Perspektiva islame rreth shakasë

Para se t’i lexoni këto shaka, do të duhej të lexonit pak rreth kushteve të shakasë në Islam.

Rregullat e shakasë në Islam

Disa njerëz bëjnë shaka aq shumë saqë u bëhet shprehi atyre. Në fakt, kjo është e kundërta e natyrës serioze që është karakteristike për besimtarët. Shakaja është një pushim nga praktikat dhe përpjekjet serioze; është thjesht një relaks për shpirtin. Omer ibn Abdul Aziz (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Frikësoju shakasë, sepse është marrëzi që shkakton armiqësi”.

Imam Neveviu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Lloji i shakasë që është e ndaluar është ajo që është e tepruar dhe e vazhduar, për ç’arsye shpie në shumë të qeshura dhe ngurtësim të zemrës; të shkëput nga kujtimi (dhikri) i Allahut dhe shpesh shpie në lëndimin e ndjenjave; shkakton urrejtje dhe bën që njerëzit ta humbin respektin dhe dinjitetin
Sa’d ibn Ebi Vekasi ka thënë: “Vendos një kufizim në shakanë tënde, sepse nëse bëhet e tepërt humbet respekti dhe nxit në marrëzi kundër teje”.
Thotë Profeti a.s.: “Mos qesh aq shumë, për shkak se qeshja e shumtë e vdes zemrën”. (Saheeh al-Jaami’, 7312)
Omer ibn el Hataab (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kushdo që qesh shumë ose bën shaka shumë e humb respektin, dhe kushdo që vazhdon në këtë do të jetë i njohur për këtë”.
Prandaj, duhet pasur kujdes në shaka sepse i shkakton personit humbje të respektit paraprak dhe i sjell ulje pas vlerësimit.
Një njeri i kishte thënë Sufjan ibn Uvejneh (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Shakaja nuk është e mirë, dhe si e tillë duhet të dënohet.” Ai u përgjigj, “Le të themi më mirë se është sunet, veçse për ata që dinë si dhe kur ta bëjnë shakanë e duhur”.
Në aktualitetin që po jetojmë, megjithëse ummeti ka nevojë të rris dashurinë në mes tyre dhe të çlirohet nga mërzia, kanë shkuar aq larg relaksimi, qeshja dhe shakatë.
Kjo është bërë shprehi që ka mbushur “bagazhin” e tyre duke humbur në të njëjtën kohë edhe kohën e tyre.

Burrat dhe gratë musliman duhet të kenë prirje për të zgjedhur shokë të drejtë dhe seriozë në jetën e tyre; e që do t’i ndihmoj atyre në caktimin e prioriteteve dhe të përpiqen për hir të Allahut me seriozitet dhe qëndrueshmëri.

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte pyetur: “A kanë qeshur sahabët e Profetit a.s.?” Ai u tha: “Po, dhe besimi në zemrat e tyre ishte sa malet”.



Përktheu: Safet Pllana


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip