Do të vijë koha kur ...

Transmetohet nga Hudhejfe ibn Jemani, r.a, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

“Do të shuhet (zhduket) Islami ashtu siç zhduket të qëndisurit e rrobës, gjersa të mos dihet se ç’është agjërimi, e as namazi, as kurbani, e as sadakaja. Dhe do të ngritet Libri i Allahut brenda një nate, kështu që nga ai nuk do të mbesë asnjë ajet dhe do të mbesin disa grupe të njerëzve:plaku i moçëm dhe i dobëti do të thonë: “I kemi mbërritur baballarët tonë në këtë fjalë: “La ilahe il-laAllllah”, andaj edhe ne jemi duke e thënë”. Siletu ibn Zuferi i tha Hudhejfes: “Çka ju bën dobi atyre “La ilahe il-laAll-llah” kur ata nuk e dinë se çka është namazi, as agjërimi, as kurbani, e as sadakaja”?!
Hudhejfe iu shmang atij, kurse ai e përsëriti atë tri herë, e ai në të trijat herë shmangej nga ai. Pastaj në herën e tretë u kthye kah ai dhe i tha: “O Siletu! Ajo i shpëton prej Zjarrit të Xhehenemit (këtë e tha tri herë)”. (Hadithin e shënon Ibni Maxhe, në Sunenin nr.4049, si dhe imam Hakimi në el-Mustedreku 4/473, ndërsa shejh Albani r.h.m, në veprën nr.87, e ka llogaritë në sahih)
Omeri r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjet e njerëzve por zemrat e tyre do të jenë sikur të ujqve të shkretëtirës. Do të derdhin gjak dhe nuk do të hezitojnë nga të këqijat që i bëjnë. Nëse u jep betimin në besim - do të mashtrojnë, nëse të drejtohen - do të gënjejnë, nëse u beson - do të tradhtojnë, kur nuk je me ata - do të përgojojnë. Fëmijët e tyre do të jenë të pafytyrë, rinia e devijuar, të moshuarit e tyre do të jenë të këqij - nuk do të urdhërojnë në të mirë dhe nuk do të ndalojnë nga e keqja. Të jesh me ta është nënçmim, të kërkosh diçka prej tyre është varfëri e vërtetë. I miri në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në mesin e tyre është i mirë. Syneti për ta është bid'at - risi, ndërsa bid'ati - risia për ta është synet. Kushdo që urdhëron në të mirë, në mesin e tyre, është i dyshuar, fasikune konsiderojnë një njeri të nderuar, ndërsa besimtarin e shtypin! Kur njerëzit fillojnë të sillen në këtë formë, Allahu atyre do t’ju dërgoj sundues që t’i vrasin nëse diçka flasin, do t’i eksploatojnë nëse heshtin , do t’ua marrin atë që ata e fitojnë dhe do të sillen padrejtësisht derisa të kenë pushtetin mbi ta. "(Xhami'ul-Ehadis, Sujuti, nr.31621.)

Ebu Hurejre transmeton, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur besimtari nuk do të mund ta ruaj fenë e tij përveç atij i cili, me besimin e tij do të shkoi prej kodrës në kodër, nga maja në majë, nga shkëmbi në shkëmb. Kur të vjen ajo kohë, ekzistenca e jetës nuk do të sigurohet ndryshe pos me zemërimin e Allahut (fitime haram). Kur të vjen ajo kohë, njeriu do të vuaj për gruan dhe fëmijët e tij, e nëse nuk ka fëmijë, atëherë për prindërit e tij, e nëse nuk ka prindër, atëherë për të afërmit dhe komshitë e tij. Kanë pyetur: Përse do të ndodhë kështu o i dërguari i Allahut? Është përgjigjur: “Do ta turpërojnë për shkak të furnizimit të pakët (varfërisë), dhe për këtë arsye njeriu do t’i nënshtrohet asaj që do ta shkatërroj! "(Kitabul-Zuhd el-Kebir, Bejhekiu, nr.446.)

Ebu Hurejrer.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Pasha Atë, në duart e të cilit është shpirti im, dynjaja nuk do të shkatërrohet përderisa të mos vjen koha kur vrasësi nuk do të dijë arsyen pse ka vrarë, e as i vrari pse është vrarë! I thanë: Si do të ndodhë kjo? Ka thënë: "Trazirat do të jenë të mëdha (heredž), edhe vrasësi edhe i vrari do të hedhen jenë në xhehennem "(Muslim, nr.7488.)

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ju jetoni në një kohë që nëse e leni një të dhjetën e fesë - do të humbni. Por, do të vijë një kohë nëse një e dhjeta pjesë e fesë praktikohet do të shpëtojnë!" (Sunen Tirmizi, nr.2436.)

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha, kur njeriut nuk do t’i intereson prej nga e fiton pasurinë e tij - nga hallalli apo harami!" (Sunen Nesa'i, nr.4454.)

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë një kohë në të cilën nuk do të ketë njeri që nuk do të ushqehet nga kamata, e nëse nuk ushqehet nga kamata atëherë do ta kaploi pluhuri i saj!" (el-Mustedrek, nr.2162.)

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur edhe shejtani do të ketë pjesë në fëmijët e njerëzve! I thanë: Edhe kjo do të ndodhë o Dërguarin e Allahut? Ai tha: Po! Ata thanë: Si do t’i identifikojmë ata fëmijët? Ai tha: "Nuk do të turpërohen dhe nuk do të jenë të mëshirshëm "(el-Jami 'al-Kabir, Sujuti, nr.25700.)

Ebu Hurejre r.a.transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur disa njerëz do t’i tregojnë disa tregime (ehadith), për të cilat nuk keni dëgjuar as ju e as etërit tuaj! Ruajuni mirë nga ata!" (Musned Ishak b. Rahivejh, nr.332.)

Nga Enesi r.a. transmetohet sePejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur ai njeri i cili e mbanë fenë e tij do të jetë si shembulli i njeriut i cili e mban gacën në dorë!" (Tirmidhiu)

Enes b.Maliku r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur njerëzit do të qëndrojnë grupe, grupe në xhami, e brenga më e madhe e tyre do të jetë kjo botë. Allahu nuk ka kurrfarë nevoje për njerëz të tillët, ashtu që as ju mos u shoqëroni me ta!" (Mustedrek, Hakim, nr.7916.)

Enes b.Maliku r.a. transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: " Do të vijë koha kur njerëzit do të bëjnë gara në ndërtimin e xhamive, e shumë pak do të falen në to!" (Musned Ebu Ja'ala, nr.2817.)

Enes b.Malik transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur do të ketë të reshura atmosferike të mëdha, por toka nuk do të jep fruta!" (Musned el-Bezzar, nr.7411.)

Enes b.Maliku r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Do të vijë koha kur njerëzit do të jenë si ujqit - e atëherë, ai i cili nuk është si ujku do ta hanë ujqit!" (el-Mu'udžem el-Evsat, br.736.)

Enes b.Maliku r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur për njeriun do të jetë më mirë të rris një qenë se sa të rris fëmijën e tij!" (el-Mu'uxhem el-Kebir, Taberani, nr.10537.)

Enes b.Malik r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: " Do të vijë koha kur nuk do të mund të ekzistojnë pa bërë mëkate, aq sa njeriu do të detyrohet të gënjejë dhe të betohet rrejshëm dhe kur të vijë ajo kohë do të jetë më mirë të ikni.” Pyetën: Nga të ikim o i Dërguari i Allahut? Tha: "Te Allahu, libri i Tij dhe Syneti i Pejgamberit s.a.v.s.!" (Xhami'ul-Ehadis, Sujuti, nr.26414.)

Abdullah b.Abbasi r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur shirku do të jetë më i fshehur se pluhuri zi, në një shkëmbi të zi në, një natë të errët!" (Musned, Rabi b. Habib, nr.830.)

Abdullah b.Abbas r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur zemra e besimtarit do të shkrihet ashtu siç shkrihet kripa në ujë!” I thanë: Për ç'arsye o i Dërguari i Allahut? Tha: "Për arsye se besimtari me sytë e tij do ta shoh të keqen që nuk do të jetë në gjendje ta ndryshoi!" (el-Emru bil-Ma'aruf, Ibnu Ebil-Dunja, nr.26.)

Abdullah b.Abbas r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzimi do të ketë pamjen e njeriut, por zemrat e tyre do të jenë zemra të shejtanit, sikur zemrat e ujqve të shkretëtirës që nuk kanë aspak mëshirë. Do të vrasin, duke mos hezituar. Nëse i ndjek do të tradhtojnë, kur të largohesh nga ata të përgojojnë , kur të bisedojnë me ty do të gënjejnë, nëse mbështetesh në ta do të zhgënjejnë. Fëmijët e tyre janë të pa fytyrë, kurse rinia e devijuar! Të moshuarit e tyre nuk do të urdhërojnë në të mirë dhe nuk do të ndalojnë nga e keqja! Të mburresh me ta është nënçmim i vërtetë; të kërkosh diç nga ta është varfëri e vërtetë. Ai i cili është i butë ndaj tyre, ai ka humbur, ai që do të urdhëroi në të mirë do të jetë i dyshimtë! Besimtari në mesin e tyre do të jetë i nënçmuar, Sunneti për ta do të jetë bidat, e bidat sunet. Kur kjo ndodh, ata do të sundohen nga më të këqijtë e tyre, kështu që nuk do t’ju pranohen lutjet e tyre, edhe në qoftë se i bënë më i miri ndër ta!"(Tergib Terhib, KavamusAsbehani-Suneti,nr.230.)

Ali b. Ebi Talib r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kam frikë se do të vijnë kohëra kur prej Islamit do të mbetet vetëm emri, e prej Kur'anit vetëm shkronjat. Xhamitë do t'i ndërtojnë, por udhëzimi në to do të mungojë. Dijetarët do të jenë njerëzit më të këqij. Nga ata do të paraqitet fitneja - ngatërresa dhe atyre do t'iu kthehet!" (Shu'abul-Iman, nr.1763.)

Ummu Sleleme r.a. thotë se eka dëgjuar Pjegamberin s.a.v.s. duke thënë: " Do të vijë koha kur njeriu i drejtë do të hynë në gënjeshtër, kurse gënjeshtarit do t’i besohet, kur besnikët do të konsiderohen mashtrues, e mashtruesi i besueshëm, kurm njerëzit do të dëshmojnë edhe kur një gjë nuk kërkohet nga ata dhe kur njerëzit do të betohen atëherë kur një gjë nuk do të kërkohet nga ata!" (Sherhu Me'anijel-Asar, Tahavi, nr.6123.)

Abdullah b.Mes'ud r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha e durimit dhe e sabrit, kur ai njeri që i përmbahet fesë do të ketë vlerën e 50 shehidëve. Omeri r.a.i tha: "Prej atyre apo prej nesh? Tha: “Prej jush!" (el-Mu'uxhem el-Kebir, Taberani, nr.10240.)

Abdullah b.Mes'ud r.a., transmeton se Pjegamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur njerëzit do të lexojnë Kur'an dhe do të angazhohen në ibadet, por do të shoqërohen me bidatgjinjë – risimtarë, do të bëjnë shirk edhe aty ku nuk shpresojnë, leximin dhe mësimin e tyre do të kërkojnë t'ju kompensohet - paguhet dhe dynjanë do ta blejnë me fe, këta janë pasuesit e Dexhallit!” I thash: "O i dërguari i Allahut, si ka mundësi të ndodhë kjo kur në mesin e tyre është Kur'ani?! Tha: “Do ta përkthejnë gabimisht Kur'anin, ashtu si u konvenon atyre, ngjashëm si vepruan Çifutët dhe Krishterët - i shtrembëruan kuptimet e Tevratit dhe Allahu futi përçarje në zemrat e tyre dhe i mallkoi me gjuhën e Davudit a.s. dhe të Isait a.s., birit të Merjemes; për shkak se gabuan dhe i tejkaluan kufijtë!" (Zemmul-Kelami ve Ehlihi, Herevi, nr.66.)

Abdullah b.Amr r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur zemrat e njerëzve do të egërsohen.” I thash: Çka do të thotë kjo "egërsi"? Tha: “Do të sillen si beduini, atë që fitojnë do t'ua japin kafshëve. Xhihadi për ta është humbje, e zekati mundim!" (Mexhem'ul-Zeva'id, Hejsemi, nr.4347.)

Abdullah b.Omer r.a. transmeton se Pjegamberi s.a.v.s. ka thënë: " Do të vijë koha kur dijetarët do ta kenë zili njëri tjetrin dhe kur ata do të jenë xhelozë për njëri tjetrin, do të jenë ashtu si dinë të jenë xhelozë cjapët për njëri tjetrin!" (Xhami'ul-Ehadis, Sujuti, nr.26448.)

Xhabir b.Abdullah r.a. transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Do të vijë koha, kur besimtari në mesin e njerëzve do të jetë i frikësuar ashtu sikurse hipokritët që frikësohen sot ne mesin tuaj!" (Musnedul-Shamijjin, nr.238).

