Mëshira e Pejgamberit s.a.v.s.

Në çdo veprim të tij, në çdo fjalë të tij vërehet mëshira.

Ebu Dherri r.a. e pyeti Pejgamberin s.a.v.s.:
“Çfarë do ta shpëtojë njeriun nga zjarri?”
“Besimi në Allahun” - u përgjigj Pejgamberi.
“Por, i Dërguar i Allahut, me besim shkojnë edhe veprat e mira?” - pyeti Ebu Dherri.
“Të ndash atë që të ka furnizuar Allahu” - u përgjigj Pejgamberi.
“Nëse është i varfër dhe nuk ka çka me ndarë?” - pyeti Ebu Dherri.
“Le të urdhërojë për të mirë dhe ndalojë të keqen” - u përgjigj Pejgamberi.
“Nëse nuk mundet?” - pyeti Ebu Dherri.
“Le ta ndihmojë të paaftin (të ngecurin mentalisht)” - u përgjigj Pejgamberi.
“Nëse nuk mundet as këtë?” - pyeti Ebu Dherri.
“Le ta ndihmojë atë që i është bërë padrejtësia” - u përgjigj Pejgamberi.
“Nëse është i dobët dhe nuk mundet ta ndihmojë?” - pyeti Ebu Dherri.
“Le të largohet nga ofendimi i tjerëve” - u përgjigj Pejgamberi.
“Por a do të hyjë në xhennet nëse e bën këtë?” - pyeti Ebu Dherri.
“Nuk ka besimtar i cili vepron njërën prej këtyre veprave, e që ajo (vepër) nuk e kap për dore dhe e fut në xhennet” - u përgjigj Pejgamberi.
Pra mjafton njëra nga veprat e përmendura për të hyrë në xhennet.
Andaj, ai i cili ndan pasurinë, ai i cili urdhëron për të mirë e ndalon nga e keqja, ai që ndihmon të retorduarin, ai i cili largohet nga ofendimi i tjerëve, pra secila nga këto vepra është biletë për xhennet, pra le të mundohemi që t’i fitojmë këto bileta këtu në dynja duke praktikuar këto vepra.
Pra, është interesant që forma më e vogël e veprës së mirë e cila e fut njeriun në xhennet është mos ofendimi i tjerëve. Pra, nëse nuk mundemi asgjë, atëherë së paku të heshtim dhe do të fitojmë xhennetin.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip