Vlera e dhjetë ditëve të parë të muajit Dhul Hixhxhe

Falënderimet, madhërimet, adhurimet janë vetëm për Allahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botrave, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Atij ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi zotërinë tonë Muhammedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe të mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jemi në ditët e para të muajit të bekuar Dhul-Hixhxhe me të cilin lidhet kryerja e kushtit të pestë të Islamit, Haxhit. Ky muaj është i vlefshëm për atë i cili e kryen këtë adhurim të çmuar si dhe për atë i cili këtë vit nuk ka pasur mundësi të shkoj në Haxh. Allahu xh.sh. veçanërisht i ka përzgjedhur dhjet ditët e para të këtij muaji të bekuar.
A jemi të vetëdijshëm për të mirat e Allahut xh.sh ndaj nesh, I Cili na bëri të mundur që t’i përjetojmë këto ditë të bekuara dhe të shenjta?! Ditë të cilat Allahu i Madhërishëm i zgjodhi ndër ditët tjera të viti. Ditë në të cilat Pejgamberi, s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka ditë në të cilat punët e mira janë më të preferuara dhe më të dashura te Allahu xh.sh., se këto ditë", duke menduar në dhjetë ditët e para të muajit Dhul-Hixhxhe...
A jemi të gatshëm për t’i pritur këto ditë apo nuk kemi fare dijeni se ato po vijnë? Pritja dhe përgatitja për to është një tregues i madh i forcës së imanit dhe dëshirës së njeriut për të fituar kënaqësinë e Allahut xh.sh. Në anën tjetër, përkundër kësaj, mos përgatitja për këto ditë, mos njohuria për ardhjen e këtyre ditëve, është një tregues i madh i besimit të dobët dhe neglizhencës në të cilën ndodhet njeriu.
Allahu xh.sh. betohet në dhjetë netët e muajit Dhul-Hixhxhe dhe thotë: “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! (El-Fexhr, 1-2) Sipas mendimit të dijetarëve, këto janë dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxhe. Allahu xh.sh. betohet në këto ditë, e në atë që betohet Allahu xh.sh., Sunduesi i gjithë botëve, ka vlera të veçanta!
Ne, në ligjeratëne sodit, dëshirojmë të flasim për vlerat e këtyre dhjetë netëve (ditëve) të Dhul-Hixhxhes, në mënyrë që t’i kalojmë sa më mirë dhe në adhurim. Për çdo besimtar dhe besimtare është obligim që t’i shfrytëzoj ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto janë ditët e devotshmërisë, bindjes, përuljes dhe frikë respektit ..
Pejgamberi s.a.v.s. në hadithet e tij flet për vlerat e rëndësinë e Dhul-Hixhxhea dhe i përkujton besimtarët në shtimin – përforcimin e ibadetit. Ka rekomandua që në këto ditë të bëjmë shumë tesbih (duke thënë Subhan Allah), Tahmid (duke thënë Elhamdulilah) dhe Tekbir (duke thënë Allahu Ekber). Në këtë kuptim, fjalët e Pejgamberit, s.a.v. s. të cilat i transmeton Abdullah ibn Omeri, r. a.: “Nuk ka asnjë ditë më të vlefshme tek Allahu xh.sh. dhe as më të dashura tek Ai, prej këtyre dhjetë ditëve, ndaj, përforconi në to tehlil (duke thënë shehadetin), Tekbir (lavdëruar Allahun xh.sh ) dhe tahmid (falënderim All-llahut xh.sh. )! "(Ahmedi). Pavarësisht se a falet namazi me xhemat apo në shtëpitë e tyre, pas namazit farz, duke filluar pas namazit të sabahut të ditës së nëntë dhu-l-Hixhxhes e deri pas namazit të ikindisë , ditës trembëdhjetë dhu-l-Hixhe, dita e katërt e Bajramit, të këndohet Tekbiri i njohur: Allahu Ekber ekberullahu, la ilahe illa Allah Akbar valla, All-llahu Allahu ekber we lillahi'l-hamd.
Andaj, është synet që këto ditë të lexojmë: tekbir, tahmid, tahlil dhe tesbih. Është prej synneteve që ky lexim të jetë me zë në xhamia, shtëpi, rrugë dhe çdo vend ku lejohet të përmendet emri i Allahut xh.sh. Meshkujt lexojnë me zë, veç e veç, përderisa gratë në heshtje. Ky sunnet është zhdukur plotësisht dhe pothuajse nuk dëgjohet tekbiri fare në nëntë ditët e para të këtij muaji. Është e nevojshme t’ua përkujtojmë këtë hadith atyre që e kanë harruar. Për ringjalljen e synnetit të harruar do të ketë shpërblim për të cilin ka folur Pejgamberi në hadithin në vazhdim: Transmeton Ibn Amr ibn avf El Muzeni që ka dëgjuar nga babai i tij e ai nga gjyshi se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Bilall ibn Harisit: “Mbaje në mend!” I tha: Çka të mbajë në mend o i dërguari i Allahut?” I tha: “Mbaje në mend Bilall!” I tha: “Çka duhet të mbaj në mend o i dërguari i Allahut?” I tha: “Ai i cili e ringjallë një synnet prej synneteve të mia, të cilët do të harrohen pas meje, atij do t’i takoj shpërblimi sikurse edhe atij që e zbaton, pa iu munguar atij aspak. E, nëse e fut ndonjë risi të gabuar (bidat) më të cilin nuk është i kënaqur Allahu xh.sh. dhe i dërguari i Tij, do të kenë gjynah sikurse ata që e praktikojnë, pa iu munguar atyre asgjë nga gjynahet!” (Termidhiu)
Muslimani është i obliguar që t’i shfrytëzoj këto ditë dhe t’i kaloj në ibadet të sinqertë, duke mos dëshiruar asgjë tjetër përpos kënaqësinë dhe privilegj nga Allahu xh.sh. Ç’do musliman, pa marr parasysh a është në haxh apo në shtëpi, ai është i detyruar që këto dhjetë ditë t’i kaloi në bindje ndaj Zotit të vet, të dëshmoj Islamin, Imanin dhe Ihsanin e tij.
Kjo është koha e agjërimit vullnetar. Agjërimi vullnetar duhet të jetë ibadet i cili është praktikë e vazhdueshme e çdo muslimani, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “ Kush e agjëron një ditë në rrugën a Allahutr xh.sh., Allahu xh.sh. do ta largoi fytyrën e tij prej zjarrit të xhehennemit shtatëdhjetë vjet.” ."( Buhariu dhe Muslimi)
Në veçanti kur është në pyetje agjërimi i ditës së nëntë të muajit Dhul-Hixhxhe (jevmu-l-Arefe – Dita e Arafatit) për, të cilën ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. “Besoj që All-llahu xh.sh. për agjërimin në ditën e Arafatit do t’i falë mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.”
Transmeton Ebu Katade el-Ensari r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji dhe Ramazanin njëri pas tjetrit, janë sikur agjërimi i tërë vitit." Do të jetë pyetur rreth agjërimit në Arafat, dhe tha se ai fshin mëkatet e vitit para dhe pas vitit." E pyeten rreth agjërimit të ditës së Arafatit, tha:" Ai fshin mëkatet e vitit të kaluar !"(Muslimi)
Agjërimi është një nga mënyrat më të mira ti afrohemi Allahut xh.sh.. Sunnet është agjërimi i nëntë ditëve të para të këtij muaji, siç është përshkruar në hadithin në vijim: Transmeton Hunejde bin Halid nga bashkëshortja e tij, e ajo nga Pejgamberi s.a.v.s.: “ Pejgamberi s.a.v.s. e ka agjëruar ditën e Ashurës, nëntë ditët e Dhul-Hixhxhes dhe çdo muaj nga tri (ditët e bardha).” (Tirmidhiu)
Dita e dhjetë e muajit Dhul-Hixhxhe, është dita e parë e Kurban Bajramit. Ai i cili atë ditë i afrohet Allahut xh.sh. me prerjen e Kurbanit, me derdhjen e pikës së parë të gjakut, Allahu xh.sh., ia fali atij dhe familjes së tij mëkatet . E, ai cili atë ditë e ushqen të skamnorin dhe jep sadaka, Allahu xh.sh., do ta ringjall në Ditën e Gjykimit të siguruar dha peshorja e veprave të mira do të peshojë më rendë se çdo kodër në tokë.
Sikurse edhe për shumë ibadete tjera, ashtu edhe për kurbanin është caktuar koha e saktë. Thotë Pejgamberi s.a.v.s.: "Gjëja e parë me të cilën e fillojmë këtë ditë, ditën e parë të Kurban bajramit, është që ta falim namazin e Kurban Bajramit, pastaj të kthehemi në shtëpitë tona dhe ta premë Kurbanin. Kushdo që vepron kështu, ai ka vepruar sipas Sunetit tonë. "(Buhariu dhe Muslimi)
Allahu xh.sh. thotë: “E për atë lutu Zotit tënd dhe prej Kurban.” Me kryerjen e këtij obligimi përhapet ndjenja e mëshirës ndaj familjeve të varfra dhe vërtetohet humanizmi. Me këtë akt e falënderon Allahun xh.sh. për të mirat të cilat na i ka lejuar për ushqim: “…. kështu ua nënshtruam për të qenë falënderues. Te Allahu nuk do të arrij as gjaku as mishi i tyre,por tek Ai do të arrijnë veprat e juaja të mira e të sinqerta . Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.!(El-Hadz, 36-37)
Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Gjëja më e vlefshme që kam thënë unë dhe çfarë thanë pejgamberët para meje në këto dhjetë ditë është: LA ILAHE ILALLAH, VAHDEHU LA SHERIKELEH.

Në këto ditë ne kemi nevojë ta lusim sa më shumë Allahun xh.sh., për falje, të falim namaz vullnetar, të lexojmë Kur'an, të shpërndajmë sadaka, t’i ndihmojmë familjes, të afërmeve, vëllezërve dhe motrave në Islam, të moshuarve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara, fëmijëve dhe të sëmurëve, dhe vizita në emër të Allahut .

E lusim Allahun e Madhërishëm, të Gjithëmëshirshmin dhe Mëshirëbërësin, që të na mundësoi që ditët e bekuara të Dhul-Hixhxhes t’i shfrytëzojmë në përulje ndaj Tij dhe të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona që janë në burgje anë e kënd botës që sa më pare të jenë të lirë. Të bëjmë dua për vëllezërit tanë në mbarë botën të cilët janë duke luftuar, që fjala e Allahut të jetë mbi të gjitha të tjerat, edhe pse nuk iu pëlqen jobesimtarëve dhe politeistëve.
O Allahu ynë, na bëjë prej robërve të Tu të drejtë dhe të sinqertë, ku që gjinden dhe jetojnë dhe ndihmoju të gjithë vëllezërve dhe motrave tona ku do qofshin ata.
Të lutemi, o Zot i botëve na dhuro përulësinë në zemrat tona dhe gjuhët tona të jenë të preokupuara në falënderimin dhe madhërimin Tënd dhe mos lejo që të na kaplojnë dobësitë në mënyrë që të heqim dorë nga dërgimi i lutjeve për vëllezërit tanë të shtypur në mesin e tyre të moshuarit, gratë dhe fëmijët në këtë botë kalimtare.
O Zoti ynë, forcoje thirrjen në tevhid, në vendin tonë dhe gjithandej ku ka musliman.... Amin



Hatib: Nezim Haliloviç
Përktheu dhe përshtati: Esat Rexha