Ka sjellje në të cilën ka vlerë më shumë sesa të folurit.
Çdo qytetërim ndërton modelin e vetë të njeriut. Në botën moderne të kulturës kapitaliste dhe klimës globale, shumica e gjeneratave të reja formohen sipas vlerave të sistemit të kohës. Për fat të keq këto vlera përbehen prej formalitetit, më shumë për shënjestër, sesa për vlera thelbësore.
Në botën moderne, kuptimi i zhvillimit personal, ka kuptimin, komunikimin e mirë dhe përdorimin e trupit në mënyrën më efektive. Gjëja më e rëndësishme është të folurit bukur dhe efektiv, ndërsa sinqeriteti në fjalë është një vlerë e shkallës së dytë. Gjuha e trupit duhet të jetë admiruese, ndikuese dhe mbresëlënëse. Mirëpo karakteri i gjuhës është lërë anash si një çështje që nuk ka vlerë.
Shkencëtari Stephan Covey ka hulumtuar parimet themelore që njeriun e shtyjnë të bëhet shumë efektiv. Përveç kësaj në kohën e fundit janë shkruar edhe libra në lidhje me “zhvillimin personal për një sukses.” Si rrjedhojë e kësaj ka ardhur në këtë përfundim se: “në 50 vitet e fundit librat që janë shkruar rreth suksesit, kanë rezultuar se shumica e tyre janë shkruar formalisht. Sepse këto janë mbushur me imazhe dhe me zgjidhjet e përkohshme. Këto janë plagë për shoqërinë. Këto libra pa i përfshirë problemet e mëdha kanë menduar se janë të mjaftueshëm për shërim. Faktikisht këto nuk kanë shëruar shqetësimet e shtypura madje këto janë shkaqe të plagës, pezmatimit dhe shtimit të sëmundjeve.
Në jetën tonë moderne njeriu lidhjet i ka lënë të formohen vetëm si objektiv mbi interes. Për këtë arsye miqësia, dashuria, vëllazëria dhe ndjenjat si këto nuk po jetësohen në mesin e njerëzve. Njerëzit që largohen nga esenca, faktikisht edhe fjalët dhe veprat e tyre me kohën thjeshtëzohen dhe marrin kahja ka jo e mira.
Qytetërimi Islam, nuk e sheh njeriun të përberë vetëm prej trupit, përkundrazi i jep vlerë shumë të madhe esencës së tij dhe nuk e anashkalon komunikimit gjuhësor dhe trupor. Po ashtu i jep rëndësi edhe gjuhës së personalitetit i cili jep forcë më tepër sesa këto dy gjymtyrë.
Në jetën tonë të përditshme, kohë pas kohe takohemi me njerëz të cilët edhe pse nuk janë oratorë të mëdhenj edhe pse nuk e përdorin mirë gjuhën e trupit, kanë ndikim të thellë në rrethin e tyre ku jetojnë. Përveç që ndikojnë me fjalë, ata po ashtu ndikojnë edhe me heshtjen, me shikim, me të ecurit, me buzëqeshje dhe me qëndrim e tyre. Në tubime nderohen dhe mirëpriten. Të gjitha këto ndikime ata nuk i fitojnë për shkak të dijes, pasurisë ose pozitës së tyre. Sepse ata posedojnë diçka shumë të rëndësishme pra posedojnë të folurit me gjuhën e personalitetit.
Çdo kush nuk mund ta flet këtë gjuhe. Këtë gjuhë mund ta flet vetëm ai që posedon personalitet të lartë.
Fjalët e kësaj gjuhe janë ndërkombëtare. Në komunikim të gjuhës në bazë të vendit dhe kombit mund të këtë ndonjë dallim por në gjuhen e personalitetit nuk ka ndryshime. Për ta kuptuar këtë gjuhë në fillimin e krijimit të njeriut i është dhënë kjo esencë njeriut. Andaj njeriu në rast se nuk e ka humbur në esencën nga personaliteti i tij mund të kuptoi këtë gjuhë.
Në periudhën e fundit, dijetari i famshëm M. Hamdi Jazër mbante ligjërata dhe diskutime të ndryshme të hapura për publiku. Nxënësi i këtij dijetarit e tregon një ngjarje shumë interesante. Ky dijetari ka qenë mësuesi i Tefsirit ku diskutimet dhe debatet që i bënte kanë qen të nivelit të lartë sepse edhe shumica e pjesëmarrësve përbëheshin prej intelektualëve. Në këto ligjërata marrte pjesë edhe një njeri i cili vetëm dëgjonte dhe nuk ndërhynte në diskutime. Ai vetëm rrinte i qetë në një qoshe dhe me një oreks të madh përfitonte nga ligjëratat. Ky njeri kur hynte në mexhlis, mësuesi M. Hamdi Jazër e respektonte dhe ia rregullonte ulësen në shenj respektit ndaj tij dhe të tjerët ndikoheshin nga kjo sjellje e tij. Më vonë mësuam se ky njeri kishte qen Rebi Molla. Ky njeri kishte qenë një myslimani i devotshëm dhe një njeri modest, i cili nuk kishte asnjë pozitë.
Rebi Molla në tubim qëndronte i qetë por gjuha e personalitetit të tij ndikonte rrethin e tij. Ai faktikisht ishte i ulur mbrapa, por në zemrat e pjesëmarrësve ka qenë në rend të parë.
Ka heshtje e cila ndikon më shumë se fjala. Ka shikim që ndikon direkt në zemër ku ndjenjat më negative i shndërron në ndjenja pozitive. Ka qëndrime që ndikojnë më shumë sesa lëvizjet. Ka ecje të cilën Allahu thotë ky është robi im veç ec përpara.
Pra, gjuha e personalitetit është ajo e cila i jep këto aftësi dhe këtë forcë.
Gjuha e personalitetit nuk është komunikimi me gjuhë, është komunikim i cili ushqen fjalët dhe u jep jetë dhe ndikim fjalëve tona.
Gjuha e personalitetit nuk është komunikimi me gjymtyrë, është komunikim i thellë që bënë të kuptueshëm ata që duken të pa kuptueshme dhe reflekton në një forcë madhe ndikuese.
* * *
Në vitin 1982 në Universitetin Gazi studentet e prisnin në klasë profesorin e lëndës ‘Ekonomia e Turqisë’. Mirëpo studentet gjatë pritjes së profesorit bënin zhurmë. Pas pak profesori hyri në klasë dhe u ndal para tabelës ku shkroi në tabelë numrin një.
Ju tha: “Shikoni, ky është numri një, ky simbolizon personalitetin, gjëja më e vlefshëm në jetë.”
Pas numrit një shënoi një zero, dhe tha; “Ky simbolizon suksesin.” Suksesi, personalitetin prej njëshit e shndërron në dhjetë.
Pastaj shënoi edhe një zero tjetër. Kjo është përvoja. Përvoja dhjetëshin e shndërron në njëqind.
Profesori vazhdoi të shënoj zero pas zeros prapë zero. Duke treguar se kjo është aftësia, disiplina, dashuria etj.
Pastaj e merë shpuzën dhe fshin numrin një. Tani a ka ndonjë vlerë i pyet studentët? Ata i thanë jo.
Atëherë të dashur student, njëshi është personaliteti i çdo njërit, nëse e humbni personalitetin juve nuk ju mbetet asnjë vlerë.
Pra gjuha e karakterit është personaliteti, që nuk shihet, por që posedon pjesën shpirtërore e cila vërehet. Ajo forcon fjalën dhe gjuhen e trupit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për virtytet që ndikojnë në personalitetin tonë. Sepse virtytet janë esenca jonë. Prandaj ne duhet që këto virtytet t’i shtojmë dhe të koncentrohemi sa ma shumë në rritjen e tyre.
Tani do të bëjmë fjalë për dinamikat më të vlefshëm që kanë të bëjnë me gjuhen e personalitetit.
DINAMIKAT MË KRYESORET Ë GJUHËS SË PERSONAITETIT JANË:
Sinqeriteti, Ndershmëria
Drejtësia dhe balancimi
Bujaria, Besueshmëria
Modestia
Duke mos ngarkuar askënd
Të largohesh nga gjërat e kota
Të pasurohesh me edukatë dhe mirësjellje
Përktheu Mag. Gençer Dirvari