Mezquita, Xhamia-Katedralja në Kordoba

Xhamia më e madhe e muslimanëve në Spanjë (Xhamia e Madhe), gjendet në Kordoba.

Ndërtimi dhe i gjithë zgjerimi i kompleksit të saj zgjati nga viti 785 deri në vitin 987.
Ajo paraqet një nga shembujt më të bukur të arkitekturës maure, ndërsa gjatë gjithë historisë ka shërbyer si inspirim për ndërtimin e xhamive dhe kishave të tjera. Në vendin e kësaj xhamie fillimisht ishte një tempull i vogël i krishterë dhe një mesxhid i cili u ndërtua me ardhjen e muslimanëve në Spanjë.
Në vitin 785, Emir Abdul Rahman bleu tokën dhe në vendin e mesxhidit dhe tempullit filloi ndërtimin e Xhamisë së Madhe. Të krishterët kishin rënë dakord që ta shesin tokën ku ndodhej tempulli duke kërkuar nga Emiri rindërtimin e kishave të tjera në Kordoba, gjë të cilën ai ua lejoi.

Shifrat:

200 vjet zgjati ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Kordoba
214x150 metra është hapësira e cila i mbyll muret e saj
Në vitin 1236 Xhamia e Madhe u shndërrua në kishë

Në ndërtimin e Xhamisë së Madhe punuan me mijëra punëtorë, gjë e cila çoi në zhvillimin e shpejtë të Kordobës. Disa janë marrë me eksploatimin e gurit dhe metalit, disa këto resurse i kanë përpunuar, ndërsa të tjerët kanë qenë përgjegjës për vetë ndërtimin.
Gjatë kohës, Xhamia ka pësuar shumë ndryshime: Abdul Rahman II ndërtoi minaren e re, Al-Hakam II e zgjeroi oborrin dhe muret i pasuroi me dekore, ndërsa në vitin 987 Al-Mansur i bëri punimet e fundit.
Në vitin 1236, Kordoba u vu nën administrimin e krishterë dhe atë kohë Xhamia e Madhe u konvertua në kishë.
Sot, në vend të saj është Mezquita, katedralja kryesore e Kryedioqezës së Kordobës.