Njeriu i mirë është Në mbrojtje Të Allahut xh.sh (2)

 


Shprehja në hadith: “Kur ta dua robin Tim, Unë bëhem shqisa e tij e të dëgjuarit, e të pa murit, dora e tij dhe këmba e tij”
Në këto fjalë të Resulullahut në aspektin gjuhësor ka fjalë të paramenduara. Këtë mund ta ilustrojmë me shembuj: Kur i thua dikujt ittekil-lah – “Ki frikë Allahun”, atëherë nga ana substantive kuptohet se ai duhet të ketë mburojë, pengesë në mes tij dhe Alla hut, e në realitet nuk kuptohet kështu, por qëllimi është “ki frikë dënimin e Allahut” – itteki adhabell-llah .Në këtë hadith paramendohet thënia: “Kur ta dua robin Tim, Unë bëhem ruajtës i shqisës së dëgjuarit me të cilën dëgjon;bëhem ruajtës i të pamurit me të cilën ai shikon, bëhem ruajtës i dorës me të cilën ai vepron (godet), bëhem ruajtës i këmbës me të cilën ecën. Kjo i përngjet thënies së të Dërguarit a.s.: “Ruaje Allahun, Allahu të ruan ty”. Kuptimi është se kush e respekton Allahun me përkushtim në kryerjen e ve prave vullnetare pas detyrimeve, Allahu atë do ta ruajë nga dyshimet e devijuara, nga intrigat e djallit, do t’i ndihmojë që ai të mos mbizotërohet nga askush dhe nuk do të ketë forcë që mund ta mposhtë atë. Në këtë kontekst Allahu xh.sh. thotë:“Se ti (o djall) ndaj robërve të Mi nuk ke kurrfarë force (as fizike e as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje”. (El Hixhër, 42). El Ha tabiu thotë: “Kjo thënie (e hadithit) është me shembuj, e kuptimi është se këto gjymtyrë janë të udhëzuara nga Allahu në vepra që i punojnë, nga dashuria e Allahut ato kanë lehtësime, janë të ruajtura nga ndodhitë e këqija që mund të futen me shqisën e të dëgjuarit, janë të ruajtura nga të shikuarit në gjërat që shikimi në to është i ndaluar, e kanë të ruajtur dorën aty ku nuk lejohet të preket apo goditet, e kanë të ruajtur ecjen për të keqen që duhet arritur. Apo kuptimi i tij është ruajtja e Alla hut robin e Tij, ngase kur e do atë urren që të sillet me gjëra që janë të ndaluara.[18] Kështu evliaja nuk dëgjon përveç atë me të cilën Allahu është i kënaqur, nuk shi kon, as nuk flet, as nuk vepron, e as nuk ecën përveçse aty ku Allahu është i kënaqur me të. Në këtë hadith kemi shprehje metaforike, ku dashuria e flakët e Allahut për robin nënkupton që robi me i dhënë përparësi urdhrave të Allahut mbi çdo gjë tjetër. Kjo mund të ilustrohet edhe në këtë mënyrë: Kur nëna i thotë djalit të saj “Ti je syri im, zemra ime, shpirti im”, që nënkupton se ajo e do djalin e saj ashtu siç e do veten, syrin, shpirtin dhe zemrën e saj. Kështu evliaja e do Zotin e tij më shumë se sa e do dëgjimin, shikimin, dorën dhe shpirtin e tij. Njeriu pa këto gjymtyrë nuk mund të arrijë aty ku do apo aspiron. Paramendoje një person që ka gjymtyrë të palëvizshme, duart apo këmbët e palëvizshme, ai nuk mund të arrijë pa to asnjë aspiratë. Ndërsa me gjymtyrët që i posedon ai mund të arrijë shumë nga kënaqësitë e Allahut, por megjithatë këto gjymtyrë kanë fuqi të limituara, janë të pa mundshme për shumë gjëra, kështu që kur Allahu i afron përkrahje, ndihmë, atëherë gjymtyrët mund të arrijnë edhe keramete, të cilat i tejkalojnë gjërat e zakonshme.


Shembuj të fuqisë së gjymtyrëve përmes kerameteve 


Se çka do të thotë fuqia e gjymtyrëve të evliave të Allahut përtej aftësive të limiteve të tyre, më së miri mund ta ilustrojmë me shembullin e Omerit r.a.:“Vërtet ai (Omeri r.a.) ishte duke mbajtur hytben e xhumasë, e gjatë fjalimit të tij (iu shfaq pozita e ushtrisë në front) thirri: “O Sarije! Kodra, kodra”. Njerëzit u kthyen duke shikuar njëri-tjetrin. Sarije ishte komandant i ushtrisë së muslimanëve. Ushtria e dëgjoi zërin e Omerit duke i nxitur që ta mësyjë kodrën, kur e mësyu e hasi ushtrinë e politeistëve gati sa i sulmoi nga shpina. Atëherë (ushtria e muslimanëve) nxituan dhe i paraprinë në sulm dhe betejën e fituan”. [19]. Pra, Omeri r.a. kur e pa ushtrinë, nuk e pa me fuqinë lëndore dhe njerëzore të syrit të tij, por e pa me fuqinë që ia mundësoi Allahu xh.sh. Ushtria kur e dëgjoi zërin e Omerit nuk e dëgjoi me fuqinë njerëzore të veshit, por e dëgjoi me fuqinë e Allahut të Lartësuar. E ky është edhe kuptimi i hadithit “Allahu bëhet shqisa e të dëgjuarit me të cilën dëgjon njeriu, shqisa e të pamurit me të cilën ai shikon. 
Gjithashtu kemi ndodhinë kur Resulullahu a.s. me një grusht të dheut i gjuajti fytyrat e politeistëve dhe tha: “Fytyrat ju deformofshin”, atëherë të gjithëve në sytë e tyre ju ra dheu, e nga frika morën ikën”. [20]Në këtë kontekst Allahu xh.sh. thotë: “Nuk e hodhe ti (pluhurin në sytë e armikut, o Muhamed) kur e lëshove nga grushtet e tua, por e hodhi Allahu”. (El Enfalë, 17) Kështu që thëniet e pluhurit në sytë e politeistëve nuk arriti me fuqinë e dorës së Pejgamberit a.s., por arriti me fuqinë e Allahut xh.sh. E ky është kuptimi i shprehjes në hadith: Allahu bëhet dora e tij me të cilën ai vepron–godet.
Thuhet se kuptimi i kësaj shprehje të hadithit është meditimi i thellë i evliasë në horizonte në krahasim me meditimin e njeriut të thjeshtë. P.sh. fëmija kur e shikon dritën, zilen dhe i prek lojërat në Iphone (telefon celular), ai këtë Iphone e sheh vetëm si një lodër të mrekullueshme pa i parë operacionet dobitë dhe mundësitë e tjera mahnitëse të Iphonit. Kështu njeriu i thjeshtë hapësirën, tokën, qiellin, yjet, detet, oqeanet, bimët, lulet, nuk i vëren përveçse panorama të bukurisë me të cilat njeriu kënaqet duke i parë. Ndërsa evliaja-besimtari nuk sheh diç nga këto përveçse ia kujton fuqinë, urtësinë dhe dijen e Allahut. Krejt këto mendime në hadith nuk bien në kundërshtim njëra me tjetrën, përkundrazi e plotësojnë njëra-tjetrën rreth një kuptimi, e ai është se hadithi është metaforë që tregon ndihmën, mbështetjen, forcën dhe përkrahjen e Allahut ndaj evliasë. 


Shprehja në hadith: “Nëse ai më kërkon Mua diçka, Unë do t’ia japë atij, nëse ai kërkon Mbrojtjen Time, Unë do ta mbrojë atë (besimtarin – evlianë)”. 


Kur njeriu vazhdon duke qenë i afërt me Krijuesin e tij, atëherë atij i mundësohen disa epërsi nga të tjerët që qëndrojnë larg Krijuesit. Kjo epërsi tregohet edhe në këtë pjesë të hadithit që është një pozitë e lartë për të dashurit, evliatë dhe të afërmit e Allahut. Ai evliave u përgjigjet në lutjet dhe kërkesat e tyre, i mbron kur ata kërkojnë mbrojtje. Kështu dashuria ndaj evliave shndërrohet në përgjigje të ftesës duke iu mundësuar keramete të paprecedentë. Në këtë kontekst Resulullahu a.s. thotë:“Vërtet janë disa robër të Allahut, kur betohen në Allahun, betimi i tij është i realizon”. [21]Sikur Allahu t’i thotë atij: se je në pozitën që kur betohesh në Allahun, Allahu është Ai që ta pastron betimin tënd. Pozitë kur njeriu si krijesë e dobët betohet në Mbretin e mbretërve, e ai ia pranon betimin e tij. Ky është El-Bera bin Malik, sahabët kur shkonin në beteja luftarake e merrnin me vete dhe i thoshin të betohet në Allahun se do të kor rim fitore –. Kështu në një betejë në veri (të shtetit islam) pabesimtarët ishin të rrethuar dhe nuk pranonin të zbritnin nga Kalaja e fortifikuar. Sahabët i thanë El-Beraut për Allahun, betohu në Allahun të korrim fitore. Ai u tha: “Më jepni pak hapësirë”. Shkoi dhe u pastrua, u parfumua, u kthye dhe ngriti shpatën lart duke iu lutur Allahut xh.sh. me këto fjalë: “O Zoti im, vërtet Ti e di se të dua shumë, andaj të lutem duke u betuar në Ty për fitore”. Ai njëherësh kërkoi të jetë edhe dëshmori i parë në këtë betejë. E Allahu xh.sh. me madhështinë e Tij iu përgjigj: Pasha Krenarinë dhe Fuqinë Time gjithsesi do të ndihmoj për fitore qoftë se edhe pas një kohe-momenti”. Kështu ai u betua, beteja u zhvillua, ai ra dëshmor, fitorja u arrit me thyerjen e kalasë dhe mbytjen e pabesimtarëve dhe mbi kala u ngrit flamuri “La ilahe il-lall llah”. [22]
Pra, prej sahabëve që i pranohej lutja duke u betuar ishin El-Bera bin Malik, Enes bin En-Nedar. Ndërsa prej sahabëve që lutja i pranohej ishin: Sead bin Ebi Vekas, El-Alau bin El-Hadremij, Enes bin Malik, Ebu Muslim El-Havelanij etj. Njëherë Ala bin El-Hadremij r.a. ishte në ekspeditë me sahabët. Ata i mori etja. Ky u fal dhe vazhdoi duke e lutur Allahun xh.sh. me emrat e Tij, duke shprehur modestinë dhe nënshtrimin si rob, duke cekur se janë dalë prej shtëpive për të luftuar në rrugë e Tij, i kërkoi zbritjen e shiut për heqje të etjes dhe për marrje të abdesit dhe njëherësh askush të mos ketë hise në këtë ujë. Duke ecur pak papritmas gjetën një përroskë që ishte nga shiu i zbritur. Nga ai pinë, morën abdes dhe mbushën enët e tyre. Pas tyre shkuan disa sahabë të tjerë në të njëjtin vend, nuk gjetën asgjë, u zhduk uji si të mos kishte pasur asnjëherë ujë në atë vend. 
Duke u mbështetur në këtë hadith, shumë njerëz duke menduar se janë evlia, e mashtruan veten, iu lutën Alla hut e Ai nuk iu përgjigj. Ngase në këtë drejtim ka nevojë për burra të drejtë, të sinqertë, korrektë, të pastër në zemër dhe shpirt. Sepse çështja e evliasë vendndodhjen e ka në zemër, e jo në formalitete. 


Shprehja në hadith: “Unë nuk ngurroj për asnjë punë sa ngurroj të marr shpirtin e robit tim besimtar, pasi ai e urren vdekjen dhe Unë urrej ta zhgënjej atë”. 


