Paul Pogba ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren 6:2 të Manchester United ndaj Romës mbrëmë, dhe veçanërisht mbresëlënëse është se ai vrapoi më shumë se 10 kilometra edhe pse agjëroi gjatë gjithë ditës.
Pogba agjëron çdo ditë të Ramazanit, dhe kështu ishte dje. Gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Romën Pogba shkoi në auto linjë për iftar, ndërsa menjëherë më pas u kthye në lojë.
Pogba ka folur me portalet e Manchesterit para pesë ditësh për postimin e tij.
′′ E kam bërë këtë për vite me radhë. Kam dhe nje nutricionist profesionist ketu qe me ndihmon me ate qe duhet te ha dhe kur ushtrohem me jep disa gjera, disa proteina, qe te mos humbas muskuj dhe nuk ka problem ".
Përfaqësuesi francez Paul Pogba ka pranuar lslamin dy vjet më parë. ′′ E kam takuar Islamin përmes shumë miqve myslimanë. Gjithmonë kemi folur për këtë. Shpesh pyesja veten për disa gjëra, dhe më pas fillova të kërkoja. Dikur adhuroja me miqtë e mi dhe ndjeja diçka ndryshe. U ndjeva shumë mirë. Nga ajo ditë e tutje unë thjesht vazhdova të praktikoja lutjen. Duhet të falesh pesë herë në ditë, është një nga pesë detyrat islame ", kështu e përshkroi Pogba rrugën e tij drejt Islamit.