Në Kur’anin famëmadh, All-llahu i madhërishëm betohet: “Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën e ndiçojnë natën). Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë).” (Et Tekvir, 15-16)
Verseti 15 tregon për objektet të cilat, gjatë lëvizjes, largohen dhe tërhiqen.
Verseti 16 sugjeron kuptim të ngjashëm. Ai flet për objektet të cilat lëvizin dhe në lëvizjen e tyre ndonjëherë fshihen (zhduken).
Nëse supozojmë se që të dy versetet flasin për të njëjtën gjë, atëherë mendimet tona mund të përqëndrohen tek yjet, të cilat largohen; planetët, të cilët akultojnë yjet, dhe planetët, të cilët kohë pas kohe lëvizin në mënyrë retrograde. Kur është fjala për planetët, duhet të kemi parasysh që ata, për shikuesin nga Toka, janë si yje, edhe pse janë trupa të ftohtë qiellorë.
Yjet të cilët largohen: janë yje masivë, që lëvizin me shpejtësi të madhe nëpër hapësirën ndëryjore. Si një anije, ata notojnë në mediumin ndëryjor. Ylli i cili ikën, HD 77581, ka krijuar para vetit harkun rënës, të bukur, duke mbledhur materialin e gaztë në udhëtimin e vet. Ky yll lëviz me shpejtësi 50 milje në sekondë. Çfarë ka mundur ta vërë në lëvizje këtë yll? Ndoshta një përgjigje të zbehtë mund të na japë ylli optik pulsues, i njohur si Vela X-1, i cili nuk shihet. Ky yll pulsues është mbeturinë e eksplodimit të yllit super të ri, i cili këtij ylli masiv, ndoshta, i ka dhënë një goditje të fuqishme.
Okultacionet - fshehja e yjeve dhe planetëve
Qielli i natës përmban shumë çudira, por në të shumtën e rasteve ato janë displeje statike. Përkundër këtyre, okultacionet janë fenomene dinamike të cilat ofrojnë demonstrime mahnitëse të lëvizjeve orbitale. Okultim, fjalë për fjalë do të thotë “të fshehësh”, “të mënjanosh” diçka. Okultimi i Hënës ndodh kur tehu i Hënës has në yll, dhe ai shuhet papritmas. Ylli paraqitet përsëri papritmas në anën e kundërt të Hënës, pas një ore ose më tepër.
Okultimi rrëshqitës ndodh kur Hëna rrëshqet pranë yllit. Në udhëtimet e parashikuara okulte, në distancë dy deri tri kilometra, mund t’i shohim yjet që dridhen disa herë kur kalojnë pas kodrave dhe luginave afër poleve të Hënës. Rrëshqitja është okultimi më interesant i Hënës.
Planetët, asteroidët dhe kometat mbulojnë gjithashtu yjet. Këto okultime planetare janë shumë më të rralla sesa të Hënës. Kjo ndodh për shkak se kur i shikojmë me sy ato duken të vogla dhe për shkak të ngadalësisë së objektit i cili okultohet. Sa i përket asteroidëve, ata nuk mund të shihen fare me teleskop të vogël dhe prezenca e tyre dëftohet vetëm kur zhduket ylli i cakut.
Lëvizja retrograde - lëvizja imagjinative prapa
Ndonjëherë na duket që planetët e jashtëm(1) e ngadalësojnë lëvizjen në mes yjeve dhe ndalen, pastaj një kohë lëvizin prapa, ndërsa më vonë kthehen përsëri në rrugëtimin fillestar. Kjo lëvizje prapa është lëvizje imagjinative, jo reale.
Meqenëse Toka në orbitën e saj lëviz më shpejt se planetët e jashtëm, ajo i tejkalon gjatë lëvizjes së saj orbitale rreth Diellit. Për shembull kur Toka fillon të tejkalojë Marsin, neve na duket se ajo e ngadalëson lëvizjen në mes yjeve. Kur Toka e tejkalon Marsin, ai për pak kohë bën një lëvizje të lehtë kah perëndimi. Por, kur Toka e tejkalon dukshëm, Marsi merr kursin e mëparshëm dhe vazhdon të lëvizë në rrugën e vet ndërmjet yjeve.
Është një betim i vetëm në Kur’anin fisnik, për të cilin All-llahu i madhërishëm thotë se është një betim i madh. Nga teksti kuranor vërehet zakonisht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e këtij betimi. Vetë fakti se kemi të bëjmë me betim madhështor, tregon se në të duhet përqëndruar posaçërisht vëmendjen për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe. Betimi në vete përmban diçka kolosale, sepse nga Ai varet vetë ekzistimi i Gjithësisë. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninë e kozmosit.
Tani të shohim si tingëllon ky betim i madh në gjuhën e Kur’anit famëmadh: “Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve. E ai është betim i madh, sikur ta dini!” (El Vakia, 75-76)
Kuptimi i këtij betimit është përcaktuar me tri fjalë. Këto fjalë janë: mevaki, nexhum dhe adhim. Të fillojmë shpjegimin e këtyre fjalëve me rend të kundërt.
Adhim, d.m.th.: i madh, madhështor, i fuqishëm, kolosal, i jashtëzakonshëm.
Nuxhum, është shumësi i fjalës nexhm, që d.m.th. yjet.
Mevaki, është shumësi i fjalës meuaki’a, dhe kjo fjalë është treguar e paarritshme për shumë përkthyes të Kur’anit. Shumica e përkthyesve shqiptarë e kanë kuptuar si “kohë e perëndimit”. Kështu, Feti Mehdiu e kupton meuaki’ si “perëndimi i yjeve”; Sherif Ahmeti, si “shuarje e yjeve”; Hasan Nahi, si “çasti i perëndimit të yjeve”, ndërsa Muhamed Taki-ud-Din El Hilalin, si “perëndim i yjeve”.
Por meuaki nuk e tregon kohën kur ka ndodhur diçka (meuakit- njëjësi i vakt), por përkundrazi vendin ku ndodh diçka. Po t’i shfletojmë fjalorët e gjuhës arabe, do të shohim se meuaki’ do të thotë: vend, lokacion, pozicion, pozitë. Duke pasur parasysh këtë, përkthimi i versetit kuranor është: “Por jo! Betohem në pozitat e yjeve. Dhe vërtetë, ky është betim madhështor sikur ta dini!” (El Vakia, 75-76)
Mundësia e shpjegimit të verseteve të betimit të madh
Pozitën e ndonjë objekti në univers (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i përcaktojmë me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.
Për shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitës së yjeve është i pandërprerë; yjet “rrëshqasin” nga lindja në perëndim, për t’u paraqitur përsëri në lindje.
Por, ky është vetëm ndryshim imagjinativ i pozitës. Kjo është evidente edhe gjatë stinëve të vitit. Kështu p.sh., qielli gjatë netëve dimërore nuk është sikur netëve verore, sepse verës në qiell do të shohim yje krejtësisht të tjerë. Ky fenomen është shprehje e revolucionit të planetit tonë. Për këtë, varësisht nga pozita momentale e Tokës në orbiten rreth Diellit, Dielli do të na projektohet vazhdimisht në Yjësinë e Re.
Mirëpo yjet kanë edhe lëvizjet e tyre, të cilat, në krahasim me Diellin, janë mw tw shpejta për disa dhjetëra km/s. Këto lëvizje mund të vërehen vetëm në intervale të gjata kohore.
Duhet ditur se ekzistojnë yje që dalin dhe humbasin çdo ditë (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnë yje që nuk dalin kurrë dhe zhduken (anticirkumpolare).
Këta yje në qiellin perëndimor rrotullohen vazhdimisht rreth Yllit Polar, por nuk bien kurrë nën horizont.
Ekzistojnë gjithashtu yje që, për shkak të pozitës që kanë në qiell, ne nuk i shohim kurrë. Këta janë yjet e qiellit jugor, që i shohin banorët e Polit të Jugut.
Pozita e Tokës në krahasim me Diellin
Sikur pozita e Tokës në krahasim me Diellin të ndryshohej ashtu që orbita e saj të jetë për 4% më e vogël, gjegjësisht 144 milionë kilometra në vend të 150 milionë kilometra, temperatura e Tokës do të rritej gradualisht deri në 450°C. Atëherë i tërë uji i saj do të avullohej dhe jeta do të shuhej si në Venerë. Përkundrazi, sikur pozita e Tokës në krahasim me Diellin të jetë vetëm 1% më e madhe, gjegjësisht 151.5 milionë kilometra në vend të 150 milionë kilometra, temperatura do të ulej gradualisht deri në -40°C. Uji në Tokë do të ngrihej dhe jeta në sipërfaqen e saj do të bëhej e pamundur, siç është në planetin Mars.
Pra, pozita e Tokës në krahasim me Diellin nuk është e rastësishme, por përcaktim nga All-llahu i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, i cili çdo gjë krijoi dhe rregulloi.
Pozita e yjeve dhe rrjedha e kohës
Duke marrë parasysh largësinë e pabesueshme të yjeve, ata na duken të palëvizshëm. Në realitet, nuk është kështu. Hapësira në mes të yjeve rritet për çdo sekondë, ndërsa Universi është në zgjerim e sipër, siç është konfirmuar më herët. Yjësia e Virgjëreshës, për çdo sekondë është për 1.200 km të tjera larg prej nesh. Yjësia e Ujorit largohet nga Toka 60 km në sekondë.
Pozita e yjeve, graviteti dhe baraspesha kozmike janë në lidhje të ngushtë, prandaj nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim në pozitën e ndonjë ylli e të mos shprehet në hapësirën përreth tij. Mirëpo, secili ndryshim në kozmos është i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj për këtë nuk kemi pasoja në përmasa katastrofash.
Rëndësia e njohjes së pozitës së yjeve
Sot është e mundur që në bazë të lëvizjes së yjeve të përcaktohet vjetërsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave në gjendjen dhe formën e tanishme.
Sot astronomët, përveç nevojës që të dinë në cilën pjesë të qiellit t’i drejtojnë teleskopët e tyre dhe të shikojnë galaktikat e zbehta, të largëta dhe pozitën e vërtetë të yjeve, për mbajtjen e kursit të satelitëve artificialë, ata kanë nevojë të dinë dhe të sigurojnë ndihmën e nevojshme për drejtimin e sondave kozmike, si Giotta, e cila në vitin 1986 ka sjellë me sukses fotografi dramatike të kometës së Haleit.
Largësia e yjeve
Sa janë yjet larg? Nuk është njësoj a janë yjet të vendosur menjëherë pas Saturnit apo janë shumë vit-dritë larg. Largësia e yjeve përcaktohet me metodën e paralaksit.(2)
Në rrethinën e Diellit nuk ka tollovi yjore(3) dhe nuk ka yje tepër. Nëse drejtohemi me shpejtësi drite tek ylli më i afërt, atëherë ne duhet të udhëtojmë disa vjet. Për çdo vit do të mund të takonim ndonjë yll.
Ku lëvizin yjet?(4)
Të gjithë yjet lëvizin, por jo me shpejtësi të njëjtë. Sa më afër që ndodhet ylli, aq më lehtë do t’i shohim lëvizjet e tij. Yjet lëvizin me siguri pak kah ne, pak larg nesh me shpejtësi radiale. Për shkak të lëvizjeve të tyre, yjet nuk kanë vend të njëjtë. Astronomët e ardhshëm, të cilët do të vijnë pas nesh, do të shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnë emrat e yjeve! Kështu, dituria e tanishme mbi lëvizjen e yjeve mundëson të kemi njohuri për të ardhmen dhe për të kaluarën e kupës qiellore.
Kur’ani herë-herë përdor ndonjë fjalë të cilën bashkëkohësit nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo ta shpjegojnë, por All-llahu i madhërishëm e di që breznitë e ardhshme do ta zbulojnë dhe do ta shpjegojnë, siç bën aluzion verseti kuranor në vijim: “Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetën e tyre, deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë”. (Fussilet, 53)
1. Planetë të jashtëm quhen të gjithë planetët që janë më larg se distanca që ka Toka me Diellin, siç janë: Marsi, Jupiteri, Saturni etj.
2. Paralaksi është këndi ndërmjet dy drejtimeve nën të cilat shihet një objekt nga dy pika të ndryshme të hapësirës në të njëjtin çast. Në astronomi paralaksi shpeshherë shërben si një parametër për vlerësimin e largësive të trupave të ndryshëm qiellorë prej nesh.
3. Ylli më i afërt me Diellin është Proksima Kentauri, që ndodhet 4.27 vit-dritë larg Diellit.
4. Duke ditur lëvizjen vetiake, paralaksin