Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, dhe i ndalojnë të këqijat.”(4); "Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë."(5)
E nga hadithet e Pejgamberit a.s., që bëjnë thirrje për ndihmë shoqërore, mund të veçojmë: "Myslimani është vëlla i myslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e përçmon atë.”(Muslimi); "Myslimanët janë si një trup, nëse një pjesë sëmuret, gjithë trupi e ndien dhembjen." (Muslimi).
Vëllazërimi i ensarëve dhe muhaxhirëve
Në këtë linjë është edhe çështja historike e vëllazërimit të ensarëve dhe muhaxhirëve në Medinë, që jo vetëm se është një shembull kulmor në këtë aspekt, por është edhe një temë studimi në vete, sepse është rast sui generis i vëllazërimit dhe marrjes përsipër të mbulimit të sigurimit shëndetësor e social, me një dashuri të paparë në histori. Gjithashtu, edhe Marrëveshja e Medinës përmban elemente që mund të konsiderohen si të parat e sigurimeve sociale, ngase në vete përmban pjesë ku flitet për kompensimin që duhet bërë familjes në rast të lëndimit apo vrasjes pa dashje të një anëtari të saj, shuma që duhet paguar për lirimin e pengjeve të luftës, shumën që duhet paguar për lirimin e myslimanëve që janë në kushte shumë të vështira, etj.(6)
Sipas studiuesit Saglam, institucionet që janë funksionalizuar në Islam si rrjedhojë e urdhrave dhe parimeve për ndihmë mes vete, duke dhënë shërbime sociale dhe shëndetësore ndër shekuj, janë: parimi i vëllazërisë, institucioni i familjes, institucioni shtetëror i Akile's dhe Kasame's, zekati dhe sadakatulfitri dhe sistemi i vakëfeve dhe fondeve.(7)
Derisa është ndier nevoja, pas revolucionit industrial, dhe derisa është bërë planifikimi dhe organizimi i sigurimeve shëndetësore moderne në shumë vende ku jetojnë myslimanët, një nevojë e tillë për sigurime shëndetësore është mbuluar në forma të ndryshme të organizimit, qofshin ato vakëfe apo në formë të zekatit. Madje, institucioni i zekatit dhe vakëfeve mund të themi që akoma po e ruan një pozitë të rëndësishme në këtë aspekt.
Sipas mësimeve kuranore dijetarit Jusuf Kardavi, institucioni i zekatit në Islam siguron shërbime të sigurimit në tetë sektorë të ndryshëm, siç janë: sigurimi nga varfëria, sigurimi në rast të nevojës, sigurimi i punës, sigurimi i fesë, sigurimi i lirisë, sigurim i borxhit, sigurimi i xhihadit dhe zhvillimit, dhe sigurimi i misafirllëkut.(8) Gjithashtu, ky shton se sistemet e sotme të sigurimeve sociale kanë baza nga zekati, dhe se zekati është institucioni i parë i sigurimeve sociale.(9)
Nëse e bëjmë një krahasim kohor të së drejtës për siguri sociale dhe mbulim universal, apo 100% të qytetarëve me sigurime shëndetësore, që proklamohet sot dhe është ndër fundamentet e sigurimeve shëndetësore publike moderne, me periudhën e hershme, kur në krye të shtetit islam ishte Omeri r.a., do shohim shumë ngjashmëri. Sistemi i sigurimeve sociale dhe i pagave i instaluar në atë kohë nuk ka bërë ndasi fetare, duke siguruar që gjithë qytetarët t'i gëzojnë ato mundësi.(10)
lnstitucioni apo sistemi i "Akile-s” dhe më vonë ai i "Divan-it", të themeluar në periudhat e para të shtetit islam, kanë shumë ngjashmëri me shërbimet e sigurimeve shëndetësore të kohës moderne. Por, ka edhe dallime organizative dhe administrative. Shikuar në aspektin historik, është mirë që të kihet parasysh se bëhet fjalë për dy periudha shumë të ndryshme, si nga jeta ashtu edhe rrethanat e tjera, siç është, për shembull, shitblerja. Në atë kohë shitblerja bëhej mall me mall, ku njëri jepte patate e tjetri qepë. Sot një numër i madh i shteteve kanë paranë e tyre, dhe vlera e mallrave dhe e parasë është në një ndryshueshmëri të vazhdueshme. Kësaj duhet shtuar edhe dendësinë e popullsisë dhe gjerësinë gjeografike të hapësirave të banimit, strukturën e popullsisë dhe problemet tjera të kohës. Kjo reflekton për një nevojë të një organi zimi më adekuat që i përshtatet nevojave dhe dinamikës së kohës.
Sigurimet sociale
Në ditët e sotme sigurimet janë institucione të sistemit të sigurimeve sociale, që në përgjithësi i përmbushin nevojat e individëve dhe shoqërive, kanë një numër të madh të dobive tregtare dhe ekonomike, zbusin dëmet nga fatkeqësitë dhe, në kuptimin klasik, kanë rrjedhë dhe janë zhvilluar në vend të sistemit të Akile-s, duke iu përshtatur nevojave dinamike të kohës“
Si pjesë të politikave sociale, Pejgamberi a.s., nuk e ka parë problem që sistemin e Akile-s, të praktikuar më herët nga paganët, ta institucionalizojë dhe ta shndërrojë në praktikë të shtetit islam, praktikë kjo që u vazhdua me shekuj, e sipas nevojës edhe u zgjerua me nëndegë, apo thënë më mirë, me organizime sektoriale, siç ishin, për shembull, fondet apo vakëfet e zejtarëve në kohën e Perandorisë Osmane. Kjo praktikë gjatë asaj periudhe ishte zgjeruar në çdo sektor të jetës, saqë ka prej studiuesve që thonë se nuk ka edhe një sektor të vetëm e që nuk ka pasur vakëfet e veta të sektorit, e që kanë shërbyer për ndihma reciproke të shoqërisë përkatëse. Në kohën modeme një pjesë e mendimtarëve islamë nuk e konsiderojnë të lejuar sistemin e sigurimeve shëndetësore të praktikuar nga vendet e zhvilluara perëndimore.
Ndërsa, shumica e mendimtarëve këtë nuk e shohin problem, dhe e konsiderojnë të lejuar, ngase në thelb qëndron ndihmesa në situata të padëshirueshme, siç është sëmundja dhe fatkeqësia, dhe duke shtuar se kjo nuk ka për qëllim përfitimin komercial nga ana e shtetit.
Sa i takon sigurimeve shëndetësore vullnetare private, pothuajse ekziston një pajtim se nuk janë të lejuara, e si argument marrin qëllimin që fshihet pas këtyre sigurimeve, që është përfitimi komercial dhe, në veçanti, kamata rrjedhëse, e që është pjesë e pagesave.
Duhet theksuar se në një hulumtim të studiuesit Dalgin, të bërë rreth sigurimeve reciproke, lloj sigurimi ky që praktikohet në disa vende, siç është Malejzia, Sudani, Tunízia etj., edhe te sigurimi i lartcekur në parim ka ndihmesën reciproke, dhe është konstatuar se nuk ka kamatë si pjesë të pagesave dhe, po ashtu nuk ka qëllime të përfitimeve ekonomike në kontrata, si dhe në thelbin e sistemit të pagesave synohet ndihma reciproke në raste të mungesës së shëndetit dhe dëmeve, e që çon deri te konstatimi se nuk hyn në kategori të ndaluar.(12)
_______________
1. Et Teubeh, 60.
2. El Bekare, 266.
3. El Maide, 2.
4. Et Teube, 71.
5. En Nisa, 36.
(6) Medine Sözlesmesi Md. 3-12 arasi. shik. Ibn Hisam, el-Sire el-Nebeviyye, Misir 1936; II, f. 147-148; Talas Cahit, Ictimâi Iktisat Dersleri, Ankara 1960, f. 399; Muhammet Hamidullah, Islâm Peygamberí, I. f.197.
7. Hadi Saglam, Islâm Hukuk Tarihinde Sosyal Güvenlik Kurum- larl Ve Sosyal Yardimlasma Ve Dayanisma Teknikleri, httpz//www.e-akademi.org/, [E arritur më: 10.10.2015].
(8) Kardâvi Yusuf, F1khu'z-Zekat, Beyrut 1991, II. s. 880 vd; aym müellifin, Islâm'da Helal ve Haram, s_. 394; Attar, a.g.e, f. 40-74.
9. Kardâvi Yusuf, Karârâtün fi'l- Iktisâdi'l-lslâmi, Kral Abdülaziz Universitesi, Cidde, 1987, f. 176.
10. Ebu Yusuf Yakub b. lbrahim, Kitabu'l-Harac, 2. Baski , Kahire 1933, f. 46-50; Yeniçeri Islâm'da Devlet Bütçesi, s. 92-382; Maas verilen askerler için tutulan defter hak. shik. Ebu Dâvud, Harac,f 17-18.
11. Hadi SAĆLAM , lslâm Hukuk Tarihindeki Âkile Bugünün Sigortasi Midir?, Cumhuriyet Universitesi Ilahiyat Fakültesi Dergisi, 2011, v.15. Nr: 1.
12. Nihat DALGIN, Mutual Insurance in Terms of Islamic Law, Islami Arastirmalar Dergisi, v.16, nr:4, 2003, f:615-629, ISSN 1300-0373.
Dr. Bernard Tahirbegolli (PhDc)