10 dobi nga hadithi “Mos ia paraprini ramazanit me agjërim”

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Mos ia paraprini Ramazanit me agjërim të një apo dy dite, përveç nëse ndonjëri ka bërë agjërimin traditë (agjëron rregullisht të hënave e të enjteve, apo tri ditët e bardha, apo një ditë po e një jo), atëherë le të agjëroj.”
Kurse në versionin e Buhariut qëndron: “Le të mos ia paraprijë ndokush prej jush Ramazanit me agjërim të një apo dy dite përveç njeriut që ka agjëruar agjërimin e tij; ai le ta agjërojë atë ditë.”

Në këtë hadith ekzistojnë disa pika diskutimi:

1. Domethënia e agjërimit

Gjuhësisht, agjërimi d.t.th. distancim, të përmbajtur nga diç. Ndërsa në terminologjinë fetare, agjërimi nënkupton: Të përmbajtur të caktuar, nga persona të caktuar, nga gjëra të caktuara, në kohë të caktuar, me qëllim adhurimi për Allahun e Madhëruar.

2. Obligimi i agjërimit

Agjërimi është obliguar në vitin e dytë sipas Hixhretit. Është shtylla e katërt e fesë, apo e pesta sipas një pjese dijetarësh.
Këtë mendim e ndan Buhariu, të cilin e mbështet në transmetimin e Ibni Umerit:

“Islami është ngritur mbi pesë shtylla:

1. Deklarata se nuk ka zot përveç Allahut të Madhëruar dhe se Muhammedi, alejhi's selam është i dërguari i Tij,
2. Falja e Namazit,
3. Dhënia e Zekatit,
4. Haxhi, dhe
5. Agjërimi i Ramazanit.”

Ajo që vërehet është se ummeti interesohet shumë për agjërimin dhe muajin e tij, gjë që nuk duhet të jetë çudi fare, por të jetë interesimi për atë që u obligua në vitin e II-të sipas Hixhretit më i madh se ai që u obligua para Hixhretit, madje u obligua në qiell, është vërtetë për çudi!
Urtësia e agjërimit është realizimi i devotshmërisë: “...që ju të jeni të devotshëm” ajet.

3. Cili agjërim u obligua i pari?

Agjërimi i parë që u obligua ishte ai i Ashurasë. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton: “Kurejshët e agjëronin Ashuranë në injorancë, e edhe Muhammedi, alejhi’s selam e agjëronte. Kur migroi në Medine, e agjëroi po kështu dhe urdhëroi që të agjërohej. E kur u obligua Muaji i Ramazanit, atëherë tha: Kush ka dëshirë le ta agjërojë, e kush të do, le ta braktisë.”
Në një transmetim qëndron: “Pejgamberi, alejhi’s selam urdhëronte agjërimin e Ashurasë para se Ramazani të obligohej. E kur u obligua Ramazani, atëherë mbeti alternativë: kush do agjëronte, e kush do hante.” Buhariu dhe Muslimi.
Kjo është mënyra e gradualitetit në ligjvënie.

4. Kujt i obligohet agjërimi?

Agjërimi i obligohet çdo myslimani moshërritur, të mençur, të aftë fizikisht, vendas dhe i liruar nga pengesat tjera.

5. Folja “mos ia paraprini”

Folja “mos ia paraprini” (la tukaddimu) në fakt është “la tetekaddemu”, ngjashëm me ajetin “mos ia mësyni të keqes”, që për qëllim ka: mos iu qasni dhe as mos e keni për qëllim.

6. Zhvleftësim i mendimit se Ramazani nuk bën të përmendet pa “Muaji i Ramazanit”

Ky hadith zhvleftëson mendimin e atyre që thanë se Ramazani nuk mund të përmendet si emër pa lidhje me “muaji i Ramazanit.”
Hadithi me të cilin argumentuan është shumë i dobët për të mos thënë i shpifur, siç thanë një grup dijetarësh. Fjala është për këtë hadith: “Allahut, por thoni: Muaji i Ramazanit.”

