Në Jusufin dhe vëllezërit e tij, gjenden mësimet për të gjithë që gjurmojnë (pyesin).’ (12:7)
Prej ajkës kuranore janë nxjerrë mësime e urtësi të panumërta, por megjithatë, duke pasur para¬sysh se Kurani është det i pashtershëm, gjith-monë mund të thellohen dhe nxirren mësime plotësuese mbi ato që tanimë janë të njohura. Janë urtësi të shumta që mund të nxirren nga jeta e Jusufit a.s. por në vazhdim do të veçohen: mbështetja në Zotin; mos shpërfillja vëllazërore; unikja përballë sfidave; kodi moral dhe kujdesi ndaj ndershmërisë.
Mbështetja në Zotin
Pa dyshim se parimi esencial mbi të cilin se¬ndërtohet besimi islam është mbështetja në Zotin. Me mbështetje në Zot nënkuptohet që e gjithë çështja t’i besohet Mëshiruesit, tërë qenia njerëzore të jetë e nënshtruar vullnetit të Tij, dhe se të kihet bindje se çfarëdo që i ndodh njeriut, e mirë apo e keqe në sytë e tij nuk mund t’i ndodhë pa caktimin e Tij. Me një fjalë, që në mënyrë para¬lele edhe ana fizike edhe ajo shpirtërore të jenë njëkohësisht në pajtueshmëri të plotë, në besim, nënshtrim dhe bindje ndaj Krijuesit Fuqiplotë.
Nga jeta e Jusufit a.s. hasim në urtësi të dyfishtë në këtë pikë. Fillimisht e gjejmë Jusufin a.s. si një rob të sinqertë, dhe që gjithmonë mbështetet tek i Lartësuari, por, kemi një rast kur këtë rre¬gull paksa nuk e ‘përfilli’, dhe kjo padyshim se ishte urtësia Hyjnore, në rastin kur ai u mbështet fillimisht në të burgosurin, të cilit i tha përkuj¬tomë tek mbreti, kështu i Gjithëdijshmi bëri që ta harrojë ky i burgosur, për dhjetë vite të plota, dhe kjo vetëm e vetëm pse në çast e ‘harroji’ Zotin dhe nuk tha: ‘më përmend me lejen e Zotit tek mbreti.’
Mos shpërfillja vëllazërore
Jeta e të dërguarit Jusuf a.s. bart plotë urtësi se si duhen të jenë raportet vëllazërore. Atë e gjejmë shumë bujar dhe të mëshirshëm ndaj vëllezërve të vetë, përkundër asaj se atë deshën ta vrisnin vetëm e vetëm se dëgjuan për ëndrrën të cilën ai ia tregoji babait të vetë, dhe për dashurinë që Ja¬kubi a.s., tregonte ndaj të birit të tij Jusufit a.s.
Kështu, përkundër asaj që vëllezërit ia bënë Jusufit a.s. nga zilia, ai sigurisht nuk ua ktheu në të njëjtën mënyrë sikurse vepruan ata ndaj tij. Por, ai u tregua shumë bujar, i mëshirshëm dhe u doli në ndihmë në çastin kur ata më së shumti patën nevojë. Nga ky gjest mund të nxirret urtësia se përkundër asaj se çfarë vepron dikush ndaj tjetrit vendimi i Zotit do të çohet në vend, sepse përkundër zilisë vëllazërore e lajkave, për ta përbuzur Jusufin a.s. është Krijuesi Ai që, kë do e ngit lartë dhe kë do e poshtëron.
Jusufi a.s. prapëseprapë u bë ministër i finan¬cave në Misir, edhe përkundër zilisë që kishin ndaj tij, përsëri erdhi koha kur do të vërtetohej ëndrra e kamotshme e tij, por edhe vëllezërit e tij të bëhen nevojtar për të. Prandaj, këtu ka edhe një urtësi se nuk duhet shpërfillur vëlla¬zërinë, sepse përsëri një ditë dëshira e Zotit do t’ na dërgojë që të bëhemi nevojtarë për ta, dhe se i huaji nuk mund të ndjejë kurrë më shumë dhembshuri për dikë se ai që e ka nga po i njëjti bark. Jusufi a.s. u tregua i mëshirshëm, i fali u ndihmoi dhe përsëri i pranoi në gjirin e vetë në Misir, që t’i ketë pranë.
Unikja përballë sfidave
Nga jeta e bujshme e këtij pejgamberi, shohim se si njeriu duhet të jetë unik përballë sfidave jetësore, edhe atëherë kur ai është në vështirësi edhe atëherë kur është në mirësi, lehtësi e begati. Këtu Jusufin a.s. e gjejmë si njeriun universal, të gjithanshëm por edhe unik ndaj çdo situate jetësore.
Universal e gjejmë në të gjitha raste, sepse për¬kundër asaj se ishte i dërguar ai punon si shër¬bëtor, si rob i cili punon të gjitha punët gjatë viteve të burgut. Jeta e tij në burg ishte mësim për të burgosurit se si duhen të sillen, se si du¬het të mbajnë qetësi e higjienë në hapësirat ku qëndronin të burgosur, dhe të gjitha këto ai u tregoji përmes veprës dhe jo vetëm fjalës, sepse ai bëri që burgu të dukej ndryshe, që të ketë rend, pastërti, kuptim dhe dashuri vëllazërore mes të burgosurve.
Unik e gjejmë si të lirë si të burgosur, si fisnik si varfanjak. Në pozitë si ministër apo i burgosur në burg ai vepron njëjtë, kujdeset për të varfëri¬të, e ndihmon nevojtarin, dhe për më tepër nuk ngopet shumë dhe agjëron, edhe atëherë kur ai pati kohën e lulëzimit të tij, respektit më të madh, në periudhën e begatisë së tij jetësore kur mund të zgjidhte ushqimet e llojllojshme. Por një gjë të tillë, e bënte nga dhimbja ndaj nevojtarëve dhe atyre që nuk kishin, dëshironte të ‘shijonte si ësh-të gjendja e atij që nuk ka për ta ngopur barkun, në çastet kur ai ka me bollëk zgjidhje.’
Kodi moral dhe kujdesi ndaj ndershmërisë
Në Jusufin a.s. gjejmë shembullin më të mirë për moral, dhe mënyrën se si njeriu duhet t’i qaset në jetë tematikës së intimitetit, dhe asaj se si duhet të kujdeset edhe për nderin e tjetrit. Nga kjo pikë mund të nxjerrim urtësi, se njeriu përkundër lakmisë ndaj gjinisë së kundërt, ai doemos duhet të kujdeset për moralin dhe pa¬rimet e ndershmërisë, sepse shtylla esenciale e një shoqërie njerëzore, e veçanërisht asaj islame është morali i mirë.
Zaten kjo fe është e sendërtuar mbi parimet e moralit, sjelljes, etikës, respektimit ndaj tjetrit dhe konsideratës se po qese u bën keq fqinjit, ti veç se i bëre dëm vetes. Aq larg islami i çmon parimet etike e morale saqë në fjalët kuranore hasim: ‘Ty me të vërtet o, Muhamed (a.s.), të dërguam që t’ua përsosësh moralin atyre.’
Pastaj, sa i përket asaj se nuk duhet cenuar sovranitetin e gjithanshëm individual të tjetrit dhe atë moral, hasim në thëniet autentike profetike qortime për ata prej të cilëve nuk janë të qetë dhe rahat të tjerët: ‘Nuk është besimtar i mirë ai që prej dorës dhe gjuhës së tij, nuk janë të qetë besimtarë tjerë.’
Ma. Behrim Jusufi
Revista Etika