Aktualitete

Më 17 dhjetor 2022, në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut vendor dhe mysafirëve, Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion, ka shënuar 20-vjetorin e veprimtarisë së saj.

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në sallën e konferencave u mbajt promovimi i librit “Nga minberi i xhumasë – hytbe” i autorit, Isa ef. Tërshani.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, si dhe imamin me prejardhje shqiptare në Bajram Pasha të Turqisë, z. Haki Vatansever.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun, panë nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. Selim Argun, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeimami I Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim një delegacion të Kapelanisë nga shteti i Iowa-s të ShBA-ve, në krye me kapelan Major, Cory Van Sloten me bashkëpunëtorë

Libri “Muhamedi a.s. profeti islam” nga Imam Vehbi Ismaili e ribotuar së fundi nga shtëpia botuese “Dituria Islame”, po shpërndahet tek vijuesit e mësim-besimit në xhamitë e vendit.

Drejtoria fetare-arsimore e drejtuar nga kryeimami Vedat Sahiti dhe Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës kanë organizuar takimin përmbyllës me mualimet nga e gjithë Kosova.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Ramën, panë nga afër punën që është realizuar deri më tani në ndërtimin në Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Familjes Hasi katër anëtarëshe nga Gjakova dhe familjes Gutaj gjashtë anëtarëshe nga fshati Gerqinë iu dhuruan sot çelësat e shtëpive në të cilat do të jetojnë tash e tutje, kjo falë iniciativës së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, e në bashkëpunim me donatorëve të shumtë nga vendi e mërgata.