Aktualitete
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim anëtarin e Bordit Drejtues të fondacionit “Aziz Mahmud Hüdayi Vakfı”, z. Abdurrahman Topbaş dhe ish-rektorin e Universitetit “Sabahaddin Zaim”, prof. dr. Mehmet Bulut.
Falë bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, të shtunën, më 27 maj 2023, në ambientet e xhamisë shqiptare në Regensdorf të Zvicrës, u promovua libri “Muhamedi a.s., Profeti Islam”, i autorit Imam Vehbi Ismailit.
Më 26 maj, 69 maturante të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, përfunduan me sukses leximin e Kuranit, ku u bë edhe ceremonia e duasë së hatmes.
Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë “Alauddin”, sot, më 25.05.2023, u mbajt duaja e hatmes së 60 maturantëve, të Medresesë në Prishtinë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.
Me datë 24.05.2023, në sallën e konferencave, mbajti ligjëratë vetëdijësuese para studentëve të FSI-së, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi
Shqiptarët e Ulqinit e mirëpritën revistën “Dituria Islame”, e cila iu prezantua atyre si vazhdimësi e aktivitetit për shpërndarjen e saj në gjitha trojet ku ka shqiptarë.
Me pjesëmarrjen e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, përfaqësuesit të Qendrës së Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, Raed Ahmed Alwehaibi, si dhe ambasadorit të Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi, në Prishtinë, u inaugurua programi për shpërndarjen e hurmave në Kosovë i Qendrës së Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef.Myrta
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me nënsekretarin e Përgjithshëm për Paqe në Kombet e Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix, vizituan Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Në ShML “Medreseja Alauddin” në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan u zhvillua gara ndërkombëtare “SELAM PËR TY”.