Fshehtësia e fshehur

Mund të tregojmë ekzistencën e kësaj fshehtësie me argumente prekëse nga fjalët e atyre që nuk besojnë në Ahiret, por besojnë në aktivitet dhe energji dhe besojnë në nevojën që ta shfrytëzojnë mirë kohën e tyre.

Janë bërë shumë eksperimente të cilat kanë vëzhguar temën e potencialit njerëzor, fuqinë dhe madhështinë e këtij potenciali. Secili që studion qenien njerëzore dhe potencialin e tij të fshehtë, thotë se kjo është diç e jashtëzakonshme!
Njeriu, secili njeri, ka rezervë të fuqisë dhe energjisë së fshehtë të pabesueshme! Shikojmë njeriun normal me nivel të inteligjencës mesatare. Nëse vërejmë potencialin e fshehtë, ky njeri është e mundur të bëhet njëri prej gjenive më të mëdhenj, më i madh sesa mund të paramendojmë, njëri nga liderët më të mëdhenj në botë, ose njëri nga shkencëtarët më të mëdhenj botëror.
Si?
Thuhet se ky potencial ruhet tek njeriu. Por, duhet diç që ta nxjerr jashtë.
Pra, nëse dikush vrapon dhjetë ose njëzet kilometra dhe shpenzon tërë energjinë e tij dhe ngec, mjekët që e vëzhgojnë do të thonë se ende ka energji të fshehtë rezervë - natyrale, rezervë organike të energjisë e cila është pakufi. Kjo është diç vërtet e pabesueshme.
Pra, cili është argumenti për këtë? Thuhet që nëse dikush në maratonë lodhet dhe heq dorë nga gara, menjëherë e vëren një luan që do ta sulmojë, do të ngritët dhe ikë sa më shpejtë. Subhanallah!
Nga kjo energji?
Thuhet se ky është argument se ekziston një energji e fshehtë rezervë. Por, diç është faktor kufizues që ta lëviz këtë energji dhe ta nxjerr jashtë. Nëse ky faktor ekziston dhe është i fuqishëm, këto rezerva do të jenë të arritshme në masë të madhe.
Çfarë nëse i aplikojmë këto principe në realitetin e gjeneratës së parë - sahabëve dhe çfarë kanë qenë ata?
Ata kanë qenë beduin të rëndomtë si gjithë arabët. Mirëpo, kur besuan dhe pranuan islamin, shikoni se si potenciali dhe aftësitë e tyre u shfrytëzuan!
P.sh. shikoni Abdullah ibn Mes’udin r.a., ishte një bari nga periferia e Mekës. Ka pasur me mijëra e mijëra barinj tjerë gjatë historisë, mirëpo kur ky bari e përqafoi islamin, u transformua në diç të pabesueshme, u bë dijetari më i njohur në qytetin e Kufës. Njerëzit udhëtonin nga të gjitha viset për ta vizituar Abdullah ibn Mes’udin, bariun! Si u shfrytëzua potenciali i tij dhe si u zgjua energjia e tij e fshehur?
Vërtet e tërë tema ka lidhje me atë se çfarë është ajo që e nxjerr jashtë këtë energji. Ky faktor nxitës që ishte te sahabët, e ne i lutemi Allahut të Madhërishëm që këtë të na dhurojë në zemrat tona, dhe asnjëherë nuk kemi parë që ndonjëri prej tyre ta kërkonte Xhennetin ose të ikë nga Xhehennemi duke fjetur.
Ja, kuptojmë fshehtësinë e fitores së sahabëve, ngase tëre potencialin e tyre e kanë shfrytëzuar maksimalisht. Njëri prej sahabëve ishte i vjetër, por tepër i devotshëm bile edhe në pleqëri. Për këtë njerëzit i thanë: “Plak, si e ke ruajtur kështu freskinë tënde në këtë nivel?” Ai u përgjigj: “I kam ruajtur të gjitha organet nga ajo që Allahu ka ndaluar kur kam qenë i ri, dhe Ai më ka ruajtur në pleqëri.”
Energjia dhe potenciali ende janë këtu. Shiko në potencialin që na ka dhënë Allahu! Koncentrohu në të dhe do të gjesh gjëra mahnitëse. Mirëpo, ky potencial është si nafta, nëse pronari e lë të derdhet në tokë, askush nga ai nuk do të shërbehet, ndërsa nëse e vendos në makinën e tij dhe ndez motorin, makina do të lëviz me lejen e Allahut!



Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip