Lajme nga Bota

Ambasada Turke në Banxhul, Gambi, të enjten i ka dorëzuar mbi 10.000 kopje të Kur'anit në Këshillin e Lartë Islam të Gambisë (GSIC), në një ceremoni të mbajtur në Zyrën e Këshillit Qendrorë në Kanifing.

Panairi Ndërkombëtar për Ushqime dhe Prodhime Islame Hallall u hap në Shangai, Kinë, më 15 maj 2014.

Kryetari i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov premtoi një milion rubla shpërblim për të gjithë ata që do të përgatisin dhjetë hafizë të Kur'anit të Shenjtë.

10 milionë kopje të Kur'anit të Shenjtë do të publikohen në bashkëpunim me Eid Bin Muhamed Al-Thani, Shoqatën Bamirëse në Katar.

Sllovenia ka emëruar një grua muslimane me shami për të përfaqësuar Partinë Social Liberale në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian që do të mbahen më 25 maj 2014.

Një grua greke me shami është e para kandidate muslimane që do të përfaqësojë vendin e saj në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian, duke shpresuar për të parandaluar diskriminimin anti – musliman dhe për të siguruar barazi për minoritetin fetar musliman.

Ditët e kulturës islame do të shfaqen nga COREIS (Komuniteti Fetar Islamik i Italisë), në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Arsimit, Universitetin dhe Institutin e Gjurmimeve, në datat 15-16 Maj 2014 në Torino, Itali.

Një futbollist nga Senegali, që luan në Premier Leaguen e Anglisë, ka financuar ndërtimin e një xhamie në qytetin e prindërve të tij në Senegal.

Radio Kur’ani e Marokut është zgjedhur si radio-stacioni më popullor në këtë vend të Afrikës së Veriut.

Xhamia e parë në rajonin Baskisë Veriore në Francë u përurua të dielën, më 4 maj 2014