Rrënjët e freskëta të karrotës së kultivuar, në sajë të pektinave që përmbajnë përdoren si kuruese të shumë sëmundjeve dhe simptomave të shfaqura në organizmin e njeriut.
Përgatitja e përdorimi:
Rrënjët e ziera këshillohen veçanërisht në diarretë e fëmijëve, në sëmundje të mëlçisë, tëmthit dhe në acarime dhe infeksione të zorrëve. Nga jashtë përdoret edhe qulli që fitohet nga rrënja e karrotës, për qetësimin e kruajtjeve.
Vetitë:
- Ndihmojnë në ndalimin e heqjes së barkut tek fëmijët
- Është burim i vlefshëm i vitaminave C, B1 e B2 dhe
- Burim i vitaminës A
- Ka një vlerë të madhe ushqyese.
- Në diarretë e fëmijëve
- Në sëmundje të mëlçisë
- Tëmthit
- Në acarime dhe infeksione të zorrëve
- Për qetësimin e kruajtjeve
- Për mbylljen e plagëve
- Zhdukjen e puçrrave
- Mjekimin e djegieve