Lajme nga Bota
Në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Britaninë e Madhe javën e kaluar në parlamentin britanik janë zgjedhur 13 deputetë muslimanë, ku 8 prej tyre janë femra, raporton Anadolu Agency (AA).
Fillimi i ndërtimit të Qendrës Islame në Lubjanë, me ndërtimin e së cilës Sllovenia do të ketë xhaminë e dytë të saj, pasi që e para është rrënuar në përfundim të Luftës së Parë Botërore, është zyrtarizuar të mërkurën nga myftiu i Lubjanës Nexhad Grabus dhe prefekti i këtij qyteti, Zoran Jankoviç.
Nxënësit e Medresesë së Kavajës, Esmir Keci dhe Xhevit Dushku, janë renditur në vendin e dytë në Olimpiadën Shkencore IYIPO, të organizuar në Gjeorgji, duke fituar kështu medaljen e argjendtë.
Kryesia e Çështjeve Fetarë në Turqi në periudhën që vjen kanë ndërmend të botojnë përkthimin e Kuranit të shenjtë në 15 gjuhë.
Gazeta spanjolle Diario Palentino ka publikuar një intervistë me spanjollen e konvertuar në Islam, Maria Losa Serna, e cila thërret në pasimin e tij të plotë në mënyrë që paqja të mbizotërojë në botë.
Presidenti i Këshillit musliman francez Dalil Boubakeur në takimin vjetor të Unionit të Organizatave Islame në Francë ka kërkuar dyfishimin e numrit të xhamive në vend brenda dy vjetësh, me qëllim që të plotësohen kërkesat e miliona muslimanëve francezë, njofton France 24
Palestinezja, Soha al Qeshawi nga Rripi i Gazës, është operatorja kryesore në anijen kozmike të NASA-s, Orion. Ajo është përgjegjëse për testimin e programit software-hardware që shërben për funksionimin e duhur të anijes.
Në aktivitetin e organizuar nga Iniciativa e Respektit Aktiv Ndërkombëtar, të rinjtë me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed së bashku me kartat e shkruara shpërndanë mijëra trëndafila për qytetarët e Belgjikës.
Në Doha gjendet restoranti Zaiqa i cili bën diçka të pazakonshme për këtë vend të Gjirit, të pasur me naftë.
Nxënësja e shkollës së mesme nga Minesota ka arritur një privilegj të rrallë për t'u pranuar në të gjitha universitetet Ivy League, dhe disa universitete tjera të lartëranguara.