Lajme nga Bota

Zëvendësministri në Departamentin e Kryeministrit të Malajzisë, i ngarkuar me çështjet islame, Dr.Asyraf Wajdi bin Dato' Dusuki thotë se muslimanët e sodit më shumë brengosen për statusin (hallall) të ushqimit të tyre se sa për statusin e burimit të të ardhurave të tyre.

Emine el-Kadi është gruaja e cila me besnikëri ruan xhaminë e Profetit Ibrahim në qytetin El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Kohët e fundit Kompania çeke ‘Yoni’ ka publikuar një video promovuese të një produkt të ri, siç e quajnë ata “revolucionar”, por që në të vërtetë ai është vetëm një term tjetër për atë që shumica prej nesh e njohim si misvak.
Kjo kompani, përmes një video, po e reklamon këtë produkt si brushë dhëmbësh, dhe deri më tani ka mbledhur mbi 1.5 milion shikime dhe afro 25,000 shpërndarje në rrjetin social, Facebook.
Reklama përmendë disa përfitime të përdorimit të misvakut, duke pyetur njerëzit se a kanë dëgjuar për një brushë të tillë dhëmbësh.
Por, në të vërtetë kjo nuk është edhe aq befasuese duke marrë parasysh faktin se shumë njerëz e dinë se ky produkt (misvaku) përdoret prej mijëra vjetësh.
Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe më fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve. Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica), të cilin e ka përdorë edhe vetë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem.

Punimet për ndërtimin e xhamisë Çamllëxha në Stamboll e cila njëherit do të jetë më e madhja në historinë e Turqisë, janë afër përfundimit, ndërkohë që sipas parashikimeve e njëjta do të jetë e hapur për besimtarët në fund të vitit, njofton Anadolu Agency.

Amina J.Mohammed është betuar në Kuran gjatë emërimit të saj si Zëvendëse e re e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

31 vjeçarja Rasha Atamny është diplomatja e parë muslimane të cilën Ministria e Jashtme e Izraelit e ka caktuar që ta përfaqësojë vendin jashtë, si sekretare e parë në ambasadën izraelite në kryeqytetin turk Ankara.

Parlamenti çeçen miratoi ligjin që lejon mbajtjen e simboleve fetare për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë edhe mbajtjen e hixhabit në shkolla.

Ditë më parë një grup i muslimaneve kanë formuar një zinxhir përgjatë Urës Westminster për t’i kujtuar viktimat e sulmit të 22 marsit. Atyre i janë bashkangjitur edhe gra tjera, të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme.

Teologu bashkëkohor zviceran Dr. Hans Küng, i cili, ndër të tjera, është i njohur për pretendimet dhe bindjet e tij se Isa a.s., (Jezusi) ishte vetëm një njeri dhe Pejgamber i zgjedhur, për Pejgamberin e fundit, Muhamedin (s.a.v.s.) thotë:

Pilotja ushtarake Maybeline Thoraya Boraei Alvarez, është femra e parë muslimane në forcat ajrore të një shteti latino-amerikan, synimi i së cilës është posti i ministres së Mbrojtjes së Ekuadorit.