Aktualitete

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, përmes kuzhinave popullore në Mitrovicë dhe në Pejë, ushqen në baza ditore mbi 500 qytetarë të vendit me kushte jo të favorshme ekonomike.

Në kuadër të modernizimit të administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Drejtoria e Financave të BIK-ut, ka filluar trajnimin me arkëtarët e këshillave të Bashkësisë Islame dhe të institucioneve të saj për programin e ri të centralizuar, i cili do të fillojë të aplikohet nga fillimi i vitit 2023.

Shtëpia botuese “Dituria Islame” pjesë e panairit të 25-të të librit “Tirana 2022”

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka parë nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, në shoqërim të Myftiut Tërnava ishte edhe këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Bunyamin Albayrak.

Në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve, sot ka filluar punimet Forumi i Abu Dhabit për promovimin e paqes, sesioni i nëntë.

Me prezencën e mbretit të Bahrejnit, Hamad bin Isa al Khalifa, Papa Françeskut dhe Shejhul Al-Az’harit, Ahmed al-Tajib, perfundoi punimet Forumi i Bahrejnit.

Nën patronatin e shkëlqesisë së tij, mbretit Hamad bin Isa al Khalifa, mbretit të Mbretërisë se Bahrejnit, të enjten, në Qendrën Kulturore “Isa”, në qytetin Manama, nisën aktivitetet e Forumit të Bahrejnit për dialogun me titull “Lindja dhe Perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”

Departamenti i Gruas që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka përmbyllur me një tribunë aktivitetet e saj për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpuntorë sot mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.