Dijetarët kësaj pjese të hadithit i kanë dhënë disa kuptime: 
- Ndodhë që njeriu gjatë jetës së tij të goditet nga ndonjë sëmundje e rëndë, por gjatë lutjes së tij për shërim Al lahu e shëron, kështu ia largon atë të keqe për shkak të lutjes, e në anën tjetër ndoshta aty ka qenë përfundimi 
– Vdekja e tij, po ja që i jep një mundësi vazhdimi. Në këtë rast kemi një dilemë nga Allahu xh.sh., i Cili duhet të veprojë ashtu siç është, ndërsa e vepron tjetrën që i shkon për shtati apo e kërkon besimtari. Por, duhet ta dinë se patjetër përfundimi duhet të ndodhë, ngase Al lahu xh.sh. e ka bërë ligj përfundimin e jetës për krijesat e tij, atëherë kur e arrin caktimin e Tij, e përjetësinë e ka përvetësuar për veten e Tij.
- Kuptimi mund të jetë se melekët e vdekjes për askënd nuk kanë dy mundësi, e Unë jam vepruesi i asaj çështjeje, përveç për ata robër të mirë që e urrejnë vdekjen. Siç kishte ndodhur dilema e Musait a.s. në momentin kur meleku i vdekjes iu paraqit për marrjen e shpirtit e ai e kishte refuzuar herë pas here dhe kishte shkaktuar një konflikt verbal. 
Që të dy mendimet e cekura kanë të drejtën e tyre, ngase Allahu xh.sh. ka mëshirë dhe është i dhimbshëm ndaj robit të tij. [23]
- Allahu xh.sh. vdekjen e ka caktuar për të gjithë robërit e Tij. Këtë e shpreh në citatin kuranor: “Secili shpirt do ta shijojë vdekjen”. (Ali Imran, 185). Allahu xh.sh. kur e cakton një vendim aty nuk ka dilemë, por vdekja është e rëndë dhe në të ndodhin vështirësi dhe mundime kur ajo afrohet. Ashtu siç tregon Aisheja r.a. për mundimet dhe vështirësitë e Pejgamberit a.s. në çastet e fundit të agonisë së vdekjes. Ajo thotë: “Nuk lakmoj që askujt Allahu xh.sh. t’ia lehtësojë vdekjen pas asaj që kam parë nga vështirësitë e vdekjes së Resulullahut. Tek ai ishte një kovë me ujë, në të e fuste dorën dhe e fërkon te fytyrën me ujë dhe thoshte:“Zoti im më ndihmo në këtë agoni të vdekjes! [24]... La ilahe il-lall-llah, vërtet vdekja ka agonitë”. [25]
Me këtë na tregon neve se ndarja e shpirtit prej trupit është ndarje e vështirë dhe e mundimshme për besimtarët, por këtu është edhe efekti i shpërblimit për njerëzit e devotshëm. Vështirësitë ekzistojnë, por takimi me Alla hun është më i dashur dhe i tejkalon të gjitha vështirësitë dhe mundimet. Këtu kemi hadithin:“Por vërtet besimtarit kur t’i vie vdekja, përgëzohet me kënaqësinë dhe respektin e Allahut, kështu nuk ka gjë më të dashur para vetes së tij dhe e dëshiron takimin me Allahun edhe Allahu e dëshiron takimin me të...”. [26] Por, ndodhë që besimtari të urrejë vdekjen për shkak të vështirësive që ka, e Allahu nuk e zhgënjen, ngase i dëshiron lehtësim, e jo vështirësi në ndarje nga kjo botë. 


____________________
1. “Sahihul Buhari”, Kitabu rrikaik, v.11 f.340, nr.6502. 
2 “Sunen Ibn Maxhe”, v.12 f.124, nr.4092. 
3. Ahmed Ulvan Hakki, “El-erbeun hadithen fil ahlaki”, f.45. 
4. “Et-tabekat eshafiaije”, v.7, f.155.
5. Ibn Rexhep, “Xhamiul ulumi vel hikem”, f.588. 
6. Ibn Haxher, “Fet’hul Bari”, v.11 f.340. 
7. “Sunen Ebi Davud”, v.12 f.291. 
8. “Sahihul Buhari”, v.8 f.354, nr.4686.
9. “Fet’hul Bari”, v.11 f.340. 
10. Ahmed Ibn Hanbel, “Ez-zuhd”, f.83. 
11. “Sahihu Muslim”, v.3 f.29, nr.744.
12. “Sahihul Buhari”, nr.406; Muslim, nr.547.
13. El-Albani, “Sahihul Xhamiu”, nr.3124. 
14. “Sahihu Muslim”, nr.1827. 
15. “Sahihu Muslim”, nr.2676. 
16. “Sunen Ebi Davud”, nr.3527. Albani e ka konfirmuar autentik. 
17. El-Albani, “El-Xhamiu s-sahih”, nr.3759; “El-Mu’xhemul evset lit-Taberanij”, v.2 f.455, nr.956. 
18. “Fet’hul Bari bi sherh Sahihul Buhari”, v.11 f.340. 
19. Ibn El-Ethir, “Usdul gabe fi marifeti s-sahabe”, v.4 f.164. 
20. “Sahihu Muslim”, v.3, f.1402, nr.1777. 
21. “Sunen Ebi Davud”, v.4 f. 197, nr.4595; “Musned Ahmed”, v.3 f.128. 
22. Aidë El-Karnij, “El-Misku vel ainbe ru fi hutabil minberi”, f.124. 
23. “Fet’hul Bari”, v.11 f.341. 
24. “Sunen Ibn Maxhe”, v.5 f..114, nr.1612.
25. “Sahihul Buhari”, Kitabu rrikak, nr.6510. 
26. Po aty, nr.6507.