Aktualitete
Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizituan punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus, i shoqëruar edhe nga delegacioni i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, vizitoi sot xhamitë e vjetra të kryeqytetit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim zyrtar kryetarin e DIJANET-it të Turqisë, prof. dr. Safi Arpaguş.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të në Qeverinë e Malit të Zi, z. Ernad Suljević, i cili shoqërohej nga ambasadori Bernard Qoqaj dhe delegacioni përcjellës.
Kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Safi Arpagus po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar edhe nga anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Valon ef. Myrta, u pritën në takim nga konsulli i Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha.
Departamenti i Gruas pranë KBIGJ-së organizoi iftarin tradicional, duke mbledhur në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi dhe respekti përfaqësuese institucionesh, aktiviste dhe mysafire të shumta
Ekipi i Kryesisë së BIK realizoi një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës
Me ftesë të emirit të Katarit, Tamim bin Hamad al Thani, kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sonte ishte në mesin e shumë mysafirëve të nderit në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.
Në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, në Prishtinë u inaugurua Programi i Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud, për organizimin e iftareve dhe shpërndarjen e hurmave në Kosovë.