"Thuaj: 'Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, në fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve." (El En'am, 161).

Drita që shkëlqeu në Mekë, për pak kohë, filloi të ndriçojë kudo. Spanja myslimane arriti një shkallë të tillë të zhvillimit kulturor që nuk e kishte arritur as më parë e as më pas. Nxitësi kryesor për Evropën që të jepej pas shkencës ishte Spanja islame. Ndërkaq, kur myslimanët u larguan nga disiplina dhe rendi islam, nga dija dhe shkenca, ata, nga sundues të botës, u bënë të paaftë të sundojnë madje edhe veten e tyre.
Në kontekstin leksikologjik fjala arabe "Islam" do të thotë nënshtrim dhe bindje. Kuptimi terminologjik i fjalës e definon Islamin si: të dorëzuarit Zotit Një e absolut dhe të bindurit ligjit të Tij, duke iu shmangur politeizmit apo çfarëdo adhurimi të kotë. Kjo do të thotë se myslimani nuk e përul kokën para askujt përveç para Zotit, dhe askënd dhe asgjë nuk e konsideron rival apo të barabartë me Të.
Besimtari nuk lejohet që të jetë i varur apo të bëhet rob i epshit, i pasionit, i lakmisë apo i çfarëdo idhulli apo krijese. Feja që të gjithë pejgamberët kanë marrë prej Zotit dhe ua kanë kumtuar njerëzve është e njëjta fe - Islami: "Feja e pranueshme tek Allahu është Islami." (AliImran, 19)
Përkatësia islame është atribut që çdo njeri, pa marrë parasysh se cilit popull, race apo vendi i përket, nëse e zotëron atë atribut është pjesë e umetit musliman.
Të shprehurit e përkatësisë islame bëhet përmes dëshmisë:
"Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhamedi është rob dhe pejgamber i Tij". Kjo dëshmi është fjalëkalimi për në Islam dhe çelësi i xhenetit. Përmes saj myslimani pohon se e pranon vetëm Allahun për Zot, formësues, furnizues, udhëzues, programues të jetës, përcaktues të vdekjes dhe udhëheqës së jetës së tij. Kjo e dallon myslimanin nga të tjerët. Kurani na tregon se i pari që e përdori termin mysliman ishte Ibrahimi a.s.: "Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj, fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë ... " (El Haxhxh, 78).
Islami përbehet prej akides dhe sheriatit. Akidja përfshin çështjet besimore, kurse sheriati përfshin veprat e njeriut. Në një nga ajetet e tij, Kurani bën dallimin ndërmjet besimtarit/mu'minit dhe muslimanit: "Beduinët thanë: 'Ne kemi besuar!' Thuaj: 'ju nuk keni besuar ende, por thoni: ne jemi dorëzuar, pasi besimi ende nuk ka hyrë në zemrat tuaja ... " (El Huxhurat, 14).
Besimtar (mu'min) është ai që beson fuqishëm njëshmërinë e Zotit, engjëjt, librat, pejgamberët, paracaktimin dhe ringjalljen. Kurse, mysliman është ai që i përmbahet kushteve të Islamit: që dëshmon se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, që fal namazin, agjëron ramazanin, jep zeqatin dhe kryen haxhin.
Përcillet nga Enes b. Maliku se Pejgamberi a.s. i tha Muadhit, që i ishte i hipur bashkë me të në kafshë: "O Muadh b. Xhebel!" Muadhi iu përgjigj: "Urdhëro o i Dërguari i Allahut, urdhëro!" Pejgamberi a.s. iu drejtua prapë: "O Muadh", Muadhi ia ktheu përsëri: "Urdhëro o i Dërguari i Allahut, urdhëro!" Kjo u përsërit tri herë. Më pas, Pejgambri a.s. tha: "Ai që e verifikon me zemër dhe dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, Allahu ia ndalon hyrjen në xhehenem ..." (Buhariu, Ilm, 49)
Gjithsesi besimi duhet të manifestohej në përditshmërinë e njerëzve? Madje, sa do të kishte vlerë të njëmendtë një vepër që nuk bëhet në emër të Zotit?! Mu për këtë, në shume vende imani dhe vepra e mirë përmenden në Kuran përkrah njëri-tjetrit: "ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira". Si rrjedhim, besimi dhe nënshtrimi ndaj Zotit janë të lidhur mes tyre si puna e pemës dhe farës. Ashtu sikurse që nuk mund të mbijë dhe të rritet druri pa farë, ashtu nuk mund të kemi islam pa besim (iman).
Besimi në rend të parë është çështje e zemrës, e ndijimit dhe e bindjes. Por feja e Allahut nuk është vetëm besim (iman- akide) , prandaj shqiptimi i dëshmisë (shehadetit) duhet të shkojë përtej deklarimit verbal të përkatësisë islame, duke reflektuar në aspektin fetar, shoqëror dhe shpirtëror të besimtarit. Sepse, Zoti kërkon që imani të manifestohet dhe përditësohet përmes dispozitave islame, duke vepruar në harmoni me to, përndryshe besimi do të ishte si pema pa fruta.
Kjo, ngase adhurimi në Islam ka kuptim gjithëpërfshirës dhe ai ngërthen çdo aktivitet të njeriut që bëhet në emër të Zotit dhe për të mirën e shoqërisë. Myslimani nuk i ndan punët e kësaj bote nga bota tjetër sepse dynjaja dhe ahireti nuk janë dy realitete të ndara. Madje, çdo vepër jo vetëm që ka pasojat e saj në këtë botë, por gjithashtu bërësi i saj do të merret në llogari në botën tjetër.
Për rrjedhojë, Islami ynë nuk është i mjaftueshëm nëse reduktohet vetëm në të lindurit tonë nga prindër myslimanë dhe të rriturit mes myslimanëve. Njeriu edhe pse lind si mysliman dhe në një familje myslimane, nëse nuk e pranon ekzistencën e Zotit nuk mund të jetë mysliman. Që myslimani ta bartë me krenari dhe të jetë i denjë për përkatësinë e tij fetare, kërkohet që veprat e tij të jenë në përputhje me ligjin e Zotit. Myslimani i mirë nuk mund të jetë vetëm me qëllime të mira, pa i shoqëruar ato me vepra të mira.
Njeriu konsiderohet musliman i plotë kur ai i praktikon dhe i jetëson mësimet islame në botën reale, sepse Islami është një sistem hyjnor për jetën njerëzore. Shpirti, zemra, vetëdija, imagjinata, meditimi, mendimi, adhurimi, veprimet, pasuria, trupi, çdo frymëmarrje, madje çdo atom dhe qelizë e besimtarit duhet r'i përkushtohet Zotit absolut: "Thuaj në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve." (El En'am, 162). Pra, e gjithë jeta duhet të jetë adhurim, përndryshe sa do të ishte adhurimi nëse reduktohet vetëm në disa momente të caktuara, përballë shpërblimit në botën e amshueshme?
Secili besimtar/mumin duhet të ndiejë se çdo gjë që ekziston, që nga thërrmijat më të imta e deri tek yjet, galaktikat e panumërta dhe i gjithë universi, është manifestim i fuqisë së Allahut, ashtu sikurse shprehet Ebu Bekër Sidiku: "Para çdo gjëje shoh Allahun, në çdo gjë shoh Allahun dhe pas çdo gjëje shoh Allahun".
Vetëm kështu zemra e myslimanit mumin mund të jetë në paqe dhe qetësi, sepse ai e adhuron Atë që e adh uron e tërë gj i thësia. ".. . Atij i përulen të gjithë që gjenden në qiej dhe në Tokë ... " (Ali Imran: 83).
Duke vepruar brenda sistemit hyjnor, njeriu është i denjë të jetë mëkëmbës i Zotit mbi Tokë.
Zoti ka bërë që ndikimi dhe influenca e mësimeve islame të jetë rezultat i përpjekjeve të myslimanit për një gjë të tillë: "Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë." (Esh Shems: 9-10).
Pra, Islami, duke qenë se është i shpallur nga Zoti, nuk ndikon vetvetiu: "Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete." (Er R'ad: 11). Kjo lë të kuptohet se natyrës njerëzore i është mundësuar të veprojë në mënyrë permanente dhe të mos jetë e përjashtuar nga aksioni dhe veprimi.
Myslimani duhet të punojë që të japë kontributin e tij që të ruhet Islami në hapësirën ku ai jeton dhe vepron dhe duhet t'iu mundësojë myslimanëve të tjerë të njohin fenë e tyre. Ai duhet të jetë ashtu si merimanga që thuri rrjetin e saj për ta mbrojtur të Dërguarin e Zotit, një rrjetë dije dhe drite që ta mbrojë bashkësinë myslimane nga armiqtë e saj. Prandaj, kërkohet që myslimanët ta njohin sa më shumë fenë e tyre, sepse sa më thellë që e njohin atë, aq më shumë do ta shtojnë bindjen e tyre, duke përulur kokat e tyre në sexhde në shenjë falënderimi ndaj Krijuesit.
Të pajisur me forcën e moralit dhe të shpirtit, myslimanët e parë arritën që për gjysmëshekulli të merrnin gjysmën e botës, duke qëndruar shumë lart në aspektin shkencor, politik dhe kulturor ndaj të gjithë popujve të botës. Ata bënë përparime të papara në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Të nxitur nga ajete të shumta kuranore që nxisin për lexim, kërkim, meditim, soditje, punë intelektuale dhe marrjen me shkencë, myslimanët i dhanë një kontribut të pallogaritshëm njerëzimit. Islami solli një revolucion kulturor të pashembullt. Nga një popull i pashkolluar dhe beduin dolën sahabët, gjenerata më e mirë e gjithë gjinisë njerëzore, prej të cilëve dolën udhëheqësit e mëdhenj që qeverisën një pjesë të madhe të botës. Ata në luftë ishin luanë të vërtetë, kurse në raportet mes tyre ishin vëllezër dhe njerëz të urtë.
Drita që shkëlqeu në Mekë, për pak kohë, filloi të ndriçojë kudo. Spanja myslimane arriti një shkallë të tillë të zhvillimit kulturor që nuk e kishte arritur as më parë e as më pas. Nxitësi kryesor për Evropën që të jepej pas shkencës ishte Spanja islame. Ndërkaq, kur myslimanët u larguan nga disiplina dhe rendi islam, nga dija dhe shkenca, ata nga sundues të botës u bënë të paaftë të sundojnë madje edhe veten e tyre.
Zbehja e ndikimit të fesë islame në praktikën e besimtarëve ka rezultuar vazhdimisht me degradim. Çdo për parim i myslimanëve fillon me afirmimin e mësimeve kuranore. Ka shekuj e shekuj që bota islame po jeton në dekadencë! Pse sot pothuajse asgjë nga bota islame nuk mund të matet me kërkimin shkencor në Perëndim? A mundet që pa shkencë, njeriu të plotësojë amanetin që e refuzuan qiejt dhe toka? A mundet që pa dije fetare e shkencore njeriu të bëhet mëkërnbës në tokë?
Prandaj, është imperativ fetar që myslimanët t'i kthehen me forcë dijes fetare dhe shkencore, sepse myslimani i mirë është edhe besimtar edhe shkencëtar i mirë. Pikërisht për këtë ne duhet të marrim nga të tjerët arritjet shkencore dhe teknologjike, por duhet t'i flakim tutje të gjitha idetë që janë të huaja për mendimin islam dhe të kultivojmë me besnikëri konceptin tonë për botën, duke ruajtur traditën dhe thesarin tonë shpirtëror.
Ka myslimanë që për të qenë trendi dhe të "pranuar" nga të tjerët tregohen indiferentë ndaj fesë së tyre. Prej njerëzve të tillë nuk ka dobi vendi. Ka disa në mesin e myslimanëve të cilët mbase do të dëshironin një zhvillim tjetër që do të na largonte nga feja jonë e madhërishme. Por ne nuk duhet të lejojmë që të kthehemi përsëri në terr dhe errësirë, pasi Islami na ka shpëtuar prej tyre. Në jetën tonë, ne duhet të kapemi pas fesë tonë të bukur duke u treguar besnikë ndaj saj, sepse vetëm ajo na shpëton nga stuhitë dhe shtrëngatat që e kanë përfshirë shoqërinë njerëzore. Vetëm kështu mund të jetojmë me nder dhe të fitojmë shpërblimin nga Krijuesi.
Të parët tanë kanë qenë shumë të përkushtuar për të ruajtur përkatësinë islame. Kështu duhet të veprojmë edhe ne sot, edhe në të ardhmen. Të mos jemi me përkrahësit e së shtrembrës që përpiqen të shkatërrojnë gjërat e shenjta të shoqërisë, gjoja në emër të përparimit të saj. Allahu i gjithëfuqishëm thotë: "Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë e shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve." (El A' raf, 56).
Tokën që e ka rregulluar Allahu e çrregulloj në njerëzit. Prandaj myslimanët duhet të venë rregull në të, duke i ftuar familjet dhe shoqërinë e tyre, madje gjithë njerëzimin në fenë e Zotit, duke përhapur dije dhe drejtësi, duke promovuar virtyte me urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimit nga veset dhe e keqja.
Jeta është amanet nga Zoti dhe ne duhet ta trajtojmë atë me kujdes dhe përgjegjshmëri. Pejgamberi a.s. ka thënë "shfrytëzo pesë gjëra para pesë gjërave të tjera: Rininë tënde para se të plakesh, shëndetin tënd para se të sëmuresh, pasurinë tënde para se të varfërohesh, kohën tënde të lirë para se të jesh i zënë dhe jetën tënde para se të të vijë vdekja".
Myslimani duhet të jetë i pajisur me virtyte dhe me ndjenjat më të larta fisnike njerëzore. Islami urdhëron që besimtari ta ndërtojë jetën e tij në bindje ndaj Allahut dhe nënshtrim ndaj ligjit të Tij, të kontrollojë sjelljet e jashtme dhe veprat, fjalët, mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e tij të jenë në përputhje me të drejtën dhe të vërtetën (sheriatin).
Myslimanët duhet të kenë rol aktiv në rrjedhat e përgjithshme të shoqërisë. Ata duhet ta jetojnë jetën me ndershmëri dhe nuk guxojnë të tregohen të shurdhër ndaj nevojave të kohës dhe as t'ia kthejnë shpinën jetës së kësaj bote, apo të tregohen indiferentë ndaj saj. Myslimanët duhet të ndjekin rrugën e mesme, të mos e ndrydhin deri në ekstrem instinktin, sikurse është murgëria, por as të jepen pas lirisë së pakufizuar të pasioneve duke u bërë robër të tyre: "Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri që dëshirat e veta i ka bërë zot? ... " (El Xhathije: 23).
Islami, si program hyjnor, i përgjigjet plotësisht nevojave shpirtërore dhe materiale të njeriut. Ai nuk e ngujon besimtarin në limite të ngushta por ia zgjeron horizontet e studimit, të meditimit, të së mirës dhe të së vërtetës. Prandaj muslimanët nuk guxojnë të jenë formalistë, por duhet ta kuptojnë thelbin dhe esencën e fesë së tyre.
Si rrjedhim, kërkohet që të kemi një inteligjencë që mendon dhe vepron në mënyrë islame, që do të bartë flamurin e rilindjes islame. Kjo, sepse ndikimi i Islamit nuk realizohet në mënyrë imponuese. Ndikimi i Islamit në shoqëri realizohet aq sa njerëzit besojnë në të dhe aq sa ata punojnë për realizimin e tij. Në suksesin e muslimanëve ndihma e Allahut është vendimtare, por ajo ndihmë do të vijë vetëm nëse besimtarët e japin mundin e tyre dhe e synojnë atë.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi