Aktualitete

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë mbajti sot mbledhjen me imamë për të shqyrtuar aktivitetet e muajit të begatë të Ramazanit.

Në vazhdën e aktivitetit për shpërndarjen dhe prezantimin e revistës “Dituria Islame” në komuna të ndryshme të vendit, të enjtën numri më i ri i kësaj reviste iu prezantua qytetarëve të dy komunave, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame të Shkupit, z. Luftim Dearin, i cili shoqërohej edhe nga studentët e këtij Fakultetit, si dhe nga përfaqësuesit e Unionit Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë nisi ndërtimin e shtëpisë për babanë vetushqyes me pesë fëmijët e tij të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira

Sot, me rastin e festes së Fiter Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë

Besimtarë të shumtë në Kosovë, por dhe më gjerë po kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, festë kjo e cila vjen pas agjërimit të muajit Ramazan.

Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Shoqata Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, bashkë me donatorët e saj, ka gëzuar edhe një familje në kushte të vështira ekonomike, duke i dhuruar donacion një banesë.

Sot përfundon muaji i bakuar Ramazan. Nesër, në pesë e tetë minuta, në tridhjet xhami të komunës së Gjakovës fillon thirrja për namazin e sabahut, ndërsa në gjashtë e njëzet e tre minuta falet Namazi i Fitër Bajramit.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, sot për nder të Fitër Bajramit ka ndarë rreth 570 dhurata për fëmijët e Institucionit Parashkollorë “Ganimete Tërbeshi”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e premte më 21 prill 2023.