Tunizia dërgon myezinët në shkollën e muzikës

Myezinët në Tunizi do të fillojnë trajnim muzikor në Institutin Er-Rashidia, shoqatë artistike e kulturore e specializuar për muzikë, në përpjekje për të përmirësuar stilin në thirrje të ezanit.

"Tunizia ka një trashëgimi të rëndësishme të thirrësve dhe lexuesve, sikur Ali al-Burak, Muhammed el-Burak, Usman al-Andari dhe Muhamed Mashfar. Gjeneratat e kaluara janë rritur duke dëgjuar zërat e tyre", thotë Ahmad Azum, Ministër i Çështjeve Fetare të Tunizisë.

Ministria planifikon të trajnojë një brez të ri në përputhje me trashëgiminë e tyre.

"Ky nuk është një lloj fanatizmi i shkollës tuniziane, por një lloj trajnimi i tunizianëve për të mësuar ezanin dhe Kuranin me zërin e thirrësve tunizian", thotë ministri, duke shtuar se Tunizia është e hapura për të gjitha stilet e këndimit.

Esh-Shadi Shuro, drejtor i Kolegjit Teologjik në Universitetin ez-Zejtun, thotë se qëllimi i kësaj iniciative është që "të përcaktohet identiteti i vendit" me shqiptimin e duhur të fjalëve, por duke pasuar stilin tunizian nga profesorët e fonetikës dhe muzikës”, duke mohuar se ky është një trend i ri.

Ai shtoi se Ministria e Çështjeve Fetare kërkon të përmirësojë performancën e disa myezinëve ndaj të cilëve ka ankesa të qytetarëve për zërin e tyre të dobët.

Ai shtoi se ministria është duke u përpjekur të sigurojnë që myezinët të kenë një zë të aftë dhe të bukur, dhe t’ju ofrojnë njerëzve kënaqësi gjatë thirrjes për namaz.

Në fazën e parë, në projekt do të përfshihen "Xhamitë e Mëdha" të Tunizisë, para se të filloj të zbatohet në të gjitha xhamitë e vendit, gjë që është hap i parë drejt unifikimit të ezanit.

Er-Rashidia është Shkolla më e vjetër e muzikës arabe, e themeluar në vitin 1930 me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë muzikore të Tunizisë gjatë kolonializmit francez.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë