Është e pamundur të llogaritet dhe të shikohet ndonjë fjalë, bile edhe germë e vendosur në Kuranin Famëlartë, që të jetë nga ndonjë burim tjetër përveç Allahut xh.sh. Ti shohim së bashku disa nga llojet e mrekullive të "El Fatihas":
"Fatiha" posedon dy tematika, apo thërret për dy çështje kryesore për jetën e njeriut në tokë:
a) Dituria;
b) Puna, veprimi;
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1610628331.jpg[/IMG]
Me emër të Allahut, Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh. (1) Çdo lavdërim i përket Allahut (Perëndisë), Zotit të Gjithësisë (2) Mëshirues dhe Përdëllimtar i Madh. (3) Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
E tëra kjo konsiderohet dituri. Por, dituri mbi kë? Dija mbi Zotin xh.sh. Pra, tri ajetet e para flasin për njohjen me Zotin xh.sh ..
Ndërsa:
[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1610628351.jpg[/IMG]
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. (5) Udhëzona në rrugë të drejtë. (6) Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi. E jo në (rrugën) e atyre që kanë shkaktuar pezmin (Tënd), as në rrugën e atyre që janë të humbur.' (7)
Tërë këto ajete flasin për punën-veprimin.
Surja fillon me dituri dhe mbaron me veprim. Në këtë sure ekzistojnë 3 gjendje të njerëzve:
Njerëz që posedojnë dituri dhe ajo dituri i shtyn drejt punës dhe veprimit me të. Nëse të shtyn dituria drejt punës, dije se je në "rrugën e vërtetë-sirat el-mustekim".
Njerëz që posedojnë dituri, por ajo nuk i shtyn drejt veprimit. Nëse e posedon diturinë, por nuk vepron me të, radhitesh te grupi i përmendur në "Fatiha" si "el-magdubi alejhim - me të cilët është hidhëruar Allahu xh.sh."
Dhe ka njerëz që nuk u mungon veprimi-puna, por ato nuk i kanë bazuar mbi diturinë e saktë. Nëse vepron edhe me qëllim të mirë, por jo mbi baza të diturisë së saktë, atëherë hyn në grupin "eddaalin-të humburit"
A thua kush nga njerëzit mund të precizojë fjalimet e tij në këtë formë?
Vazhdojmë: Nga këndi gjuhësor, shih se çfarë mrekullie:
Në gjuhën arabe ekzistojnë dy lloje të fjalive, fjalia emërore dhe fjalia foljore.
Fjalia foljore aludon në çështjet që nuk janë të përqendruara dhe jo të përhershme, pra kuptimet e fjalive foljore janë të përkohshme dhe janë të lëvizshme. Ndërsa, te fjalitë emërore konteksti total ose tematika e fjalive emërore është i vazhdueshëm dhe i paluhatshëm.
Nga kjo pikëpamje surja "El Fa-tiha" ndahet në 3 pjesë:
Pjesa e parë në këtë sure flet për Allahun xh.sh dhe këto ajete janë fjali emërore, d.m. th: Allahu xh.sh është i përhershmi, i pandryshueshmi.
Pjesa e dytë ka të bëjë me Allahun xh.sh dhe me ne, pra pjesa e parë e ajetit "ijja-ke n'abud" ka të bëjë me Allahun xh.sh ndërsa pjesa: "we ijjake nestain" ka të bëj me çështjen tonë drejtuar Allahut xh. sh. dhe fjala që është përdorur në gjuhën arabe njihet si emer flijor.
Pjesa e tretë ka të bëjë vetëm me ne, pra kërkesattona drejtuar Allahut xh.sh: "ihdina siratal mustekim" deri në fund, fjalitë e këtyre ajeteve të gjitha janë fjali foljore, nga të cilat kuptojmë vazhdueshmërinë e nevojës sonë ndaj Allahut xh.sh. dhe ndryshueshmërisë së gjendjes së njeriut si qenie jostabile.
"El Fatiha" ka edhe një kënd tjetër të mrekullisë, atë të baraspeshës, pra kompletimi i "El Fatihas" vjen nga balancimi i tematikës së diturisë dhe ternatikës së veprimit, pastaj vërejtëm balancimin e emrave dhe foljeve. I themi diçkaje e baras peshuar kur është e lidhur në mes, që d.m.th gjysma të mbetet në njërën anë, ndërsa gjysma tjetër në anën tjetër.
Cili ajet ëSfltë ajeti i mesit në suren "Fatiha"? "ijjake na'budu we ijjake nestein". Në sa pjesë ndahet ky ajet?
Në dy pjesë "ijjake na'budu" dhe "ijjake nesteiin". Nëse i ke kuptuar ajetet e para të "Fatihas", atëherë "ijjake na'budu" është përfundimi dhe rezultati i tyre, d.m. th. pasi njohe Allahun xh.sh në ajetet e para, atëherë do të jesh rob i këtij Zoti, pra "ijjake na'budu"(vetëm Ty të adhurojmë), ndërsa "ijjake nesteiin" (vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë) konsiderohet parathënie e ajeteve të fundit të "Fatihas".
D.m.th. për çfarë arsye kërkon ndihmë vetëm prej Allahut xh.sh.?
Përgjigjja vjen në vijim: që të jem në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilëve Ai u dha mirësi e jo në rrugën e atyre me të Cilët është i hidhëruar dhe as të atyre që janë të humbur.
Kështu pra, kjo sure është shumë e kompletuar edhe për nga baraspesha apo balanci i ajeteve të saj. Kjo është e mahnitshme dhe mrekulluese.
Kjo sure ka edhe balanc tjetër ternatik: Nga ajeti "Err rrahman Err rrahim" vjen shpresa e mëshira nga Allahu xh.sh. Ndërsa po të mos ekzistojë ajeti në vazhdim "maliki jewmi ddin", i cili ajet tregon llogarinë e njeriut në botën tjetër, atëherë nuk do të kishte kuptim as mëshira dhe as shpresa. Pra, Zoti e ka bërë baraspeshën mes shpresës-mëshirës dhe përgjegjësisë-llogarisë, në këto dy ajete.
Janë edhe dy çështje të tjera të balancuara. Po të përmendej vetëm lavdërimi në "El Fatiha" do të ishte jo i plotë, por edhe nëse do të përmendej vetëm falënderimi nuk do të përfshinte lavdërimin. Pra, për t'u kompletuar dy kuptimet, atëherë Zoti xh.sh ka përdorur shprehjen adekuate "elhamdu lilah - I tërë lavdërimi dhe i tërë falënderimi i takon Allahut xh.sh."
Allahu xh.sh në këtë sure thotë: "rabbul aalemin -Zoti i të gjitha botëve". Pra, Zot i të gjithë njerëzve me të gjitha racat e nacionalitetet etj. Por, këta njerëz janë vetëm 3 lloje: 1) Ose në "sirat el mus-tekim - në rrugën e drejtë"; 2) "magdubi alejhim - hidhrimi i Zotit mbi ta" ose 3) "daalin - të humburit".
Pra, bëri balancin mes fillimit të sures dhe fundit të saj duke shpjeguar llojet e njerëzve në këtë planet.
Literatura e shfrytëzuar:
1. Kurani Fisnik.
2. Tefsir Ibni Kethir:
3. Etta'bir El-Kur'ani -Dr.Fadil Essamerrai 2006.
4. Meusuatu Ettefsir El-Meudui - grup autorësh 2018.
5. Ettefsir El-Munir- Dr. Wehbe Ezzuhejli 0102.
6. Fi Dhilal El-Kur’an- Sejjid Kutb 2005
Mr. Jaser Krasniqi