7. Ndalimi ka kuptimin e urrejtjes

Ammari, Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Kush agjëron ditën e dyshimtë ai veç ka kundërshtuar Ebu’l Kasimin (Pejgamberin) , paqja dhe mëshira qofshin mbi të.” Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

8. Urtësia e ndalesës

- Dallimin ndërmjet adhurimeve dallimin e adhurimeve fakultative nga ato të obliguarat.
- Ndalimi nga ngarkimi i vetes (rëndimi në adhurim) dhe ekstremizmi. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Keni kujdes nga ekstremizmi në fe ngase ata që ishin para jush i shkatërroi ekstremizmi në fe.” Transmetojnë Nesaiu dhe Ibni Maxheh.
Kjo nuk është nga aspekti i Ihtijatit (kujdesit për rënien në ndalesa ose largimin dhe nga të lejuarat në rast se dyshon), gjë që dëshmon se ai nuk është absolut (në çdo gjë), ngase po praktikove Ihtijatin në çdo gjë, do të thotë ta rëndosh veten kurse Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: “Vërtet, feja është lehtësim dhe nuk ndodhë që dikush ta mundohet ta sfidojë e të mos sfidohet...” Buhariu.
Kurse sa i përket dallimit ndërmjet adhurimeve, dallimi i nafiles nga farzi nuk është vetëm në agjërim.
Transmeton Imam Muslimi ne Sahihun e tij nga Umer b. Ata, të cilin Nafi’ b. Xhubejri e kishte dërguar tek Saibi, djali i motrës së Nemirit, për ta pyetur për diç, të cilën ia kishte parë Muaviu në namaz. Po –tha. E kam falur xhumanë me të në Maksure (dhomë, të cilën Muaviu e kishte bërë të veçantë për të pas sulmit që i ishte bërë). Me të dhënë selam Imami, u ngrita në këmbë dhe u fala. Kur hyri më thirri dhe më tha: Mos vepro më ashtu; kur ta falësh xhumanë mos e lidh me ndonjë namaz tjetër derisa të flasësh ose të dalësh ngase i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar me këtë: që të mos lidhim namazin me namaz pa folur ose dalur.” Transmetojnë Muslimi dhe Ebu Davudi.
Ebu Davudi transmeton nga Ebu el Ezrak b. Kajsi se Ebu Rimthe ua fali namazin si imam me ç’rast kishte thënë: E kam falur këtë namaz apo ngjashëm me të me Pejgamberin, alejhi’s selam. Ebu Bekri dhe Omeri faleshin në safin e parë, në të djathte të tij. Pejgamberi i Allahut e fali namazin e pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majte aq sa iu duk bardhësia e faqeve. E pastaj e kreu kështu siç e kreu Ebu Rimtheja – flet në njëjës Ebu Rimthe. Pastaj një njeri, që e kishte zënë namazin nga fillimi, nga tekbiri fillestar, u ngit dhe filloi të fal. Omeri kërceu tek ai, e kapi për krahëve dhe e shkundi duke i thënë: Ulu! Ngase ehli kitabët (çifutët dhe të krishterët) janë shkatërruar per shkak se ndërmjet namazeve të tyre nuk kishte ndarje. Pejgamberi, alejhi’s selam e ngriti shikimin dhe tha: Je bekuar nga Allahu për të vërtetën o biri i Hattabit! (Albani këtë hadith e ka klasifikuar si të dobët. Shën. i përkth.)
Ngjashëm me këtë ndalesë është këtu (në agjërim) ngase prej dobive të tij është që farzi të mos lidhet me nafilen - e obliguara me fakultativen.
Agjërimi i Ramazanit as nuk përparësohet me agjërim por as nuk lidhet me agjërim tjetër. Ndërmjet tij dhe agjërimit të Shevvalit, të paktën, ka një ditë, e ajo është dita e Fitër Bajramit.

9. Demantim risimtarëve

Hadithi zhvleftëson qëndrimet e risimtarëve, të cilët ia paraprijnë Ramazanit me agjërim të një apo dy dite, qoftë si kundërshtim të Ehli Sunnetit, siç bëjnë rafidët shia, apo nga Ihtijati, apo ata hyrjen e muajit e marrin me ditë e jo me pamje të hënës.

10. Vlera e atij që kujdeset për veprat fakultative

Hadithi aludon në vlerën e atij që kujdeset për vepra fakultative. Atij që kujdeset për nafile (vepra fakultative) i lejohet kompensimi i nafiles nëse i kalon. Kurse për atë që kujdeset për nafile në agjërim, Pejgamberi, alejhi’s selam lejoi agjërimin e këtyre ditëve. Kjo vlen vetëm për të dhe askënd tjetër. Pejgamberi, alejhi’s selam tha: “...përveç atij që agjërimin e ka bërë traditë.”

Pra, nga ky rregull (ndalesë) ka përjashtuar vetëm atë që mban agjërim të rregullt, si: agjëron një ditë kurse tjetrën han; apo agjëron të hënave dhe të enjteve, dhe po rastisi që dita e fundit e muajit Shaban të jetë e hënë apo e enjte, atëherë nuk prish punë që ai të agjërojë.
Allahu është më i Madhi dhe e di të vërtetën!



AbduRrahman es Suhajm
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi