Lajme nga Bota

Fatma Ipek Alci e cila është me orgjinë nga Turqia është shpallur “heroina e vitit 2017” në Suedi.

Sipas raportit të “Pew Research”, ku u përdorën tre skenarë, numri i myslimanëve do të rritet në Evropë deri në vitin 2050

Me datë 02.12.2017, ditë e shtunë, në xhaminë El-Hidaje, në St. Gallen, u shënua Tribuna tradicionale kushtuar profetit Muhammed a.s.

Organi më i lartë religjioz i Turqisë, ka njoftuar se valuta virtuale Bitcoin nuk është e përshtatshme me rregullat e fesë Islame, raporton euronews.

Qendra e Kulturës Muslimane në Varshavë, një ndërtesë moderne ku ngrihet një nga dy xhamitë e qytetit si dhe një restorant, të hënën më 27 nëntor u bë objekt i akteve vandale.

Autoritetet Saudite ka ndaluar fotografimin dhe filmimin në dy xhamitë më të shenjta të Islamit, Masjid al-Haram, dhe Masjid an-Nabawi apo ndryshe “xhamia e profetit”, në Medinë, thuhet në një deklaratë të lëshuar të enjten.

Muslimani amerikan fal njeriun e përfshirë në vrasjen e djalit të tij gjatë një seance gjykate në Kentucky, SHBA.

“Djali im, nipi im! Unë të fali në emër të Salahuddinit dhe nënës së tij"
"Unë nuk të dënoj për krimin që ke kryer. Unë nuk jam zemëruar me ty. Unë jam zemëruar me shejtanin dhe unë e fajësoj atë që të ka bindur që të kryesh një krim kaq të tmerrshëm. Më vjen keq për prindërit që të kanë rritur me dëshirë që ti të jesh i suksesshëm në jetë. Suksesi yt është suksesi i tyre. Lumturia jote është lumturia e tyre. Ata tani duhet të qajnë për shkak se ti ke kryer një krim. Falja është dhurata ose bamirësia më e çmuar në Islam. Unë mendoj se duhet ta falë dikë që i ka bërë dëm familjes sime", ishin fjalët e Abdul-Munim Sombat Jitmoud, i cili pastaj e përqafoi Trey Aleksandër Relford, 24 vjeç i cili muajin e kaluar u deklarua fajtor për vdekjen e 22 vjeçarit Salahuddin.

Relford u dënua me 31 vjet burg për pjesëmarrje në vrasje, pjesëmarrje në grabitje dhe përpjekje për të manipuluar me prova në për bashkëpunim në vrasjen e cila ndodhi në Prill të vitit 2015, kur viktima Salahuddin Jitmoud po bënte një nga dërgesat e tij të fundit atë natë, si shpërndarës picash kur u godit me thikë dhe u grabit në një kompleks apartamentesh në Kentucky. Trupi i tij u gjet në brendësi të kompleksit.

Nigeriani gjashtëvjeçar është bërë një nga të paktët që kanë memorizuar Kur'anin për më pak se një vit.

Pas martesës, njëzet e pesë vjeçari gjerman Lukas Rotops, i cili kohë më parë u konvertua në Islam, bashkë me gruan e tij vendosën që muajin e mjaltit ta kalojnë në Mekke.

Sipas Arab News, revista Time ka vendosur sauditen 16-vjeçare në listën “30 të rinjtë më me ndikim në botë” për vitin 2017.

Video

Toleranca ndërfetare - intervistë me Myftiun e Republikës së Kosovës - Naim ef. Tërnava

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!