Në Kuranin famëlartë tregohet se e keqja ka dy burime kryesore. Njëri nga burimet është epshi, i cili gjendet brenda njeriut, dhe atë e urdhëron dhe e nxit vazhdimisht të bëjë punë të liga dhe të pahijshme. Pra, epshi me sugjerimet e tij të vazhdueshme mundohet që njerëzit t'i nxisë të largohen nga rruga e drejtë, e të këqijat dhe të ligat ua tregon si të mira. Në këtë mënyrë ai, me nxitjet e vazhdueshme për keq, njerëzit mundohet t'i dërgojë në humnerë dhe në shkatërrim.
Në Kuranin famëlartë cilësia e epshit tregohet kështu: "Unë nuk e shfajësoj veten time, sepse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç tek ai që e ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që fal e mëshiron shumë". (Jusuf, 53).
Sipas ajetit kuranor shihet qartë se epshi është nxitës për keq. Për këtë arsye epshi përball gjërave në këtë botë është shumë i ndjeshëm, nuk ngopet kurrë, kështu që njeriun e bën viktimë të punëve të liga dhe të ndyra. Fillimi i tij, për shkurt, duket i ëmbël, mirëpo fundi i tij përherë është i idhët. Në fillim të bëhet mik, e kur Krijuesi yt i jep fund jetës sate të kësaj bote, të bëhet armik.
Pra, nuk ka dyshim se një nga shkaqet kryesore për shkatërrimin e personalitetit të njeriut është të nënshtruar it ndaj epsheve, sepse epshet gjithnjë çojnë në fantazim dhe shkatërrim të moralit. Njeriu që ndjek epshet jo vetëm u ekspozohet rreziqeve, por gjithnjë e më shumë u afrohet dyerve te Xhehenemit. Për këtë arsye, kur dijetarët kanë folur për epshin, kanë thënë se është bërë i rrezikshëm për shkak se ata që jepen pas tij e jetojnë me të, e kanë të garantuar Zjarrin.
Ky epsh, që qenka i rrezikshëm për shkatërrimin e njeriut, është i mbjellë në trupin e njeriut, qoftë mashkull ose femër. Pra është natyrshmëri e tij, e organizimi, menaxhimi dhe shfrytëzimi i tij varet nga vetë njeriu; sa është ekonomist në menaxhimin e drejtë dhe hallall të tij. Menaxhimi i drejtë i epshit njeriun e ngre në shkallë të lartë, kurse menaxhimi i keq i tij njeriun e vë edhe më poshtë se kafshët. Prandaj ata që u nënshtrohen epsheve do të humbin patjetër rrugën e vërtetë, pa marrë parasysh nëse janë vënë pas epsheve me vetëdije apo pa të.
Është e vërtetë që shumica e njerëzve jepen pas epsheve me vetëdije të plotë, pa e kuptuar se do t'u njolloset autoriteti, e nuk do t' u shkojë as fjala dhe as puna. Pikërisht për këtë arsye dijetarët e mëparshëm ua tërhiqnin vëmendjen njerëzve që të mos uleshin në mexhliset e atyre që ishin të veshur me këtë cilësi.
Njëri nga dijetarët - Ebu Kilabevi, në lidhje me këtë, thotë: "Mos u ulni afër atyre që janë epshorë, as mos polemizoni me ta, sepse mund t'ju zhysin në errësirën e së pavërtetës, prandaj mund t'ju veshin me të pavërteta!" Po ky vazhdon e thotë: "Mos u ulni pranë njerëzve epshorë, sepse nëse nuk veproni sipas dëshirës së tyre, do t'jua maskojnë të vërtetën me të pavërtetën!" Pra, nëse njeriu i sinqertë ulet në mexhliset e epshorëve, ai
e ka të vështirë të shpëtojë nga e keqja e tyre. Ose do të ndjekë epshorët e do të veprojë sipas ideve të tyre të prishura, ose do t' i mbillet dyshimi rreth fesë, së cilës edhe i takon, ani pse është i bindur se ajo është e vetmja fe e vërtetë.
Ibën Abasi r.a., në lidhje me këtë, thotë: "Mos rrini me epshorët, sepse mexhliset e tyre janë Sëmundje e zemrave të shëndosha!"
Ç'është epshi
Epsh do të thotë të shmangurit nga rruga e drejtë, sjellje që depërton në psikikë e që drejton në veprime jo të mira, në qëllime të pakontrolluara, që josh e tërheq gjithmonë drejt plotësimit të dëshirave amorale. Epshorët në këtë botë karakterizohen nga shkalla më e ulët e dinjitetit njerëzor, kurse në botën tjetër e kanë të garantuar Xhehenemin. Epshi, siç thamë edhe më herët, është cilësi tejet e rrezikshme, sepse njerëzit që sundohen nga ai nuk zgjedhin metoda për arritjen e qëllimeve të tyre. Të shumtën e rasteve dëshirojnë që vetëm ata të zihen në gojë, të jenë në qendër të vëmendjes (egocentristë), të lavdërohen, të lartësohen, të ngrihen deri në pozitën e prijësve, edhe pse një post të tillë ata nuk mund ta meritojnë. Pra, epshorët janë të verbër e të shurdhër, e kjo do të thotë se ata nuk janë të gatshëm të pranojnë dhe të zbatojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe të Pejgamberit a.s .. Madje, ata as që kërkojnë ndihmën e tyre. Ata nuk pajtohen me çështjet që kanë pëlqimin e Allahut xh.sh. dhe të Dërguarit të Tij. Nuk u shmangen gjërave që janë të ndaluara në Kuranin famëlartë. Muhamedi a.s. na rrëfen se si në Miraxh, në një vend, pa një furrë tërë flakë e zjarr, e poshtë ishte e gjerë, e lartë e ngushtë, e ai ndëshkim u bëhej meshkujve e femrave - të zhveshur e të zhveshura, që fluturonin sa poshtë sa lart, nga gjendja e rëndë dhe e papërballueshme, dhe nga dënimet e llojllojshme. E, mbi të gjitha, i nderuari Muhamedi a.s. thotë: "Pashë se u hynte zjarri nga organet gjenitale dhe u dilte nga goja e tyre, dhe dënimi i tyre shtohej. Dhe, i habitur, e pyeta melekun Xhibril, i cili më shoqëroi: Kush janë këta dhe çfarë krimi kanë bërë që po ndëshkohen kaq rëndë dhe kaq poshtërueshëm? E ai më tha se Zoti më ka njoftuar se këta janë ata që ishin dhënë pas epsheve.
Ndjekja e epshit është cilësi e pabesimtarëve, por duhet të kenë kujdes edhe besimtarët, sepse çdokush që posedon këto cilësi posedon cilësitë e jobesimtarit.
Kjo cilësi është mbeturinë e politeistëve të mëhershëm dhe të atyre të sotëm. Epshi është si një plakë e shëmtuar nën vellon e bukur, që të tërheq me sipërfaqen dhe pasqyrën joreale, mirëpo me zbulimin e vellos vërehet shëmtia. Epshi është si shpata e cila duket e bukur e tërheqëse, mirëpo që të vret. Epshi është si libri me kopertina të zbukuruara, po brendia e të cilit është injorancë. Kurse, ndihmësi më i madh i epshit, i cili me përpjekjet e tij të vazhdueshme i urdhëron dhe i nxit njerëzit të bëjnë punë të liga, sjellje të pahijshme, të turpshme dhe të këqija, pa dyshim se është shejtani.
Shejtani armik i njeriut
Kushdo që je, dije se ke një armik shumë të rrezikshëm, i cili me përpjekjet e tij të vazhdueshme gjatë gjithë jetës mundohet të të shmangë nga rruga e drejtë dhe të të hedhë në zjarrin e Xhehenemit. Ai është shejtani, të cilin Allahu xh. sh. e mallkoi dhe e largoi nga mëshira e Tij. Ai është armiku më i madh i njeriut. Nuk është përrallë as gojëdhënë, por ky është një fakt shumë i vërtetë. Ai ka ekzistuar në të gjitha periudhat dhe fazat e historisë njerëzore. Ai ka mashtruar shumë njerëz që jetuan dhe vdiqën, i bëri mëkatarë, dhe është duke i mashtruar dhe duke i shtyrë ende në mëkate njerëzit që ende jetojnë. Ai asnjëherë nuk bën dallim. Për të s'ka dallim i riu a i vjetri, gruaja a burri, kryetari, kryeministri a fukaraja. Synimi i tij është çdo njeri.
Edhe derisa jeni duke shikuar dhe lexuar këtë shkrim, ai është duke vëzhguar dhe, në lidhje me këtë, është duke planifikuar të bëjë diçka me ju. Dëshira e vetme e tij është që bashkë me vetveten e tij të fusë në Xhehenem sa më shumë njerëz; këtu bëni pjesë edhe ju, por dhe unë.
Ai nga njerëzit nuk kërkon që ta adhurojnë, mirëpo nuk kërkon as ta mohojnë ekzistencën e Allahun xh.sh., sepse as ai vetë nuk e mohon. Dëshira e vetme e tij është që njerëzit t'i largojë nga feja e Allahut Mëshirëplotë dhe nga Kurani famëlartë. Ai i bën njerëzit të harrojnë Allahun xh. sh. dhe, për t'i futur në zjarrin e Xhehenemit, atyre ua zbukuron, ua bën
të këndshme, të mirë e të bukur çdo gjë. Madje, me dinakërinë e tij precize, duke e përmendur emrin e Allahut xh. sh., i bën njerëzit të largohen dhe të dalin nga feja e vërtetë. Ai miqësohet me njerëzit, dhe në këtë mënyrë ata i orienton nga e shëmtuara, e liga dhe e ndaluara. Në saje të krejt kësaj edhe vetvetja e tij, por edhe të gjithë ata që e dëgjuan dhe e ndoqën rrugën e tij, dhe e bënë mik atë, do të ndëshkohen dhe do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit. Allahu xh.sh. në Kuran thotë: "Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh atë që i bëhet mik atij." (Haxhxh, 4). Kurse në një ajet tjetër tregohet qartë se shejtani përveçqë i orienton njerëzit në vuajtje e në zjarr, i urdhëron edhe për të këqija dhe paturpësi. Allahu xh. sh. thotë: “Ai ju urdhëron vetëm për të këqija e turpe, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini." (El Bekare, 169).
Nga kjo që u tha deri tash shihet qartë se epshi dhe shejtani, ditë e natë e pa pushuar, pa ndier lodhje, mundohen që njeriun ta nxisin të bëjë keq dhe të largohet nga e vërteta. Shejtani, me ndihmën e epshit, për t'u kjo ka kuptim.
Mirëpo syçelësia e myslimanëve të devotshëm rrjedh nga besimi në Allahun dhe vendosmëria e palëkundur që besimi prodhon sjellje të mira dhe moral të lartë të njeriut. Besimtarët e dinë se sjellja e mirë përbëhet nga veprat që shpërfillin epshin dhe shejtanin. Për shembull, kur bujaria, besnikëria, durimi dhe vetitë tjera të larta morale vihen në praktikë, epshi dhe shejtani neveriten. Këto sjellin si rezultat të mira materiale dhe shpirtërore. Jeta në këtë botë dhe botën tjetër, me shpresën për shpërblim për moralin e pastër, është më bërë i suksesshëm dhe për të pasur ndikim te njerëzit, provon çdo rrugë. Andaj zëri i brendshëm negativ, që vjen nga shejtani dhe epshi, në mendjet e njerëzve vazhdimisht fusin ide të liga, të shëmtuara e të këqija. Për shembull, këta zëra negativë dëshirojnë t' i ndalojnë njerëzit dhe të mos çohen për të falur namaz; i bën të përgjumur, të flashkët dhe pa humor të mirë; dhe përpiqen vazhdimisht t'i bëjnë të harrojnë përse duhet ta bëjnë këtë. Kësodore, këta zëra njerëzit i frymëzojnë edhe të pyesin veten: “Ç'bëhet edhe nëse nuk çohem sot (për namaz)?" Siç po vërehet, shejtani me epshin gjatë gjithë jetës së njeriut përpiqen që të gjitha veprat e ndaluara t' i paraqesin si të lejuara, dhe të na largojnë nga rruga e vërtetë. Për ta bërë këtë shejtani i pëshpërit epshit, e epshi i tregon njeriut se ata që bëjnë gjëra të liga janë më shumë. Shumica e njerëzve marrin para të ndaluara e duke mos u kujdesur nëse është e lejuar apo jo, dhe shkelin parimet e moralit kuranor. Shejtani çdoherë ndjek logjikën se shumica kanë të drejtë, dhe e mirë sesa të gjitha gjërat e kësaj bote dhe kënaqësia që sjell epshi dhe shejtani. Për shembull, ata që refuzojnë pëshpëritjet e epshit dhe shejtanit për të hyrë në ndonjë marrëdhënie të palejuar, dhe parapëlqejnë që të presin shpërblimin e tyre në jetën e pastaj me, do të përjetojnë nder dhe drejtësi në këtë jetë. Në të njëjtën mënyrë ata që mbesin të uritur ose pa gjumë për të plotësuar nevojat e shokëve myslimanë, pa marrë parasysh vështirësitë, do të jenë të kënaqur me shpresën për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Besimtarët që kanë këto veti të mira të moralit, që Allahu i ka lartësuar në Kuran, fitojnë edhe respektin edhe dashurinë e besimtarëve të tjerë. Nëse punojnë shumë për çështjen e Allahut dhe me kënaqësi përballen me çdo pengesë, nëse veprojnë me përkushtim të pashoq për çështje të drejtë dhe pa frikë konfrontimi, dhe nëse janë të gatshëm për çdo lloj vetëflijimi, dashuria dhe respekti që të tjerët kanë për ta do të rriten shumëfish dhe kështu do të mundin epshin dhe shejtanin.
Fatmir Hadri