Abdulkuddus El-Hashimij
Qëllimi i këtij punimi është që të hedhim në dritë përkushtimin e Kulturës Islame ndaj dijes, shpenzimit në fushën e dijes dhe përhapjes së saj, duke marrë bursat - sipas botëkuptimit të gjerë të Kulturës Islame - si argument për këtë mbështetje.
Në muajin Xhumada-l-Ahire të vitit 630 sipas kalendarit të Hixhretit, në Bagdad - pak para rënies së tij në duart e mongolëve në vitin 656 sipas kalendarit të Hixhretit - përfundoi së ndërtuari "Universiteti i Mustansirijes", të cilit i ishin destinuar prona të shumta vakëfi me qëllim të mbulimit të shpenzimeve, të cilat ndërlidheshin me çështjen e mësimnxënies, pagat e mësuesve, bursat e nxënësve dhe çështje të tjera.
Imam Dhehebiu i kishte përllogaritur këto mjete dhe ato ishin përafërsisht 900.000 dinarë të arit (me gjuhën e sotit përafërsisht 150 milionë dollarë amerikanë). Pas llogaritjes ai kishte thënë: "Nuk di të ketë lënë dikush një shumë të tillë vakëf) më të madhe sesa kjo, përveç vakëfeve të xhamisë së Damaskut, të cilat janë edhe më të mëdha".
Në ditët tona, nëse bëjmë një ulumtim nëpër fjalorët e gjuhës rreth fjalës bursë gjejmë këtë definicion: "Një shumë e të hollave e cila i përcaktohet një nxënësi/sdenti me qëllim të vazhdimit të shkollimit të tij, të cilën e fiton përmes kërkesës ose meritës". Në shetet e zhvilluara ekziston një garë e ashpër mes nxënësve/studentëve për rë përfituar një bursë studentore, veçmas studentët e niveleve më të avancuara. Këto shtete përcaktojnë - shuma mjaft të mëdha për bursa; p.sh. në SHBA totali i bursave që ofrojnë universitetet dhe fakultetet e ndryshme, po edhe ministria e arsimit, arrin shumën e 46 miliardë dollarëve për një vit.
Në realitet, bota islame e ka vërejtur rëndësinë e përkrahjes dhe mbështetjes financiare ndaj nxënësve dhe studentëve qysh herët dhe ka ndarë shuma të mëdha me qëllim të mbështetjes së mësueseve dhe nxënësve të cilët i janë dedikuar dhe i janë përkushtuar fushës së dijes.
Bërthama (Pikënisja) e periudhës pejgamberike:
Muhamedi a.s. ishte dërguar me misionin e pejgamberisë, te një popull analfabet, ku në fillim të shpalljes nuk ishin më shumë se dhjetë veta, të cilët dinin shkrim-lexim. Historianët kanë dilema se kush ishte i pari i cili e mësoi shkrim-leximin. Është thënë se i pari që kishte mësuar shkrimlexim ishte Umeje ibën Harbi, prej tij kishte mësuar i biri i tij Ebu Sufjani e prej tij Umer ibën Hatabi dhe një grup kurejshitësh. Gjatë asaj periudhe, nuk kemi hasur në ndonjë statistikë e cila tregon për shumën e shpenzimeve shkollore, e tëra që tregohet është rasti i robërve të luftës së Bedrit, dhe mbi këtë njohuri mund të konkludojmë se shpenzimet e mësimit kanë qenë afërsisht 400 dërhemë për një nxënës/student. Prandaj shuma minimale për lirimin e robit ishte 400 dërhemë, për disa Pejgamberi a.s. mjaftoi me të mësuarit e tyre nga dhjetë nxënës nga familjet e ensarëve.
Kur u shfaq (lindi) drita e fesë Islame; Kurani Famëlartë kishte vendosur një standard dallues mes dijetarëve dhe masës së gjerë, duke thënë: "Thuaj: A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë?", gjithashtu janë evidentuar shumë hadi the rreth vlerës dhe rëndësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Pejgamberi a.s. i nxiste shokët e tij, në veçanti ata që rrinin nën strehën e xhamisë (Ehl-u-Suffe) , për të mësuar, duke i lënë të lirë ata që të merren vetëm më mësimnxënie dhe duke i bartur vetë shpenzimet e tyre. Pejgamberi a.s. atyre ua kishte caktuar një pjesë të zeqatit dhe lëmoshave të ndryshme.
Përkujdesje e hershme ndaj talentëve
Periudha profetike përfundoi; ndërsa praktika e dhënies së ndihmës financiare (bursës) veçsa përforcohej në kulturën Islame. Shoqëria Islame e ka të njohur dhënien e bursës studentore individuale me qëllim të përkrahjes së ndonjë talenti të veçantë, të cilin e vërente personi që jepte bursë, si p.sh. atë që kishte prirje në përvetësimin e gjuhëve të huaja, etj.
Është potencuar nga Imam Dhehebiu, i cili e ka shkruar biografinë e dijetarit Ebu Xhemre Ed-Dubeiju, se ky i fundit ka thënë: "Ulesha së bashku me Ibën Abasin në shtratin e tij, ndërsa ai më thoshte: Qëndro te unë në mënyrë që ta ndaj një pjesë nga pasuria ime, kështu unë qëndrova pranë tij dy muaj". Ebu Xhemre në kuvendet shkencore (mësimet) të Ibën Abasit bënte përkthirnin simultan për ata që flisnin gjuhën perse. Nga veprimi i Ibën Abasit, siç e potencon Ibën Haxheri në librin (Fet'hu-l-Bari), dijetarët kanë thënë se i lejohet hoxhës (mësuesit) që të marrë pagë si kompensim për mësimin të cilin e jep.
Në kohërat e mëvonshme, vërejmë se; sikur të mos u mjaftonin bursat themelueseve të shkollave juridike (medhhebeve) gjatë kohës së rinisë së tyre, me siguri ata do të përqendroheshin në ndonjë punë tjetër për të siguruar jetesën, dhe nuk do të arrinin të thernelonin këto shkolla në formën të cilën i kemi sot. Imam Ebu Hanifja - themeluesi i medhhebit hanefij - ishte tregtar dhe ai vërejti se nxënësi i tij ishte shumë i zgjuar dhe kishte potencial të dijes, për këtë arsye ai kishte caktuar një shumë të hollash (bursë) me qëllim që ai të përkushtohet vetëm në shkencë.
Një herë kishte ndodhur që Ebu Jusufit t'i keqësohej gjendja materiale dhe kjo e shtyri atë që ta ndërpresë shkollimi në fushën e hadithit dhe fikhut te mësuesi i tij; me këtë rast Ebu Hanifja e hulumtoi rastin e tij dhe shkakun e ndërprerjes së mësimit nga ana e tij, kur e mësoi shkakun ai ia dhuroi nxënësit të tij një "Qyp ... në të cilin ishin njëqind dërhernë" duke i thënë: Qëndro në mësime dhe në momentin që të harxhohet ky qyp më informo. Atëherë ai u përqendrua në mësime dhe kur kaloi një kohë jo shumë e gjatë prapë i dha atij njëqind dërhemë të tjerë, dhe kështu ai e përcillte në vazhdimësi gjendjen e tij ekonomike ... derisa edhe ai e arriti një standard të jetesës". Për shkak të kësaj përkrahjeje dhe përkujdesje materiale Ebu Jusufi më vonë u bë njëri nga shtyllat kryesore të medhhebit hanefij dhe njëra ndër figurat kyçe të kësaj shkolle.
Imam Shafiu gjithashtu ka hasur në vështirësi gjatë shkollimit të tij elementar, nuk ka pasur mundësi të paguajë shpenzimet e shkollimit. Kështu ai detyrohet të punojë dhe ta ndihmojë mësuesin e tij për të arritur deri te përfitimi i bursës e cila nënkuptonte lirimin nga obligimet materiale të shkollimit. Ebu Bekër El-Humejdi, i cili ishte nxënës i Imam Shafiut, ka thënë: "E kam dëgjuar Imam Shafiun duke thënë: “Isha jetim në shtëpinë e nënës sime dhe ajo nuk kishte mundësi të më jepte diçka për t'i dhënë mësuesit tim, mësuesi im pajtoi që unë të qëndroj me nxënësit e tjerë kur ai të mungojë, si kompensim për shpenzimet e mësimit".
Gjatë rinisë së tij Imam Shafiu iu bashkua mësimeve të Muhamed Shej banit në Bagdad. Muhamed Shejbani e vërejti shkathtësinë e Imam Shafiut dhe kishte dëshirë që t'i qëndronte afër, në këtë mënyrë ai vazhdoi ta përkrahë financiarisht derisa Imam Shafiu përfitoi shumë nga dija e tij dhe shkroi shumë libra prej mësimeve të tij.
Baza juridike e bursave
Me kalimin e kohës, tradita e mbështetjes financiare dhe përkrahjes së nxënësve/studentëve, sa vinte e rritej, kjo edhe më shumë u përforcua falë mendimeve dhe dekreteve fetare të dijetarëve myslimanë, të cilat këtë çështje e kishin klasifikuar në rangun e obligimeve kolektive (Farz-i-kifaje) ndaj ymetit, duke potencuar se në rast të mungesës së përkrahjes ndaj nxënësve/studentëve, kjo mund të realizohej edhe me forcën e ligjit. Dijetarët e shkollës juridike hanefite, përmes dijetarit Ebu Mensur El-Maturidiut (vdiq 333 h), kishin vendosur që: "Me rastin e përkushtimit të nxënësit/studentit në fushën e dijes është obligim për myslimanët që ta përkrahin materialisht, nëse refuzojnë që ta përkrahin atëherë detyrohen ashtu siç detyrohen për dhënien e ... zeqatit". Gjithashtu kanë deklaruar se "lejohet bartja e zeqatit prej një vendi në vendin tjetër me qëllim të dhënies së tij ndonjë nxënësi/studenti", edhe pse në parim një gjë e tillë është e ndaluar përderisa në atë vend ka nevojtarë.
Imam Neveviu (vdiq 676 h) ka thënë: "Nxënësi/studenti i cili ka mundësi të punojë, mirëpo përkushtohet në fushën e dijes ... atij i lejohet marrja e zeqatit, sepse përkushtimi ndaj dijes është obligim kolektiv (Farz-i-kifaje)". Dijetarët kanë deklaruar se çdo gjë e cila i duhet nxënësit/studentit, siç janë librat, fletoret, lapsat dhe të gjitha nevojat e tjera që ndërlidhen me mësimin, mund të blihen nga paratë e zeqatit. Sepse këto janë pjesë e nevojshme që i duhet nxënësit/studentit për të përmbushur nevojat e tij. Dijetarët gjithashtu në këtë çështje kanë përfshirë të gjitha fushat e dijes që janë të dobishme për këtë botë dhe botën tjetër.
Juristët myslimanë kanë potencuar se përkujdesja ndaj nxënësit/studentit dhe dijetarëve është obligim shtetëror, duke u siguruar atyre një pjesë nga buxheti shtetëror. Dijetari i mirënjohur hanefit, Ibën Abidini, në librin e tij (Reddu-l-Muhrar), ka thënë: "Bejtul-Mali (buxheti shtetëror) duhet ta ketë një linjë buxhetore të veçantë për përkujdesje ndaj dijetarëve dhe nxënësve/studentëve të përkushtuar ndaj dijes fetare". Disa dijetarë kanë potencuar se nxënësit/studentit i lejohet marrja nga fondi i zeqatit nëse përkushtohet në fushën e dijes, edhe nëse ai është i pasur. Siç është potencuar në (Enciklopedinë juridike).
Falë kësaj baze juridike, bursat studentore kishin marr forma të ndryshme, qëllimet dhe synimet e saj ishin të llojllojshme, gjithashtu edhe grupet përfituese ishin të fushave dhe specializimeve të ndryshme; p.sh. Halid ibën Jezid El-Emeviu (vdiq 84 h) ishte përkushtuar që të sjell dijetarë specialistë të fushës së trashëgimisë së popujve të tjerë me qëllim të përkthimit të literaturës së tyre, si një projekt i parë shkencor në fushën e përkthimit nga një gjuhë e huaj në atë arabe.
Ibën Nedimi, në librin e tij (El-Fihrest), ka thënë: "Kur Halidit iu kujtua çështja e prodhimit; ai urdhëroi që të sillen një grup filozofësh grekë të cilët frekuentonin Egjiptin dhe të cilët e kishin përvetësuar gjuhën arabe, ai i urdhëroi ata që të përkthenin librat e fushës së prodhimtarisë nga gjuha greke në atë arabe, ky është përkthimi i parë që ka ndodhur nga një gjuhë e huaj në gjuhën arabe".
Bursat ... llojllojshmëri dhe garë Kultura ose tradita e dhënies së bursës ishte përhapur shumë, mënyra e shpërndarjes dhe përzgjedhja ishin të ndryshme saqë kjo formë u bë njëra ndër format më të përhapura të mirësisë. Ajo ndahej nga një shtet në shtetin tjetër e në të shumtën e rasteve jepej në mënyrë të fshehtë. Në biografinë e Ibrahim ibën Seid Er-Rifaiut (vdiq në vitin 411 h) janë potencuar forma të veçanta të bursave të cilat shpërndaheshin mes studentëve nga vetë ata. Tregohet se ai që kur kishte qenë fëmijë kishte shkuar në qytetin "Vasit" të Irakut, aty i ishte bashkëngjitur klasës së Abdulgafar El-Hudejniut (vdiq në vitin 366 h) ... ndërsa të ardhurat për të jetuar i merrte nga klasa e tij.
Hadithologu dhe Imami i mirënjohur, Ibrahim El-Harbiu (vdiq në vitin 285h) kishte thënë:
"Një herë u ula përpara derës së shtëpisë sime - ishte koha kur vinin nga Horasani - dhe aty pari kaloi një person i cili tërhiqte dy deve të mbushura me mall i cili m'i dorëzoi dhe më tha: Këto dy deve janë për Ibrahim El-Harbiun, duke kërkuar nga unë që të betohem dhe të mos e tregoj emrin e tij". Në disa raste bursa ishte në rroba. Në vitin 831h arrin një kontingjent me rroba te dijetari Alauddin ibën El-Buhariu nga Princi i (Kelberxhas - Indisë) një sasi prej tre mijë rroba ku një mijë prej tyre ua shpërndau nxënësve të tij".
Bursat disa herë shpërndaheshin në formë të shpërblimeve materiale, të cilat u shpërndaheshin nxënësve të cilët mësonin një libër të caktuar, bursat ishin të llojllojshme, varësisht prej rëndësisë dhe vëllimit të librit të cilin e mësonin ata dhe pozitës së saj në shkollën juridike. Si shembull i këtij lloji të bursës është ajo që e ka potencuar Imam Dhehebiu se Sulltani El-Melik El-Muadhem ibën El-Adil El-Ejubij (vdiq në vitin 624h) ishte fanatik i shkollës juridike hanefite dhe për këtë arsye ai kishte caktuar për atë i cili e mëson librin (El-Mufassal ) njëqind dinarë, ndërsa për atë i cili e mëson librin (El-Xhamin-lKebir) dyqind dinarë.
Në të kaluarën, përkujdesja ndaj nxënësve dhe studentëve ishte nder dhe respekt, aty garonin princat, udhëheqësit dhe dijetarët. Prej udhëheqësve dhe sulltanëve të cilët janë të njohur për dhënien e bursave, studentëve dhe nxënësve, është edhe halifi abasid, Harun Rashidi (vdiq në vitin 193h) dhe biri i tij Memuni (vdiq në vitin 218h), pastaj Sulltani Nuruddin Mahmud Zinkij (vdiq në vitin 569h) i cili kishte caktuar një shumë të hollash për mësuesit, të cilët i mësonin fëmijët bonjakë në qytetet ku ai sundonte, ai kishte paraparë shuma të hollash edhe për bonjakët po edhe për mësuesit e tyre të cilat u mjaftonin atyre për shpenzimet mujore. Prej tyre gjithashtu është i njohur edhe Salahuddin Ejubi (vdiq në vitin 589h) i cili kishte ndërtuar shumë shkolla.
Prej vezirëve të cilët u shquan për këtë veti është edhe veziri abasid El-Fet'hu ibën Hakan (vdiq në vitin 247h) i cili në vazhdimësi jepte në shumë të caktuar për dijetarë dhe mendimtarë.
Dijetarë ... në përkujdesje ndaj homologëve të tyre:
Prej dijetarëve të pasur të cilët janë të njohur se kanë përkrahur shumë nxënës është Imam Ebu Hanifja, siç u potencua edhe më herët se ai kishte mbështetur nxënësin e tij Ebu Jusufin.
Gjithashtu edhe imami i Egjiptit, El-Lejth ibën Sadi, i cili ishte tregtar dhe i cili kishte ndarë një shumë të veçantë të hollash për imam Malikun, e cila i mjaftonte në mënyrë që ai të përkushtohej në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Medinën e ndritshme. Pikërisht siç sot veprojnë shumë universitete me profesorë (kuadro) të caktuar të fushave të veçanta.
E potencon Imam Dhehebiu: "Dijetari Lejth ibën Sadi ia kishte ndarë një shumë prej 100 dinarësh Imam Malikut dhe këtë shumë ia jepte në vit (e barasvlershme me 15 mijë dollarë amerikanë); një herë Imam Maliku i kishte treguar se ka një borxh dhe Imam Lejthiu ia kishte dërguar një shumë të hollash prej pesëqind dinarësh".
Prej këtij lloji të dijetarëve ishte edhe Ebu-l-Hasen Nejsaburij (vdiq në vitin 355h), të cilin Imam Dhehebiu në librin e tij (Tedhkiretu-l-Huffadh) e ka cilësuar si: "Tregtar, njëri prej dijetarëve të mëdhenj", ai ishte njëri prej atyre dijetarëve që shpenzonte të holla për nxënësit e dijes.
Gjithashtu edhe historiani i njohur Izzuddin ibën El-Ethiri (vdiq në vitin 630h) e kishte shndërruar shtëpinë e tij në buj tinë për nxënës dhe studentë.
Ajo e cila vlen të potencohet me këtë rast është se ata që kanë dhënë bursa, po edhe ata që kanë përfituar, jo të gjithë ishin myslimanë, ata ishin bij të kulturës islame por nga konfesione të tjera fetare; si p.sh. Eminu-d-Devle ibën Et-Tilmidhi i krishterë nga Bagdadi (vdiq në vitin 560 h), i cili ishte i njohur në fushën e mjekësisë, Imam Dhehebiu kishte thënë për të: "Mësuesi i mjekësisë, Hipokrati i epokës së tij dhe Galileu i kohës së tij" - ai u ndante nxënësve dhe studentëve nga pasuria e tij në shumë prej 20 mijë dinarë (përafërsisht tre milionë dollarë amerikanë) dhe shtëpia e tij gjendej ngjitur me Medresenë "En-Nidhamije" në Bagdad. Në rast kur ndonjëri prej dijetarëve (mësuesve) sëmurej ai e ftonte në shtëpinë e tij, e mjekonte atë dhe në fund, para se ta përcillte, ia jepte dy dinarë.
Bursa të kushtëzuara dhe të shumëllojshme
Në kulturën Islame çështja e dhënies së bursës kishte arritur një stad shumë të largët, saqë shumë prej myslimanëve kishin ndarë nga pasuria e tyre me qëllim të furnizimit të nxënësve me fletore, libra dhe të gjitha mjetet e nevojshme për mësimnxënie. Në veçanti çështja e sigurimit të literaturës në kulturën Islame ishte shumë e njohur dhe kishte një traditë shumë të vjetër.
Hameviu, me rastin e përpilimit të biografisë së Ebu Salih Nejsaburit (vdiq në vitin 470h), ka potencuar se ai kishte qenë përgjegjës për librat e fushës së hadithit, të cilët ishin tubuar në dollapin e trashëguar nga dijetarët e mëhershëm dhe të cilët ishin lënë vakëf për nxënës. Ai gjithashtu kishte për detyrë që r'i ruante ata, të përkujdesej për ta dhe t'i shpërndante te nxënësit e dijes.
Në xhaminë "Emevite" në Damask, e cila ishte ndërtuar në vitin 160h, në pjesën perëndimore të quajtur (Kupola perëndimore) ishte një kënd i veçantë, ku liheshin librat vakëf për nxënësit e dijes. Këtë e ka potencuar Imam Ibën Kethiri, i cili e kishte marrë nga mësuesi i tij Imam Dhehebiu. Gjithashtu Ebu-l-Kasim El-Mevsilij (vdiq në vitin 323h) e kishte ndërtuar një librari të cilën e kishte emëruar "Daru-l-Ilmi - Reparti i shkencës) ku në atë librari kishte lënë vakëf të gjitha librat, e fushave të ndryshme shkencore, për nxënësit e dijes. Gjithashtu edhe Sulltani Selçuk, Xhelaluddovle Melikshah (vdiq në vitin 485h), e kishte ndërtuar një librari të cilën e kishte lënë vakëf për nxënësit e dijes dhe në atë librari kishte tubuar dhjetë mijë vëllime librash të ndryshëm.
Meqenëse ende jemi te përmendja e librave, ekziston një tregim interesant që ndërlidhet me dhënien e bursave, e cila tregon përkushtimin brilant të mësuesit dhe përkujdesjen e tij ndaj nxënësit. Kjo ndoshta llogaritet si përparësi kulturore ndaj asaj që sot njihet si (Projekte për kultivimin e studentëve). Këtë tregim e tregon gjuhëtari i mirënjohur Ebi Is'hak Ez-Zexhaxh (vdiq në vitin 311h) të cilit i kishte ndodhur me mësuesin e tij, gjuhëtarin e mirënjohur EI-Muberred (vdiq në vitin 286h) me rastin e mësimit të librit të Sibevejhit.
Ebu Is'haku tregon duke thënë: "Shkova tek Ebu-l-Abbas El-Muberridi në momentin kur ai hyri në Bagdad me qëllim të leximit të librit të Sibevejhit pranë tij. Ai mu drejtua duke më pyetur: Çfarë profesioni keni? Unë iu përgjigja: Xhamaxhi. Ai më pyeti prapë: Sa fiton brenda ditës? Unë iu përgjigja: Dhjetë dërhemë e më pak. Ai më tha: Sille për çdo ditë gjysmën e asaj që e fiton dhe vendose në këtë sënduk, të cilin e kishte lënë enkas për këtë çështje. Kështu fillova me leximin e librit, dhe sa herë që sjellja diçka e vendosja në sënduk. E kur e përfundova leximin e librit; me këtë rast m'i hodhi çelësat dhe më tha: Hape atë dhe merr ato që ke lënë në të, me atë rast e hapa dhe mora gjithë atë që kisha lënë, aty ishin tubuar një shumë e madhe të hollash. Prandaj Allahu e mëshiroftë Ebu-l-Abasin për mësim që ma dha dhe më bëri të pasur.
Shkollat dhe institucioni i bursës
Si formë e bursës së përhapur në kulturën Islame ishte edhe ndërtimi i shkollave në një vend të veçantë, të ndara prej xhamive, si dhe ndarja e bursave për nxënësit dhe mësuesit e atyre shkollave, nga buxheti i formuar në mënyrë vullnetare prej bamirësve të ndryshëm. Kjo vlente për ato shkolla të themeluara nga shoqëria, ndërsa shkollat e ndërtuara nga shteti financoheshin nga buxheti i shtetit.
Thuhet se shkolla e ndërtuar nga Nidhamu-l-Melik (vdiq në vitin 485h) ishte e para shkollë e cila kishte futur sistemin e dhënies së pagës për mësimdhënësit. Megjithatë kjo e dhënë nuk është shumë e sigurt, sepse jakut El-Hameviu e ka potencuar se shkolla e themeluar nga Imam Ebu Hibban El-Busti (vdiq në vitin 354h) ishte prej shkollave të para që kanë caktuar pagë për mësimdhënës.
Në realitet, ndërtimi i shkollave në një vend të veçantë, të ndarë prej xhamisë, ishte ide e halifëve abasitë. Këtë e potencon historiani i mirënjohur El-Mukrizi (vdiq në vitin 845h) përmes librave të tij se Halifja El-Mutedid Bil-lah (vdiq në vitin 289h) i cili ishte bërë halif në vitin (279h), kur filloi së ndërtuari pallatin e tij në Bagdad, me këtë rast pallatit ia shtoi një pjesë me qëllim të ndërtimit të disa ndërtesave për profesionet e ndryshme, shkencat e ndryshme dhe shkollat juridike, me këtë tast kishte paraparë edhe ndarjen e pagave për mësimdhënës.
Historiani El-Mekrizi në librin e tij (EI-Mevaidhu Ve-l-Itibar) thotë: Halifja fatimit El-Azizu Bil-lah (vdiq në vitin 386h) ishte ai që e shndërroi xhaminë e Ezherit në shkollë në vitin 378h, me propozimin e Vezirit të tij Jakub ibën Keles (vdiq në vitin 380h), i cili gjithashtu kishte kërkuar që të caktonte një shumë të hollash në emër të pagës.
Meqenëse Sulltani Nuruddin Zinki ishte i pari që ndërtoi shkollën e hadithit në Damask dhe së cilës i kishte destinuar shumë vakëfe që të ketë dobi prej saj, atëherë Sulltan Sa1ahuddini është ai i cili ndërtoi disa shkolla në Kajro të Egjiptit dhe ato i la vakëf për të gjitha shkollat juridike, gjithashtu në vitin 588h e kishte ndërtuar shkollën "Es-Salahije" në Kuds në të cilën shkollë mësoheshin shkencat fetare dhe astronomia.
Thuhet se udhëpërshkruesi Andalusian Ibën Xhubejri (vdiq në vitin 614h) me rastin e vizitës së tij në Egjipt, ishte mahnitur me numrin e madh të shkollave, të cilat i kishte ndërtuar Salahuddini dhe me shumat gjigante që i kishte destinuar për ato shkolla, konkretisht për nxënësit dhe mësuesit e atyre shkollave. Me këtë rast ai kishte thënë: (Fëmijët bonjakë në këtë shtet posedojnë shkolla të mëdha, për të cilat janë të destinuara shuma të mëdha të hollash, nga të cilat marrin mësuesit për nevojat e tyre). Me rastin e vizitës së tij në Egjipt në vitin 580 ai kishte numëruar 30 shkolla të cilat ishin vetëm në anën lindore të vendit.
Universiteti i Mustensirijes bukuria e botës
Halifi Abasid, El-Mustensir Bil-lah, në vitin 630h e themeloi shkollën El-Mustensirije - me këtë informatë e hapëm këtë punim - në të cilën përfshiheshin katër shkollat j uridike Islame. Kj o shkollë u ndërtua buzë lumit Tigër, përballë Pallatit të Halifes, ishte një shkollë gjigante dhe e pakonkurrencë në kohën e saj sa i përket bukurisë, hapësirës dhe vakëfeve të shumta të destinuara për të.
Historiani i mirënjohur Ibën Kethiri e kishte cilësuar duke thënë: "Në atë shkollë gjendej Departamenti i shkencave të hadithit, Departamenti i mjekësisë, stafit të angazhuar i ishte caktuar pagë, ushqim, ëmbëlsira, fruta dhe të gjitha gjërat për të cilat ata kishin nevojë, gjithashtu asaj i ishin destinuar shumë vakëfe. Aty ishin destinuar edhe libra të shumtë dhe mjaft me vlerë të cilët ishin të pakonkurrencë në mbarë botën, prandaj kjo shkollë ishte bukuria e Bagdadit dhe gjithë shtetit". Historiani Irakian Naxhi Matuf (vdiq në vitin 1977 m) kishte bërë një statistikë duke numëruar profesorët e fushës së Fikhut dhe numrin e studentëve. Me këtë rast kishte rezultuar se kishte 1 profesor për 12 studentë. Kjo është një argument i fuqishëm për, cilësinë e lartë të arsimit në atë periudhë.
(TV Al-jazeera) Nga gjuha arabe: Mr. Vedat Shabani
1. Autori i librit është Imam Zemahsheriu.
2. Autor i librit është Muhamed ibën Hasen Shejbanij.