Aktualitete
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, u prit në takim nga z. Abdullah Eren, kryetar i Organizatës qeveritare të turqve jashtë vendit dhe popujve miq, të njohur si YTB.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Ai sot është pritur në takim nga kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. Ali ef. Erbash.
Sot, në ambientet e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka vazhduar dita e dytë dhe e fundit e ciklit të parë të trajnimeve fetaro-shkencore, i cili i mbajt në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, sot, në ambientet e medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë, ka filluar cikli i parë i trajnimeve fetaro-shkencore me imamë dhe profesorë
Akademia e Kuranit “Hifdh Kids” që funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ka realizuar një aktivitet me nxënësit e saj duke shënuar kështu Muajin e Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s
Për nder të muajit të Mevludit- Ditëlindjes së Muhamedit a.s. në medresenë “Alauddin” në Prishtinë, u organizua manifestim për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e pejgamberit të fundit, i cili la gjurmë në historinë e njerëzimit.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Egjipt, vizitoi universitetin e famshëm Al Az’har, në të cilin u prit në takim nga rektori, prof. dr. Selameh Davud.
Me ftesë të myftiut të Egjiptit, prof. dr. Shevki Allam, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në Konferencën e shtatë ndërkombëtare me temën “Fetvatë dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”
Nën organizimin e Drejtorisë së Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, 44 besimtarë nga Kosova kanë kryer me sukses umren. Besimtarë të grupmoshave të ndryshme u nisën më 6 tetor, ndërsa u kthyen këtë të diele, më 16 tetor.
Një grup i të rinjve nga Bashkësia Islame e Kosovës, i përbërë nga studentët Isra Hyseni, Arlind Gajtani, Medina Bivolaku, Sehare Sherifi dhe Mirlind Gashi, kanë marrë pjesë në edicionin e katërt të Akademisë së të Rinjve të organizuar nga OSBE nga data 11 deri më 14 tetor 2022 në Prishtinë.