Gjatë garave kuranore në Indonezi një hafiz i vogël gjatë leximit filloi të qajë.
Ai filloi të lexoj rrjedhshëm, por në fund të ajetit u ndal dhe filloi të qajë, por jo për shkak se nuk iu kujtuan ajetet.
Një nga gjyqtarët e lexoi fillimin e sures Xhuma, ajeti i pestë, dhe djaloshi vazhdoi të lexoj. Kur erdhi në pjesën e fundit të ajetit të tetë, ai u ndal. Në të vërtetë, para se të ndalet, ai u përpoq t’i kontrolloj emocionet dhe pastaj filloi të qajë derisa e lexonte pjesën e ajtit ku thuhet:
... e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen ...
Qajti aq gjatë, sa që edhe njëri nga gjyqtarët gjithashtu filloi të qajë. Pas pak kohe, hafizi e mori veten dhe e përfundoi ajetin:
“Thuaj: “S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar”.
Siç duket, hafizi i vogël nga Indonezia, jo vetëm se e ka memorizuar Kur'anin, por ai gjithashtu e kupton edhe përmbajtjen e tij dhe mediton për të, kështu që kur e lexoi ajetin i cili e përshkruan vdekjen dhe çfarë ndodh pas saj, ai nuk mundi t’i përmbaj lotët.