Mallkimi është shprehje pak a shumë fetare që nënkupton shprehjen e dëshirës që qenia apo gjëja e mallkuar të pësoj nga të gjitha të ligat e mundshme.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Kur robi mallkon një gjë, mallkimi ngritët në qiell. E dyert e qiellit janë të mbyllura për të (mallkimin). Pastaj, ai rikthehet në tokë, dhe dyert e saj janë të mbyllura për të, poashtu. Atëherë shkon në të djathtë e në të majtë, por, kur nuk gjen asnjë vend për strehim, shkon te ai për të cilin është thënë (dhënë) mallkimi. Nëse ai (për të cilin është bërë mallkimi) e meriton atë, i shkon atij, e nëse jo, atëherë i kthehet vetë atij që e ka shqiptuar atë!" (Transmeton Ebu Davudi)
Prej pasojave më të rrezikshme të sjelljes së ngutshme dhe të pa kujtuar për gjykim ndaj tjerëve, dhe me të cilën gjë i japim vetes pozitën e gjykatësit për të gjykuar dikë si të kapluar me mëshirën e Allahut ose me mallkim prej Tij.
Ai që mediton rreth kësaj e vëren se qortimi i kësaj cilësie në Islam qëndron sepse kjo cilësi mëton në mohimin e imanit të sinqertë, prej cilësive më të dalluara të të cilit është butësia me krijesat. Besimtari zemrën e ka të lidhur për Allahun, subhanehu ve teala, gëlltit nga nektari i mëshirës së Allahut me të cilën do të mëshirojë të tjerët dhe nga butësia dhe mirësia e All-llahut me të cilat do të jetë bamirës ndaj atyre që i ka përreth. Kështu, besimi formohet me të gjitha kuptimet e mëshirës dhe butësisë, si dhe, denoncohet prej çdo ashpërsie, vrazhdësie dhe nënçmimi.
Mallkimi në kuptimin e tij të gjerë përfshin dëbimin nga mëshira e Allahut të Lartmadhëruar dhe është një prej gjërave të urrejtura e për të cilat ka ndaluar Pejgamberi gjatë edukimit të tij neve, me shumë ndalime dhe udhëzime.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Unë nuk jam i dërguar si mallkues, por u dërgova si mëshirë." (Transmeton Muslimi)
"Nuk është besimtari akuzues, as mallkues, as sharës e as një që fol pistë." (Transmeton Tirmidhiu)
"Nuk i ngjan besnikut, (të sinqertit) që të jetë mallkues." (Transmeton Muslimi)
"Besimtari nuk bëhet mallkues." (Transmeton Tirmidhiu)
"Mos mallkoni me mallkim nga Allahu as me Hidhërim të Tij e as me Zjarrin." (Transmeton Tirmidhiu)
Fjala e Pejgamberit, alejhi selam: "Mos mallkoni" është me kuptim të përgjithshëm, në disa raste është për qëllim ndalesa e vërtetë, e në disa raste është me alegori. Është me alegori, sepse mallkimi është i lejuar, kur është i drejtuar ndaj ndonjë karakteristikë të përgjithshme apo të veçantë. Sikurse, të mallkuarit e kafirëve, apo në veçanti, sikurse mallkimi i jehudive, të atyre që vizatojnë gjallesa apo të ndonjë kafiri përkatës, i cili ka vdekur në kufër, sikur faraoni apo Ebu Xhehli. Pra mos bëni lutje kundër njerëzve me diçka që shpreh largimin nga mëshira e Tij, qoftë në mënyrë eksplicite duke thënë: "Allahu e mallkoftë" ose indirekt duke thënë "qoftë Hidhërimi i Allahut ndaj Tij" ose "Allahu e futë në Zjarr" etj.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Ditën e Kiametit, mallkuesit nuk do të mund të jenë as ndërmjetësues e as dëshmitarë (dëshmorë)." (Transmeton Muslimi)
D.m.th nuk do të mund të ndërmjetësojnë ditën kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre, dhe as nuk do të mund të dëshmojnë mbi popujt tjerë se pejgamberët e tyre e kanë kumtuar fenë. Një tjetër mendim thotë se Allahu , nuk do t'ua mundësojë atyre vdekjen në rrugë të Tij si dëshmorë.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Mallkimi i besimtarit është sikurse vrasja e tij." (Transmeton Buhariu)
Pra, në ndalimin, dënimin dhe largimin prej mëshirës. Kjo, sepse mallkimi është largim nga mëshira, ndërsa vrasja është largim nga kjo jetë. Në këto hadithe të shumta dukshëm shihet rreziku i çështjes së mallkimit, poashtu edhe dëmi i lirisë së pakontrolluar në nxjerrjen e të tjerëve nga mëshira e Allahut , gjë që do të rezulton me mbjelljen e urrejtjes dhe përçarjes, në një kohë, ku më se e nevojshme është që shoqëria islame të jetë e kapur për litarin e respektit dhe dashurisë. Anëtarët e të cilit do të jenë si ndërtesë e fortifikuar mirë. Serioziteti i Pejgamberit alejhi selam, për ta larguar këtë cilësi prej besimtarëve shihet në më tepër se një rast, ku ndonjëherë është mësues, ndonjëherë si qortues e ndonjëherë edhe si dënues.
Thotë Xhermuza El-Huxhejmi: I thash të dërguarit: "Më këshillo"! Më tha: "Të këshilloj që mos të bëhesh mallkues." (Transmeton Ahmedi)
Pra, mos e mallko atë që është e ndaluar ta mallkosh, ngase kjo ndalohet. Poashtu ai mallkim i kthehet mallkuesit.
El-Munavi kështu e ka shpjeguar këtë hadith: "mallkon diçka" – qoftë njeri apo diç tjetër, duke bërë lutje që Allahu ta largojë nga mëshira e Tij; "drejtohet kah qielli" – për të hyrë; "por i mbyllen dyert e qiellit" – sepse ato hapen vetëm për punë të mira, "pastaj lëshohet kah toka dhe sërish mbyllen dyert" – pra, mundohet që të arrijë në tokë për të arritur në Sixhxhin, për do të pengohet nga kjo zbritje; "pastaj shikon djathtas-majtas" – bie në hall, nuk din kah të shkojë; "e nëse nuk gjen vend" – d.m.th vend të përshtatur për tu përqendruar aty; "drejtohet kah i mallkuari, nëse kjo cilësi nuk është për të" – mallkimi shkon deri te i mallkuari, i cili nëse e ka merituar mallkimin, menjëherë largohet nga mëshira, e nëse ky mallkim nuk zë vend në personalitetin e këtij; "atëherë kjo cilësi i kthehet" – me lejen e Allahut; "thënësit të saj" – sepse mallkimi është largim nga mëshira e Allahut , andaj, kush mundohet që një besimtar ta largojë nga mëshira e Allahut, atëherë vetë ai e meriton të largohet nga mëshira e Tij.
Qëllimi i hadithit është tërheqja e vërejtjes nga mallkimi i atij njeriu që nuk e meriton mallkimin, si dhe kërcënimi se kjo cilësi i kthehet thënësit. Në këtë ka mësime për atë që kupton.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: "Mos e mallko erën, sepse ajo lëvizë me urdhër, e kush mallkon diçka që nuk është për mallkim, ai mallkim i kthehet thënësit të saj." (Transmeton Tirmidhiu)
• Shejtani;
• Njerëzit që tallen me fenë e Allahut dhe Pejgamberin, alejhi selam;
• Femrat e zhveshura;
• Mosrespektuesit e prindërve;
• Jomuslimanët;
• Kriminelët;
• Shpifësit dhe tradhtarët etj.
Megjithëkëtë, muslimanit i lejohet të mallkojë pabesimtarët, politeistët, shejtanin e mallkuar, në përgjithësi, kriminelët, si: vrasësit, plaçkitësit, pijanecët, lavirët, ata që merren me kamatë, të korruptuarit, keqbërësit, krejt kjo për shkak se këso njerëz janë mallkuar në Kur'anin Famëmadh nga Vetë Allahu i Lartësuar. Për më tej, lejohet të mallkojë edhe besimtari që është shtypur, atij që i është bërë zullum pa të drejtë a ai që është persekutuar. Marrë përgjithësisht, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme (kur njeriu s'mund të përmbahet), nga besimtari nuk pritet që të mallkojë dikë apo gjëkafshë.
Allahu thotë në Kur'anin famëlartë: "Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë." (Bekare; 159)
"Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve." (Bekare; 161)
"Ata janë që All-llahu i mallkoi, e atë që e mallkon All-llahu, për të nuk ka ndihmëtarë." (Nisa; 52)
"Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur dënim të madh." (Nisa; 93)
"All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtë. All-llahu është dëgjues, i dijshëm." (Nisa; 148)
"Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan." (Maide; 78)
"Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë." (Tewbe; 68)
"E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq." (Rr'ad; 25)
"E s'ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm." (Ahzab; 57)
Allahu e di më së miri!
Allahu na ruajt prej mallkimit.
AMIN !