Varrezat e muslimanëve në qytetin e st. Galenit


Pas një angazhimi maraton nga kryetari i atëhershëm i Digos, d.m.th. federatës muslimane të Zvicrës Lindor Dr. Hisham Maizarit dhe nënkryetarit të tij Mr. Bekim ef. Alimit, arritën që në vitin 2015 të themelohen varrezat e qytetit të St. Gallenit.
Qyteti i Sankt Gallenit është kryeqyteti i kantonit të Sent Galenit në Zvicrën Lindore.
Ky kanton përafërsisht numëron diku te 70 mijë musliman, në mesin e të cilëve komuniteti më i madh është shqipëtarë. Pas një angazhimi maraton (pra siç e cekëm edhë më lartë) duke u krijuar grupe punuese që nga viti 2012 deri në vitin 2015, u bisedua për çështje të llojllojshme në lidhje me themelimin e këtyre varrezave.
Pikat të cilat u diskutuan në të janë: thellësia e varrit, drejtimi kah Kibla, mosnxjerrja e eshtrave që janë në të. Poashtu u bisedua edhe futja e tre xhenazeve njëra pas tjetrës (në bazë të nevojës) pra pas 30 viteve të jetë e mundshme futja e një xhenaze tjetër në të njejtin varr, nëqoftë se janë mbushur ata varreza dhe gjëra të ngjashme për të cilat u arrit një dakordim i dy anshëm dhe u themeluan këta varreza. Tanimë siç i shifni vetëm se janë të varrosur diku te 30 persona, të cilët në ndërkohë kanë qenë musliman të vendit ose musliman të cilët janë nga Lindja e Largët apo nga Lindja e Mesme.
Sa i takon aspektit dhe komunitet shqipëtarë, pak nga ta janë që varrosen në këto varreza, përshkak se janë në afërsi gjeografike më afër me Zvircrën në krahasim me muslimanët tjerë të botës, prandaj shumica e tyre ende varrosen në varrezat e tyre të vendlindjes.
Ja pra, ky ishte një përshkrim i shkurt në lidhje me varrezat e muslimanve të qytetit të Sankt Gallenit.



Imam Bekim Alimi


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Video nga vizita e imamit të Qabesë në Kosovë