Myslimanë dhe të krishterë australian lutën së bashku për shi

Një grup myslimanësh në Australi i janë bashkuar të krishterëve në lutjet për shiun, pas zjarreve masive që kapluan këtë vend.

Më shumë se 50 burra, gra dhe fëmijë të dielën u mblodhën në Parkun Bonython në Adelaide për të kërkuar që shiu të bie për fermerët dhe viktimat e zjarreve në Australi.
Prifti Patrick McInerney gjithashtu u bashkua me adhuruesit për lutje, shkruan Daily Mail.
“Sot u bashkova me motrat dhe vëllezërit e mi muslimanë në Adelaide, në lutjet për shi,” tha ai.
“Një mik i imi, Profesori Mohamad Abdalla, tha fjalën e tij predikuese se pendimi te Zoti, i Cili është i Gjithëmëshirshëm, përbën kusht parësor për pranimin e lutjes”, shtoi Patrick McInerney.
Ky veprim vije një ditë pasi piloti Dick Lang, 78 vjeç dhe djali i tij 43-vjeçar, Clayton humbën jetën në zjarret në ishullin Kangaroo, në brigjet e Australisë së Jugut. Dyshja kishin qenë duke luftuar flakën dhe po ktheheshin në një pronë të familjes kur edhe përfunduan tragjikisht, transmeton Periskopi.
Kryeministri i Australisë së Jugut, Steven Marshall tha se humbja e jetëve ishte një lajm tragjik.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të atyre njerëzve që janë prekur,” tha ai.








Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi