Aktualitete
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Fillimisht ai falënderoi anëtarët e Kryesisë për punën dhe angazhimin e tyre të dhënë, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë edhe më tej punën për të mirën e besimtarëve tanë.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef.Myrta
Shtëpisë Botuese "Dituria Islame", do të jetë pjesë e Panairit të 22-të të librit në Ulqini, i cili u hap mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 20 gusht 2023.
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi drejtori i këtij instituti, prof. Sabri ef. Bajgora.
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim kryetarin e Unionit Shqiptar Mysliman në Austrin, Vahidin Behlulin.
Shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef.Tërnava, mr. Besim ef. Mehmeti, gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, ku po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria e Çështjeve Fetare, u prit në takim të veçantë nga ministri i Çështjeve Fetare, dr. Abdulatif al Sheikh.
Nën kujdesin e mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz al Saudit, Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, ka filluar Konferencën e komunikimit me departamentet e çështjeve islame, fetvasë, bashkësitë islame dhe si motrat në botë me titull “Komunikimi dhe integrimini”.
Në vazhdën e organizimeve të takimeve me bashkatdhetarët, të cilat tashmë po bëhen tradicionale, Këshilli i BI-së së Gjakovës organizoi takim, në të cilin përveç bashkatdhetarëve nga vende të ndryshme të diasporës, mori pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti takim me punonjësit fetar, aktivitet ky i parë në kuadër të këtij muaji i cilësuar si “Muaji i Vakëfit”
ryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës nëpërmjet Drejtorisë së saj për Diasporë, ka mbajtur sot takimin tashmë tradicional me bashkatdhetarët tanë që gjenden në diasporë.