Selama binte l-hurr rhm., transmeton se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Do të vij koha kur njerëzit nuk do të gjejnë imam për t'ju pri në namaz!" (Sunen Ibnu Maxhxhe,nr.982.; Musned Ahmed, nr.27181.)

Ebu Usejd el-Sa'idi r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzit do të shkojnë në vise të ndryshme të botës ku do të fitojnë të ardhura të mira, do të ndërtojnë shtëpi të bukura, do të pajisen me mjete të përsosura të udhëtimit, dhe t’i porosisin edhe familjet e tyre: "Ngutuni për tek ne! Ju jeni në një vend, me gurë, të Hixhazit, e Medina është më e mirë për ta sikur ta dinin; nuk do të bëjnë saber në të ftohtit dhe të nxehtit e Medinës e të mos jetë ithtar dëshmitar në Ditën e Gjykimit "(el-Kebirel-Mu'uxhem, Taberaniu, nr.15930.)

Sehl b.Sa'ad r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur dijetari nuk do të pasohet, kur njerëzit nuk do të turpërohen nga njeriu i mirë, kur nuk do të respektohen të moshuarit, kur ndaj të riut nuk do të kenë mëshirë, kur njerëzit do të vriten për shkak të çështjeve të kësaj dynjaje, zemrat do të jenë të egra dhe do të flasin si Arabët! Për të mirën nuk do dinë, e keqja nuk do të luftohet, i miri në mesin e tyre do të fshihet. Ata janë krijesat më të këqija të Allahut xh.sh, të cilët Ai nuk do të shikojë në Ditën e Gjykimit "(Xhami'ul-Ehadis, Sujuti, nr.26415.

Adijj b. Hatim r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vij koha kur njeriut do ti vijë rëndë të jap zekatin e pasurisë së vet!" (el-Mu'uxhem el-Kebir, Taberani, nr.13708.)

Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzit do të grinden në lidhje me Allahun!" (el-I'itikad, Sa'id Nejsaburi, 1/194.)

Pejgamberi s.a.v.s.ka thënë: "Do të vijë koha kur vdekja do të jetë e mirë edhe për njëriun e mirë edhe për të keqin. Sa i përket të mirit, ai do të vdes në të mirë, e sa i përket të keqit, do të vdes me më pak mëkate. (el-Sunen el-Varid fil-Fiten, el-Dani, br.234.)

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzit do ta lejojnë kamatën në emër të tregtisë!" (el-I'itisam, 2/89.)


Thëniet e sahabeve dhe të dijetarëve:


Ibni Abbasi r.a. thotë: "Do të vijë koha kur do të bëhen hallall pesë gjëra: alkooli të cilin njerëzit do ta quajnë me emra tjerë, korrupsioni të cilin njerëzit do ta quajnë dhuratë, vrasjen të cilën do ta quajnë të dyshimtë, zinaja - prostitucioni të cilin do ta quajnë martesë (bashkëjetesë) dhe kamata të cilën do ta quajnë tregti!" (el-I'itisam, 2/90.)

Ibnu Abbas r.s. ka thënë: "Do të vijë koha kur "ulemaja" – nuk do të ndjehen mirë para fakihëve, ndërsa do të jenë më të relaksuar para kryelartëve! Këta janë dhunues të vërtetë dhe armiq të Allahut xh.sh. "(Shu'abul-Iman, nr.1768.)

Ibni Abbas r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzit do ta lexojnë Kur'anin, do t’i shqiptojnë bukur shkronjat, por nuk do t'i përmbahen asaj çfarë thonë ato shkronja, mjerë për ata për atë që e dinë dhe mjerë për ata për atë që e veprojnë"! (el-Firdaus do Me'esuril-Hitab, nr.8686.)

Ibni Mes'udi r.a.ka thënë: "Do të vijë koha kur ai që i përmbahet synetit, në momentin e përçarjes së ummetit tim, do të jetë sikur njeriu që e mban gacën në dorë!" (Nevadirul-Usul fi Ehadisir-Resul, 2/327.)

Ibni Mes'udi r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur Synneti do të konsiderohet bid'at, e bid'ati Synnet, e mira e keqe, e keqja e mirë, e kjo do të ndodhë atëherë kur njerëzit do të jepen pas kësaj bote, pas mbretërive dhe pas sundimtarëve!" (el-Bide'u, Ibnu Veddah, nr.232.)

Ibni Mes'udi ka thënë: “Do të vijë koha kur njeriu do të vijë te ndonjë varr, do të mbështetet në të dhe do të thotë: Eh sikur të isha unë në vend të tij. Shtimi i fatkeqësive dhe i sprovave të mëdha e ka shtyrë në këtë, dhe do t'ia dëshiroi vetës takimin sa më të shpejtë me Allahun xh.sh.!" (el-Mustedrek alel-Sahihajn, Hakim, nr.8402.)

Ibni Mes'udi r.a.ka thënë: "Do të vijë koha kur njeriu do të shkurorëzohet me bashkëshorten e vet, pas së cilit ai do ta mohojë se e ka shkurorëzuar, edhe më pas do të flejë me të, dhe do të bëjnë zina, vazhdimisht derisa të jenë bashkë! "(el-el-Evsat Mu'uxhem, nr.4861.)

Ammar b.Jasiri r.a. ka thënë: " Do të vijë koha kur feja më e fortë do të jetë feja e arapit - beduin (e'arab).” I thanë: Për ç'arsye kjo? Tha: “Për arsye se do të lindin risitë dhe me imagjinata,të cilat do të përhapen në të gjitha anët!" (el-Bide'u, Ibnu Veddah, (nr.234.)

Omeri r.a. thotë: " Sikur të isha mu’ezzin punët e mia do të ishin të plota, dhe nuk do të kujdesesha shumë për namazet nafile të ditës dhe të natës! E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "O Allah, fali mu'ezzinët, 3 (herë). Unë i thashë: O i Dërguari i Allahut, na bëre që ti kapim shpatat e të goditemi për thirrjen e ezanit! Pejgamberi s.a.v.s.tha: “Jo, Omer, do të vijë koha kur njerëzit do t'ua lënë thirrjen e ezanit më të dobëtëve prej tyre! Trupat që i janë ndaluara zjarrit të xhehenemit, janë trupat e mu'ezzinëve !"(el-Tergib, Ibn Shaheen dhe Asbehani, nr.566 dhe 282)

Omeri r.a.ka thënë: "Do të vijë koha kur udhëheqësit e një vendi nuk do të urdhërojnë për të mirë dhe nuk do të ndalojnë nga e keqja; kur të hidhërohen, do të hidhërohen për interesa të veta - individuale, e kur të jenë të kënaqur, do të jenë vetëm për shkak të interesave të veta; as nuk do të hidhërohen e sa nuk do të gëzohen për Allahun xh.sh.!" (Mahdul-Savab fi Feda'il Omer b. el-Hattab, 2/708.)

Aliu r.a.ka thënë: "Do të vijë koha kur brengosja më e madhe e njerëzve do të jetë barku i tyre, kur përkujdesi për shtëpitë do të jetë nderi më i madh, kur gratë do të jenë kibbla e tyre, kur dinari dhe dirhemi do të jenë feja e tyre -ata do të jenë krijesat më këqija, të cilat tek Allahu nuk do të kenë kurrfarë vlere!"(Xhami'ul-Ehadis, nr.26420.)

Aliu r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur të vërtetën do ta mohojnë nëntëdhjetë njerëz "(el-Zuhd, Ahmed b.Hanbel, nr.686.)

Abdullah b. Amr r.a. thotë: "Do të vijë koha kur njerëzit do të tubohen në xhamia, e në mesin tyre nuk do të ketë besimtarë!" (Hakim u Mustedreku, nr.8365.; Iman, Ibnu Ebi Shejbe, br.97.)
Abdullah 'Amr r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur njerëzit do ta kryejnë Haxhxhin, do ta falin namazin dhe do të agjërojnë, por në mesin e tyre nuk do të ketë besimtar!" (Ittihaful-Xhema'ah, Hamud el-Tuvejxhiri, 2/68.)

Abdulla d.Amr r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kurë njerëzit autoritativ, të pasur dhe familjar, do ta dëshirojnë vdekjen për shkak të sprovave me të cilat do të ballafaqohet nga ana e sundimtarëve!" (el-Fiten, Mervezi, nr.153.)

Huzejfe r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur nuk do të përmirësohet gjendja, vetëm se me anë të asaj që dikur ishte e ndaluar!" (Halku Ef'alil-Ibad, nr.228.)

