Aktualitete

Tradita, kultura dhe trashëgimia e pasur e Mbretërisë së Arabisë Saudite janë prezantuar për herë të parë në Prishtinë përmes ekspozitës ndërkombëtare “Urat”, e cila u hap sot në kryeqytet.

Tradita, kultura dhe trashëgimia e pasur e Mbretërisë së Arabisë Saudite do të prezantohen për herë të parë në Prishtinë. përmes ekspozitës madhështore “Urat”.

Me ftesë të Këshillit Botëror për Shoqëritë Myslimane, në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, u mbajt Konferenca dy ditore me kryetarët e bashkësive islame të Ballkanit.

Me ftesë të Kryesisë së xhamisë “Mirësia” në Hasselt të Belgjikë, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, më 27 prill 2025, mori pjesë në tubimin e organizuar për renovimin e xhamisë  “Mirësia”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sot gjatë ditës u prit në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatit të Emirateve të Bashkuara Arabe, dr. Omar Habtoor al Darei.

Sot në Fakultetin e Studimeve Islame u hap ekspozita e organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila ka për qëllim të promovojë veprimtaritë dhe aktivitete e saj bamirëse të realizuara përgjatë viteve. 

Në kuadër të Panairit të Librit, i cili po mbahet në ambientet e FLORI Gallery në Prishtina Mall, shtëpia botuese “Dituria Islame” po vazhdon të pres vizitorë/lexues nga të gjitha grupmoshat.

Me rastin e Ditës Botërore të Librit, u hap Panairi i Librit në Prishtina Mall, ku merr pjesë edhe shtëpia botuese “Dituria Islame” – me mbi 80 tituj nga autorë të njohur të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Nxënës nga shkolla të ndryshme prezantuan një sërë eksperimentesh dhe projekte kreative nga fusha të ndryshme si: Teknologji, Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Gjeografi dhe Art.

Drejtori financiar i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Tanseli Rogova, sot, para studentëve të Fakultetit Ekonomik, mbajti ligjëratën me temën: “Menaxhimi financiar në BIK: midis besimit publik dhe efikasitetit organizativ”.

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!