Mesut Ozil është një prej emrave të rëndësishëm në historinë e futbollit. Ozil luan aktualisht me Arsenalin, duke qenë një ndër futbollistët më të paguar të klubit, ndërkohë që gëzon dhe titullin kampion bote me fanellën e përfaqësueses gjermane.
Por rruga e tij deri këtu nuk ka qenë e lehtë, së paku për prindërit, sidomos nënën, e cila ka punuar shumë për t’i mundësuar të birit ecjen para në jetë.
Se sa e rëndësishme është nëna Guzilar në jetën e djalit Mesut, ilustrohet më së miri nga një letër e saj e përshtatur në një prej mureve të shtëpisë së Ozil në Londër.
Ja çfarë shkruhet në të: “Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithkush. Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tënde. Nëse nuk e ndan pasurinë e tua me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”.