Huzjefe r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur gomari i ngordhur do të jetë më e dashur për njerëzit se sa besimtari i cili thirr në të mirë dhe ndalon nga e keqja!" (Tefsirul-Kur'anil-'Adhim, Taberani)

Huzejfe r.a. ka thënë: "Do të vijë asi kohe, ku edhe sikur do të gjuaje me shigjetë në xhematë, në kohën e namazit të xhumasë, nuk do ta godisje askënd tjetër përveç qafirit dhe mynafikut!" (el-Ibane el-Kubra, Ibnu Bettah, 1/175.)

Huzejfe r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kurë çdo zemër do të jetë e mbushur me të këqija, ashtu që nuk do të mund të gjesh zemër e cila do të jetë e shpëtuar nga kjo!" (el-Sunen el-Varida fil-Fiten, el-Dani, nr.315.)

Huzejfe r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kurë shtëpia më bukur për njerëz do të jetë shkretëtira!" (Xhuz'u Hadisej fi Ehadisi Huzejfe fil-Fiten, nr.251.)

Ebu Hurejre r.a.ka thënë: "Do të vijë koha kur alimi - dijetari do ta preferojë më parë vdekjen se arin e verdhë" (el-Fiten, Mervezi, nr.160).

Enes b.Malik r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur të pasurit do ta kryejnë haxhxhin për qëllim të shëtitjes dhe rekreacionit, të mesmit për shkak të tregtisë, intelektualët për shkak të ekspozimit dhe mirënjohjes, kurse të varfëritë për shkak të lëmoshës!" (Xhami'ul-Ehadis, nr.26429.)

Ebul - Derda r.a. ka thënë: "Do të vijë koha kur imani do të bie nga njerëzit dhe nuk do ta ndjejnë, sikur bie manteli nga njeriu "(el-Jami 'al-Kabir, Sujuti, nr.25699.)

Ebul-Alije rhm., ka thënë: "Do të vijë koha në të cilën besimtari do të jetë më i nënçmuar se sa robi; më i mençur do të konsiderohet ai i cili është më mashtruesi në fe!" (el-Zuhd el-Kebir, Bejheki, nr.145.)

Sufjan el-Sevri rhm., ka thënë: "Do të vijë koha kur do të humb sabri,- durim, mirëkuptimi, mirësia, dituria, ashtu që njeriu nuk do të ketë kujt t'ia qajë hallin. Është pyetur: Cila është ajo kohë? Sufjani ka thënë: Mendoj se është kjo kohë! "(El-Sunen el-fil-Fiten Varida, El-Dani,nr. 216.)

Sufjan el Servi rhm., ka thënë: "Do të vijë koha kurë kjo botë për besimtarin do të jetë më e ngushtë se sa "Hassinnasa". A dini çka është kjo? Kjo është dhomë e ngushtë dhe e errët të cilën gjendet njeriu dhe kërkon dalje nga ajo, por nuk e gjen!" (el-Sunen el-Varida fil-Fiten, el-Dani, nr.242.)

Sufjan rhm., ka thënë: "Do të vijë koha kur vdekja do të zgjedhet ashtu sikurse zgjedhen hurmet e mira!" (Musned Ibnul-Xha'ad, nr.1833.)

Imam Sevri rhm., ka thënë: "Do të vijë koha kur do të ketë shumë dijetarë, por nga dituria e tyre njerëzit nuk do të kenë dobi, e as ata vet nuk do të kenë dobi nga dituria e tyre. Më të mirët prej tyre do të jetë ai që i përmbahen Kur'anit dhe ai që e lexonë!" (el-Bide'u, Ibnu Veddah, nr.239.)

Sufjan el - Servi rhm., ka thënë: " Do të vijë koha kur do të shpëtoi vetëm ai i cili do të shtiret si i marr!"(el-ve Aklu Fadluhu

"Do të vijë koha kur vepra më e mirë e njeriut do të jetë gjumi, ndërsa doktrina më e mirë - heshtja” (Kutul-Kulub, 1/172.)
"Do të vijë koha kur njerëzit do t’i duan pesë gjëra, dhe t’i harrojmë pesë të tjera: do ta duan këtë botë e do ta harrojnë ahiretin, do ta dua pasurinë e do ta harrojnë llogarinë, ajo do t’i duan krijesat e do ta harrojnë Krijuesin, do t’i duan mëkatet e do të harrojnë të pendohen, do t’i duan kështjellat e do t’i harrojnë varret"(Arkivi Multek Ehlul-Hadith, nr. 40690, 34/358.)



Përgatiti: Sead ef. Jasavi?, prof. i fikhut
Pëktheu dhe përshtati: Esat ef.Rexha


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip