Aktualitete

Haxhitë kosovarë, së bashku me të gjithë haxhitë të tjerë, sot kanë filluar përgatitjet për të dalë në rrafshnaltën e Arafatit, ku do të qëndrojnë deri nesër në mbrëmje

Me rekomandimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, të premten më 02. gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të mbahet hytbe me temë të njëjtë, e cila do t’i kushtohet kujdesit që duhet të kemi në trafik.

Dje ishte nisur grupi i parë i kosovarëve që do të kryejnë sivjet haxhin. Ata kanë arritur shëndoshë e mirë në Mekë.

Dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është nisur aeroplani i parë me besimtarë nga Kosova drejt Mekës për ta kryer obligimin e Haxhit.

Drejtoria për Diasporë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi takim-drekë me imamët dhe kryetarët e këshillave të xhamive të shqiptarëve në diasporë. Takimi u mbajt në ambientet e Medresesë së Mesme “Alauddin”. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me stafin e tij.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava

Nëpërmjet kësaj komunikate, ju njoftojmë se nesër, ditë e premte, më 26.07.2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, në hytbenë e xhumasë, do të jepet mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështjetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.

Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, sot mbajti mbledhjen e saj parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit

Me rekomandim të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot për xhuma në të gjitha xhamitë e Kosovës ligjërohet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.