Muhamed Meshiqi është një 32-vjeçar nga Tuzlla, Bosnjë e Hercegovinë, i cili flet plotë 56 gjuhë të botës.
Në moshën 16-vjeçare Meshiq kishte punuar si këshilltar komunal.
Meshiqi, i cili është me profesion avokat, studiues i mirë i gjuhës dhe letërsisë japoneze dhe asaj hebraike, aktualisht punon si këshilltar i presidentit të Maqedonisë, George Ivanov.
Ai është fitues i çmimit prestigjioz “Brainswork Make A Difference Award 2010”, që në gjuhën shqipe do të thotë fuqia e trurit bën ndryshimin.
Përkundër këtyre titujve, Meshiqi njihet edhe si gjeni i gjuhëve të huaja, pasi është konfirmuar edhe zyrtarisht se flet 56 gjuhë, raporton Al Jazeera.
Meshiq thotë se atij i duhen dy deri në tre javë për të mësuar komunikimin bazë dhe bazat e një gjuhe.Megjithatë, ai shton se sa më shumë gjuhë që flet, aq më lehtë është që të mësosh gjuhë të reja sepse sipas tij ato janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe një pjesë e mirë e tyre kanë ngjashmëri.
“Me rëndësi është të keni vullnet dhe dëshirë. Vullneti i fuqishëm i njeriut është një mrekulli, dhe ‘fajtor’ kryesor për sukseset tona. Kontakti i parë me një gjuhë të huaj ka qenë kur fillova të komunikojë në gjuhën greke, kur si i vogël shkoja për pushime në atë vend. Aty më erdhi një moment interesant në kokë, që më inspiroi të vazhdoja të mësoja gjuhë tjera”.
“Nevojitet të gjesh një mënyrë për të zotëruar një gjuhë të huaj, por për këtë duhesh të jesh këmbëngulës, dhe besoj se suksesi është i pashmangshëm, thotë Meshiq.
“Sa më shumë gjuhë të huaja që flasim, aq më lehtë do ta kemi t’i mësojnë të tjerat, sepse gjuhët janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kanë ngjashmëri. Nga 365 ditët e vitit, mbi 200 ditë unë i kaloj në aeroplan. Gjithmonë udhëtoj për të ligjëruar nëpër seminare dhe trajnime të ndryshme. Por, nuk ankohem, sepse e kam kuptuar se nëse dëshiron të arrin diçka duhet të sakrifikosh”, thotë Meshiq.