• Pyetja: Nëpër rrjetet sociale shpërndahen thirrje për të përcaktuar kohë për të bërë adhurim me qëllim që të largohet sprova, fjala vjen, të caktohet një ditë që do të agjërohet, një natë që do të kalohet duke falur namaz, apo orë kur do të bëhet lutje për falje. Për këtë pyesim se a lejohet të veprohet në këtë mënyrë, apo kjo formë e lutjes është e ndaluar për shkak se është risi në fe - bidat?
• Përgjigjja: Myslimani, kur goditet nga ndonjë fatkeqësi apo i ndodh diçka e trishtueshme, kërkon strehim me namaz, lutje dhe përgjërim ndaj Allahut të Madhërishëm: "E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por, zemrat e tyre ishin ngurosur, po edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin" (El-Enamë: 43).
I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mnbi të, ka thënë: "Vërtet, dielli dhe hëna janë dy shenja të Allahut, ato nuk errësohen as për vdekjen dhe as për linden e dikujt. Kur ta shihni se janë errësuar, luteni Allahun, falni namaz dhe jepni lëmoshë!". Hadithin e ka transmetuar Buhariu.
Ashtu siç është marrja e Diellit dhe Hënës shenjë e Allahut, e cila dëshmon për fuqinë absolute të Allahut, po ashtu edhe epidemitë dhe sëmundjet tjera janë shenja të Allahut të Madhërishëm. Ashtu siç kërkohet prej njeriut që të nxitojë të falë namaz kur të ndodh marrja e Diellit dhe Hënës, po ashtu, prej tij kërkohet që këtë ta bëjë edhe kur të përhapet ndonjë epidemi apo raste tjera. Është e lejuat fetarisht që të thirren myslimanët të falin namaz, të kërkojnë falje dhe të luten në raste të fatkeqësive të tilla. Këtë e urdhëron Kur'ani fisnik: "Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)" (E-Bekare: 45); "O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët" (El-Bekare: 153).
Nuk ka ndonjë tekst fetar që ndalon nga ftesa dhe porosia që të përcaktohet një kohë për adhurim, me qëllim që të bëhet lutje për largimin e sprovës. Dijetarët e Bazave të së Drejtës Islame (Usuli Fikhut) kanë miratuar se është legale fetarisht të parashihet një kohë e caktuar për adhurim kur janë në pyetje adhurimet e përgjithshme, fjala vjen si; namazi i natës, përmendja e Allahut, lutja, etj., nëse nuk besohet se adhurimi i kryer në këtë formë, ka vlerë të veçantë.
Në këtë drejtim hasim edhe thënie të juristëve islamë, të cilët e lejojnë një formë të tillë adhurimi. Kështu, juristi i shkollës juridike Hanefite, Ali el-Qari, thotë: "Kështu, falen individualisht, edhe nëse ndodh që gjatë natës të paraqitet ndonjë dritë e fortë, kur shpërndahen meteorë, kur terrohet dita, kur të fryjnë erëra të fuqishme, kur ndodhin tërmete, kur godet rrufeja, kur ka borë dhe shi të vazhdueshëm, epidemi dhe frikë nga armiku.”(1)
Historiani Shemsuddin Muhamed ibn Abdurrahman el-Kureshij, ithtar i shkollës juridike Shafi'ite, nga Damasku (ka vdekur në vitin 780h), ka përmendur në librin e tij të titulluar "Shifau-l-kalbi-l-mahzun fi bejani ma jeteal-leku bi et-tau'n" se: “Në vitin 764h ka rënë murtaja. Kjo bëri që njerëzit ta shfrytëzojnë pozitivisht duke u falur natën, duke agjëruar ditën, e duke dhënë lëmoshë e duke u penduar.”
1. el-Ka ri, Ali, Fei'hu babi-l-i'naje, vëll. I, f. 348.
Shkëputur nga libri “Implikimet legjislative islame të zhvillimeve të reja nga paraqitja e virusit Covid 19.”
Komunikatë përmbyllëse e sesionit të 30-të të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian për Fetva dhe Gjurmime i mbajtur përmes teknikës së komunikimive (zoom)
1-4 Shaban 1441h/25/28 Mars 2020
Përktheu: Bashkim Aliu