Lajme nga Bota

Muslimanët e Indonezisë në muajin e Ramazanit fillojnë iftarin me supë prej bananesh.

Një e pesta e popullsisë muslimane në botë jeton në hapësirën evropiane, Amerikën e Veriut dhe Australi, kurse pritet që popullsia mulimane deri në vitin 2030 të përbëjë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës, thuhet në raportin e publikuar nga Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara, raporton Anadolu Agency

Muslimanët që jetojnë në qytetin Kiruna, në veri të Suedisë, do të agjërojnë rreth 20 deri në 22 orë gjatë Ramazanit këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një manifestim rasti, të shtunën më 05.05 2018, në Kanton Thurgau të Zvicër u bë hapja solemne e Xhamisë “Mesxhidi Nur” .

Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, tha se planifikon ti dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, tokë në Mekë, si shenj urimi për fitimin e çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit në Premierligë”.

Andaluzia është krahina më jugore dhe më e ngrohtë e Spanjës, pjesë e gadishullit Iberik, ku për tetë shekuj myslimanët kanë lënë gjurmët e tyre në kulturë, arkitekturë, mënyrë të jetës, por edhe mbi gjuhën e cila dallon nga gjuha standarde spanjolle, për çka ndryshe quhet edhe të folurit andaluzian.

Si grupi më i ri i të gjitha grupeve tjera fetare, me një moshë mesatare prej 30 vjeç, popullsia muslimane është në rritje më të shpejtë në botë, dhe në vitin 2050 India do të jetë vendi me shumicën e muslimanëve, sipas një studimi të qendrës amerikane Pew.

Studentët shqiptarë përfaqësuan denjësisht kulturën dhe traditat tona në panairin “Trashëgimia kulturore e kombeve”, e mbajtur javën e kaluar në Universitetin e Kasimit ne Arabine Saudite.

Autoritetet Saudite kanë bërë të ditur se projekti për rregullimin e infrastrukturës të burimit Zemzem në kompleksin e Mesxhidul-haremit në Mekke ka përfunduar.

Instituti Gatestone raportoi të dielën për shifra alarmante të mbylljes së kishave në kryeqytetin britanik, një trend i pasqyruar edhe në vendet tjera në Evropë, krahas shtimit të numrit të xhamive të cilat janë të vendosura në vend të tyre.