Lajme nga Bota
Një kompani konsultative nga Xhide, Arabi Saudite, Deloitte, në raportin e saj ka vlerësuar se në botë ekzistojnë afro 3.6 milionë xhami, ose statistikisht, për çdo 500 musliman ekziston një xhami.
Një grup i të krishterëve vizituan xhaminë lokale në qytetin Chattanooga, Tennessee, që të luten bashkë me pjesëtarët e besimit islam.
Duke dëshmuar humanitetin e vërtetë muslimanë, muslimanët e Kashmirit kanë nxituar që t’ju dalin në ndihmë pelegrinëve hindu duke ua shpëtuar jetën pas përmbytjeve që kishin përfshirë kampet e tyre.
Më shumë se 350 objekte të artit islam nga koleksioni privat i familjes mbretërore të Kuvajtit janë ekspozuar në Romë nga e shtuna, me ambicien për të imponuar bukurinë kundër terrorizmit.
Administratori i Mesxhidil-Haramit (Qabesë) në Mekke ka shprehur dëshirën që njërin nga pastruesit e Haremit ta shpërblej me të holla për punën e tij zellshme.
Reprezentuesi i kombëtares gjermane në futboll, Mesut Ozil, ka deklaruar për mediat se shpërblimin e fituar nga Kupa e Botës në Brazil ua dhuron fëmijëve të Gazës.
Autoritetet rumune kanë marr vendim që së shpejti të ndërtohet një xhami e cila do të jetë më e madhja në Evropë.
Yohei Matsuyama, iftarin e han me shkopinjtë e zakonshëm. Qëndron i ulur në dysheme, afër një tryeze të ngushtë dhe bashkë më disa burra tjerë japonezë hanin ‘gyudon’, pjatë me oriz dhe me mish lope.
Rezultatet e hulumtimit të kryer nga Universitetit Renmin tregojnë se popullariteti i fesë është gjithnjë në rritje në mesin e brezit të ri të popullatës kineze, ndërsa Islami është feja më e popullarizuar në mesin e njerëzve më të rinj se 30 vjeç.
Në kryeqytetin evropian, Bruksel është hapur xhamia Selimie dhe Qendra kulturo-arsimore me të njëjtin emër, të cilat përfaqësojnë gërshetimin e arkitekturës osmane dhe evropiane.