Lajme nga Bota
31 vjeçarja Rasha Atamny është diplomatja e parë muslimane të cilën Ministria e Jashtme e Izraelit e ka caktuar që ta përfaqësojë vendin jashtë, si sekretare e parë në ambasadën izraelite në kryeqytetin turk Ankara.
Parlamenti çeçen miratoi ligjin që lejon mbajtjen e simboleve fetare për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë edhe mbajtjen e hixhabit në shkolla.
Ditë më parë një grup i muslimaneve kanë formuar një zinxhir përgjatë Urës Westminster për t’i kujtuar viktimat e sulmit të 22 marsit. Atyre i janë bashkangjitur edhe gra tjera, të besimeve dhe prejardhjeve të ndryshme.
Teologu bashkëkohor zviceran Dr. Hans Küng, i cili, ndër të tjera, është i njohur për pretendimet dhe bindjet e tij se Isa a.s., (Jezusi) ishte vetëm një njeri dhe Pejgamber i zgjedhur, për Pejgamberin e fundit, Muhamedin (s.a.v.s.) thotë:
Pilotja ushtarake Maybeline Thoraya Boraei Alvarez, është femra e parë muslimane në forcat ajrore të një shteti latino-amerikan, synimi i së cilës është posti i ministres së Mbrojtjes së Ekuadorit.
Nëse në Google kërkoni fjalën "muslimanja", në çfarëdo gjuhë, në shumicën e rasteve do të paraqiten gratë plotësisht të mbuluara me nikabe ose burka të zeza, e nëse fytyrat e tyre janë të dukshme, atëherë ato janë vetullngrysur dhe duken të frikësuara.
Nuk është e drejtë e Qeverisë që t’u thotë grave se çfarë të veshin, ka thënë kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila këmbëngul se ato duhet të jenë të lira në zgjedhjen e veshjes së tyre.
Intelektuali dhe studiuesi krishterë nga Egjipti, dr.Nebil Luka Babavi, thotë se gjatë studimit të tij të Islamit dy ajete, në veçanti, e kanë impresionuar, dhe nëse ato do të zbatoheshin, do të përfundonin të gjitha konfliktet në botë.
Një burim nga kompania Nike ka konfirmuar se videoja virale e quajtur “What will they say about you?”, ku shfaqen sportistet nga Lindja e Mesme, është pjesë e fushatës "Nike Pro Hijab" që promovon hixhabin e parë sportiv i cili do të jetë në dispozicion në pranverë të vitit 2018.
Islami është e vetmja fe, e cila në përputhje me rritjen e numrit të njerëzve në planetin Tokë, shënon rritjen e tij. Në vitin 2070 Islami do të ketë më së shumti pasues në Tokë, thuhet në studimin e kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.