Sipas të dhënave nga kompania mediatike BabyCenter, për herë të parë emri Muhammad është një nga 10 emrat më të njohur të fëmijëve për djem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas këtyre të dhënave, emri Muhammad renditet në vendin e 10-të, katër vende më lartë nga viti i kaluar.
Në renditjen e saj gjithashtu kombinohen emra që tingëllojnë njësoj, por kanë shqiptime të shumta (si Mohammad dhe Muhammad).
Emri Muhamed, i cili renditej i 620-ti në listën e emrave në SHBA në vitin 2000, është bërë emri i 345-të më i shpeshtë në vitin 2019.
“Në të shumtën e rasteve familjet myslimane zgjedhin emrin Muhammad për djemtë e porsalindur për të nderuar profetin dhe për t’i sjellë bekimet fëmijës”, ka thënë Linda Murray, kryeredaktore globale e BabyCenter-it, në një njoftim.
Sa i përket emrave për vajza, emri Alije po ashtu ka hyrë në mesin e dhjetë të parëve për emërtimin e të posalindurve në vitin 2019.
BabyCenter thotë se të dhënat e saj vijnë nga pothuajse 600,000 prindër që kanë ndarë emrin e foshnjës së tyre me organizatën në vitin 2019.